10 kërkesat prioritare të biznesit

Duke analizuar marëdhëniet ndërmjet shtetit dhe sipërmarrjes private, si dhe stadin e integrimit europian të vendit tonë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës konsideron  se, për lehtësimin e të bërit biznes,  është bërë e domosdoshme që:

  1. Të ngrihet një dialog konstruktiv i përhershëm i ligjbëresve dhe ligjvënesve me përfaqesuesit e komunitetit të biznesit, që garanton konsultimin me ta në jo më pak se 8 jave kohë, për çdo propozim ligjor apo administrativ me impakt mbi biznesin
  2. Të eliminohen praktikat arbitrare të trajtimit të figurës së biznesit me standarte të dykuptimta e jo miqësore (çmimet orientuese për mallratapo pagatreferencat doganoree të tilla si këto)
  3. T’i garantohet cdo biznesi, fitues i një tenderi publik, pagesa brenda 30 ditëve, nga data e lidhjes së kontratës me entin publik prokurues
  4. Të përmirësohet sistemi i TVSH, duke perfshirë si përdorimin e kredisë së saj për pagesën përkatëse në transaksionin pasues, ashtu dhe per shlyrjen e tatimit mbi fitimin.
  5. Të zhvillohet reforma e legalizimit të aktiveve të qendrueshme të parregjistruara të bizneseve
  6. Të shtrihen dhe të persosen përdorimet e e-qeverie-qeverisje dhe e-prokurim në të gjithë territorin e vendit, për të informuar dhe përfshirë sa më gjerë publikun në përgjithesi dhe biznesin  në veçanti
  7. Të ngrihet e të vihet në funksionim sa më shpejtGjykata Administrative
  8. Të mbështetet ngritja e one-stop-shop pranë Dhomave të Tregtisë, me tri sportele të shërbimeve bazike: QKR, QKL, EG (Ekonomia Globale)
  9. Të ngrihen fonde të posacme për projekte të Dhomave të Tregtisë dhe të agjensive të tjera, të adresuara tek rritja e aftësive manaxhuese, dalja në eksport apo zëvendesimi i importeve dhe rinovimi teknologjik i NVM
  10. Të futen idetë dhe njohuritë përsipermarrjen private si një kompetence kyçe në kurrikulat e arsimit parauniversitar.

Dhoma beson se këto kërkesa do të mirëpriten dhe do t’i bëhet jehonë nga forcat politike, administrata publike dhe mediat.