Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në takimin me ANDREA BOCELLI FOUNDATION

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në takimin me ANDREA BOCELLI FOUNDATION
Njoftime

Me datë 26 Qershor 2019, Kryetari i Dhomës Z. Alban Isteri dhe Sekretaria e Dhomës Znj.Brizida Hoxha morën pjesë në takimin e organizuar nga Fondacioni Andrea Bocelli –ABF në bashkëpunim me Fondacionin Marche dhe ECAPITAL CULTURE-Adriatic Start-up School i cili u zhvillua në Muccia- Ancona- Itali.

Gjatë fjalës së tij Andrea Bocelli theksoi qëllimin e Fondacionit Andrea Bocelli i cili  dëshiron të jetë një laborator i gjallë, një kolonë mbështetëse e përbërë nga shumë anëtarë, të cilët nga çdo cep i botës bashkohen duke punuar bujarisht kështu që edhe më pak fatlumët ose të dobëtit mund të kenë mundësinë të kenë një të ardhme më të mirë plot me bukuri dhe mundësi, dhe ata që e meritojnë mund të gjejnë energji dhe mundësi reale për të dhënë më të mirën e vetes duke shprehur potencialin e tyre. “ Unë besoj fuqimisht se dashuria ka drejtësi. Dhe për këtë arsye të thjeshtë, jemi të gjithë përgjegjës për ndërtimin e një bote më të mirë. Bashkimi i forcave është slogani fitues i një projekti të tillë emocionues”- u shpreh ai.

 

Së bashku me Andrea Bocellin, ishin të pranishëm shumë miq të fondacionit që mban emrin e tij, përfaqësues të Fondacionit Marche, përfaqësues të Forumit të Dhomave të Adriatikut dhe Jonit-AIC. Institucionet vendore dhe ato kombëtare ishin të përfaqësuara gjerësisht në këtë eveniment. Në këtë takim merrnin pjesë edhe shumë të rinj pjesëmarrës të Ecapital Culture-Adriatic Start-up School të cilët nëpërmjet videove prezantuan punimet e tyre dhe diskutuan me Andrea Bocellin.

Më pas aktivitetiti vijoi me inaugurimin e shkollës fillore dhe të mesme në Muccia, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i vitit 2016 në rajonin e Marche. Ceremonia u mbajt në sheshin përpara ndërtesës, pranë qendrës së vjetër të qytetit, e cila ende nuk është e përshtatshme për jetesë. Kjo shkollë ështe rindërtuar me fondet e Fondacionit Andrea Bocelli.