Dhoma 2018

Dhoma 2018
1 Gazeta T&I Durrës Nr 19

Analiza e performancës gjatë vitit të kaluar dhe plan koncepti i veprimtarisë si dhe perspektivat e Dhomës për këtë vit kanë qenë objektivat kryesore të mbledhjes së Asamblesë, zhvilluar javën e fundit të vitit që lamë pas.
Gjatë vitit 2017 Dhoma arriti të ketë vetëm 296 antarë, biznese vullnetare që e mbështesin financiarisht atë dhe që përfitojnë nga shërbimet e saj. Në fakt, Dhoma ka mbështetur nismën e Qeverisë për kthimin e anëtarësimit të detyruar. Tre shkrime në gazetën T&I DURRËS, propozimi B për ligjin, një seminar për unifikimin e shërbimeve të një standardi europian, një dëgjesë në Kuvend, diskutime të shumta në mbledhjet e Kryesisë së Unionit kanë qenë kontribute të rë ndësishme të Dhomës në këtë drejtim. E gjithë kjo veprimtari e ngjeshur ka pasur si synim kryesor krijimin e një sistemi përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare si në dialogun me Qeverinë, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Por, Dhomat e huaja dhe shoqatat e biznesit janë rreshtuar kundër anëtarësimit të detyruar, duke e cilësuar atë një akt kundër lirisë për t’u organizuar dhe si antikushtetues. Po ashtu, interesat e forcave politike për të rritur ndikimin në pushtet dhe influencën në elektorat nuk e favorizuan votimin e ligjit, i cili është rikthyer në Kuvend si antikushtetues edhe nga Presidenti.
Në këto rrethana, propozohet që Dhoma të adaptojë strategji të reja të ngjashme me ato të Dhomave private, si:

  • Të fuqizojë ”zërin” e saj në mbrojtje të interesave biznesore dhe në favor të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Bazuar në 3 seminaret sqaruese të vitit të kaluar, Dhoma do të vazhdojë të këmbëngulë dhe do të ndërmarrë apo mbështesë nisma për projektligje dhe për të bërë lobbing këtë vit, në veçanti për çështjet e mëposhtëme:
    Ulja e çmimit të energjisë elektrike
    Ulja e çmimit të karburanteve
    Automatizimi i kredisë së TVSH për të shlyer detyrimet për Tatimin mbi Fitimin, Sigurimet
    Shoqërore dhe Shëndetësore dhe TVSH e radhës(parimi “njw biznes, njw llogari me shtetin”)
    Shkallëzimi i TVSH për artikujt e shportës dhe turizmit
  • Të zgjerojë gamën e shërbimeve sipas nevojave biznesore, duke konsideruar të tilla ato shërbime që kërkohen nga vetë biznesi dhe për të cilat ai është i gatshëm të paguajë. Në veçanti, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, do të përditësohet dhe botohet broshura “Biznesi juaj”, mjaft e kërkuar nga biznesi i vogël
  • Të thellojë dixhitalizimin e veprimtarisë së saj, me anë të:
    – zgjerimit të networkut të saj (biznese, institucione dhe organizata) në të gjithë vendin dhe jashtë tij
    – rinovimit të webit në një portal multifunksional dhe sa më interaktiv me të interesuarit ndaj përmbajtjes së tij
    – zhvillimit me shpejtësi, si fazë e parë, marketingun për vetë Dhomën me anë të prezencës së saj në mediat sociale (Facebook, Twitter, Linkedin, Instagram, Youtube, Whatsapp, Google e ndonjë tjetër)
    – krijimit të një sistemi CRM (Customer Relationship Management) për Dhomën, bazuar në open source, për të arritur tek monetizimi i portalit të saj. Një agjenci e specializuar, e angazhuar për këtë qëllim do të mund t’ua ofronte këtë sistem si një shërbim modern për bizneset që duan të zhvillohen me anë të prezencës së tyre në internet, në veçanti me profilet e azhornuara të tyre në shqip dhe anglisht, në webin e Dhomës
    – përsosjes së shërbimeve të sportelit të QKB me anë të ngritjes së “kioskës” dixhitale për krijimin e netëorkut biznesor të Dhomës
  • Të shtojë shërbimet e tregtisë ndërkombëtare me qëllim rritjen e shkëmbimeve të bizneseve tona me tregun global, duke angazhuar një specialist të jashtëm për këtë qëllim
  • Të plotësojë gamën e trajnimeve për kualifikimn e biznesit, sipas një anketimi mbi nevojat dhe kërkesat e tyre, duke i diferencuar trajnimet nga seminaret sqaruese. Në kushtet e konkurrencës së sotme mbetet mjaft i rëndësishëm kualifikimi i specialistëve që punojnë në këto biznese, në mënyrë që ato të jenë sa më konkurrues në treg dhe t’u përshtaten nevojave të kohë Objektivi do të jetë që Dhoma të organizojë 12 trajnime në vit
  • Nëpërmjet projektit “iBLUE”, të kontribojë ngritjen e një vizioni dhe strategjie për zhvillimin e sektorit të lundrimit sportiv (jachting) në Shqipëri, duke thithur praktikat më të mira dhe kuadrin rregullator më të favorshëm nga partnerët e Mesdheut në këtë projekt.
  • Të sistemojë detyrimet e anëtarëve të Dhomës për vitin 2018. Në veçanti, derdhja e kontributit të plotë duhet të konsiderohet nga të gjithë anëtarët e Asamblesë si shprehje e vlerësimit për Dhomën si institucion dhe e përgjegjësisë që kanë marrë ata për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e sipërmarrjes operuese në Qarkun Durrës.

Ndërkohë, nga Bashkimi i Dhomave po vazhdojnë përpjekje për ringritjen e sistemit të Dhomave me anë të rregjistrimit të detyruar. Ky ligj i ri mund të ndikonte në rritjen e sipërmarrjeve të rregjistruara në Dhomë (totali për Qarkun Durrës arrin rreth 12000 sipërmarrje). Duke ruajtur pothuaj të pandryshuar tarifat për kontributet vjetore, me anëtarësimin e detyruar mund të krijohej një buxhet i konsiderueshëm, me mundësinë e një performance të Dhomës krejt tjetër.
Megjithatë, stafi i Dhomës ka identifikuar që tani grupin e rreth 400 bizneseve me xhiro vjetore rreth 50 milion Lekë, me të cilin po punohet  për të filluar me ta rregjistrimet e reja.
Po ashtu, sistemi i ngritur i Dhomave do të ndihmonte përmirësimin e marrëdhënieve financiare me QKB, kalimin e disa shërbimeve tek Bashkimi i Dhomave, mirëfunksionimin e qendrës sonë të ndërmjetësimit, ngritjen e arbitrazhit, si dhe mjaft shërbime të tjera si BizNet, të vështira për Dhoma të veçanta.
Sidoqoftë anëtarësimi, i detyruar apo vullnetar, Dhoma e Tregtisë Durrës duhet t’u shërbejë anëtarëve të saj, me shërbime të paguara, krahas atyre që do të jepen falas për të gjithë anëtarët.