6 minuta për të pushtuar klientin

6 minuta për të pushtuar klientin
1 Gazeta T&I Durrës Nr 18

Të jesh hotelier në ditët e sotme nuk është aq e thjeshtë, e megjithatë nuk mjafton më!
Shërbimi i klientëve, plotësimi i kërkesave të vecanta, pastërtia dhe higjena, kontabiliteti, menaxhimi i disponueshmërisë, ndryshimi i çmimeve e shumë të tjera nuk mjaftojnë më.
Interneti dhe Software tashmë kanë pushtuar botën. Dhe kjo martesë me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë celulare me dy platforma lider Android dhe iOS ka marrë vëmendjen e klientëve tuaj. Ndërkohë që hotelierët shqiptarë janë përshtatur me platformat si Booking.com, tripadvisor.com, expedia.com, etj. ashtu si dhe homologët në shtetet e tjera janë mbrapa me “Mobile”. Website juaj nuk është më thjesht një faqe vitrine. Website i hotelit tuaj ka shansin ta pushtojë klientin!
Sipas një studimi, një klient i mundshëm qëndron të paktën 6 minuta në faqen e një hoteli.  6 Minuta janë më se të mjaftueshme për të bindur klientin të prenotojë, parapaguajë, të marrë faturën në formatin e dëshiruar. Ajo që sot është një mundësi, nesër kthehet në domosdoshmëri. Sot pak hotele i mundësojnë klientit mundësinë e të mbaruarit punë me celularin e tyre, por shumë shpejt do të jetë domosdoshmëri.
Një investim që ia vlen jo vetëm për klientin, por edhe për Hotelierin. Për fat të mire, Hotele ka shumë në të gjithë botën dhe kjo si pasojë ka sjellur shumë zgjidhje. Interneti dhe software kanë patur në ADN-në e tyre “thank you economy” dhe “share economy”. Shumë zgjidhje teknologjike ofrohen në “open source” dhe falas.  Mundësitë janë të panumërta dhe të gjitha të çojnë në automatizimin dhe efiçencën më të lartë të aseteve. Disa nga zgjidhjet do të ishin :

  • Automatizimi i proceseve të pastrimit dhe higjienës
  • Automatizimi i disponueshmërisë së dhomave
  • Automatizimi i prenotimeve nga të gjitha kanalet
  • Programimi i ndryshimit të çmimit sipas volumeve të kërkesës
  • Automatizimi i trajnimit të stafit me anë të video të regjistruara për çdo proçes.

Hoteli juaj tashmë është online pasi WI-FI është një nga kërkesat bazë të klientëve. Automatizimi i proçeseve për ju si hotelierë do të thotë të jesh mbret i kohës tënde, pasi ajo është aseti më me vlerë për ty.
Dhoma gjatë vitit 2018, në kuadër të paketës së shërbimeve ICT, do të zgjerojë shërbimet me paketën Marketingu Dixhital për Hotelet. Si objektiv kryesor do të jetë ofrimi i sa më shumë zgjidhjeve falas. Shërbime të tjera do të jenë Strategjia Digjitale, Ndërtoni dhe Mbroni Brandin tuaj online, Nga Websajt në Platformë, etj.
Për 6 muaj do të keni mundësinë të promovoheni falas me profilin tuaj të detajuar në direktorinë online të Dhomës, në shqip dhe anglisht. (http://ccidr.al/cat/turizem/). Në vijim, një model profili, i cili mund të plotësohet sipas dëshirës tuaj.
Profili i ‟Amfiteatri Boutique Hotel”