Dixhitalizimi i Dhomave dhe i Sipërmarrjes shqiptare

Dixhitalizimi i Dhomave dhe i Sipërmarrjes shqiptare
1 Gazeta T&I Durrës Nr 27

Në mesin e majit shtator, në hotel “Tirana International” u zhvillua një seminar shumë domethënës për Dhomat e Tregtisë në Shqipëri . Ai u organizua dhe u financua nga TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange), një instrument i fuqishëm i Komisionit Europian.  Seminari u mbështet nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipëri si dhe nga Forumi i Investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij seminari rajonal ishte që të ndante praktikat më të mira të zhvilluara nga Dhomat e Tregtisë së vendeve të Bashkimit Europian për dixhitalizimin e shërbimeve të tyre, si dhe për të ofruar mbështetje SME-ve që ato të dixhitalizohen. Grupi i folësve kyç (key speakers) përbëhej nga pëfaqësues të Dhomave të Tregtisë nga vende europiane, si Italia, Hungaria, Belgjika, Sllovenia, Kroacia, Hollanda, Franca, Austria dhe Serbia. Për të nënvizuar rëndësinë e proçeseve të dixhitalizimit kishte ardhur edhe vetë Zoti Christoph Leitl, President i Eurochambers. Ndërkaq, pala shqiptare u përfaqësua nga ndërhyrjet e Zj. Sonila Qato, Ministër i Sipërmarrjes, Zj. Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave dhe të Z. Dritan Mezini, Kryetar i Shoqatës së TIK në Shqipëri. Tipike do të ishte thelbi i ndërhyrjes se Z. Marko Çadez, President WB6: “Dixhitalizimi është prioritet për mbijetesën si të Dhomave, ashtu edhe të vetë SME-ve”.

Përvojat më të mira europiane, të sjella në këtë seminar jo të zakonshëm, mund të përmblidheshin afërsisht si në vijim:

  • Dhoma Gjermane punon sipas parimit “të lehtësojmë jetën e sipërmarrësve duke i furnizuar me informacione falas”. Qeveria ka krijuar portale në mënyrë që të informojë falas sipërmarrësit dhe SME-të. Qeveria dhe Dhoma organizojnë “marathona te teknologjise ” (hackathony), në të cilat grupohen një numër i madh të rinjsh, që bashkëpunojnë në grupe për zgjidhjen e problemeve të shtruara. Në këtë mënyrë, të rinjtë shtyhen të krijojnë zgjidhje të reja si dhe të edukohen me punën në grup.
  • Dhoma Ekonomike Austriake ka avancuar së tepërmi me zhvillimet: “Si të përdorim Inteligjencën Artificiale (IA) për të manaxhuar sherbimet me klientët”. IA perkufizohet si nje fushe e Shkencave Kompjuterike që ka si objekt studimi krijimin e makinave inteligjente që funksionojnë dhe reagojnë njëlloj si humanët. Disa nga aktivitetet e IA janë komandimi me anë të zërit, mësimi, planifikimi si dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme. Po ashtu, Dhoma u jep asistencë bizneseve lokale për orar takimesh. Vihet re qe rreth 60% e bizneseve nuk kanë sistem on line per të vendosur takime me klientët. Google ka filluar të ofrojë servise të tilla dhe kjo experiencë duhet të zgjerohet. Këto jane aplikime të përdorimit të Inteligjences artificale në këtë fushë të re.
  • Sipas Dhomës Sllovene, në botën e biznesit, sikurse edhe në boten reale, është e domosdoshme të njohësh mirë partnerët potencialë para se t’u besosh. Elementët kryesorë të ketij procesi janë transparenca, rezultatet e arritura si dhe pergjegjësia e partnerëve në biznes. Në shumë raste, njerëzit shfrytezojnë njohjet personale, pasi është më e lehtë të vendosësh një nivel besimi, i nevojshëm në biznes. Kohët e fundit perdoret dendur edhe njohja nepermjet internetit. Ndërsa përdorimi i internetit siguron një shkallë veprimtarie më të madhe se njohjet personale, është vështirë të arrish në nivele të mira besushmërie, për vetë natyrën e Internetit. Një qasje që siguron avantazhe është ajo e kombinimit të tyre nëpërmjet krijimit të një platforme në Internet që lejon njohjen, komunikimin dhe manaxhimin e komunikimit midis partnerëve në biznes.  Platforma e propozuar, e quajtur “Business Connect”, siguron manaxhimin e mirë të gjithë problemeve që dalin gjatë proçesit të biznesit.
  • Dhoma e Tregtisë së Belgjikës ofron shërbimin e dhënies së çertifikatave ATA on line, me anë të sistemit DigiChambers. Ky system gjithashtu ofron informacione lidhur me të dhënat për import exportin, duke krijuar dokumentin shabllon që duhet përdorur në keto raste të veçanta. Përdorimi i teknologjive synon të rrisë nivelin e globalizimit, integrimit dhe përdorimin e teknologjisë blockchain. Si rezultat i përdorimit të këtyre teknologjive janë përmirësuar koha e plotësimit të dokumentave gjatë kalimit të kufirit, përshpejtimi dhe thjeshtëzimi i proçesit doganor si dhe ulja e kostos së veprimeve.
  • Referati i mbajtur nga Unioncamereitalia synon të paraqesë frameworkun e pergjithshem të Italisë, shërbimet e ofruara për SME, dixhitalizimi i dhomave të tregtisë dhe rezultatet e arritura në k ëtë proçess. Qeveria Italiane ka ndërmarë nje iniciativë të quajtur “Ndërmarja 4”.
  • Referati i Kroacisë paraqet planin e hartuar nga qeveria me temë “Konkurrencë dhe Kohesion”, i cili synon:
  1. a) Krijimin e nje modeli manaxhimi për zhvillimin e platformës Dhoma e Tregtisë si dhe projektin e infrastrukturës së të dhënave per zhvillimin e sherbimeve të dhomave të tregtisë
  2. b) Dixhitalizimin e sistemit të Analizës së Biznesit për trended e treguesve të industrive si dhe për ndërtimin e sistemit të sipërmarjes
  • Projekti Kombëtar “Modern Enterprise’ Programme”, i prezantuar nga Dhoma e Tregtisë së Hungarisë, ishte një analizë e shkëlqyer e nivelit të dixhitalizimit atje, duke dhënë edhe zgjidhjet e gjetura për problematikat përkatëse. Sipas këtij prezantimi, BE e mat performancën dixhitale të një vendi me anë të një indeksii, DESI (Dixhital Economy&Society Index). Ky indeks ka 5 dimensione: Konektiviteti, Kapitali Njerëzor, Përdorimi i Internetit, Integrimi i Teknologjisë Dixhitale dhe Shërbimet Publike Dixhitale. Hungaria zë vendin e 21-të në DESI 2017, me rezultatin 0.46 kundrejt 0.51 të mestares së BE. Figura 5

Ky pozicionim i dobët shpjegohet edhe me përdorimin e ulët të disa softuerëve, si p.sh.

–           ERP (Enterprise Resource Planning): BE me 34.3 % ndërsa HU me 14.5 %

–           CRM (Customer Relationship Management): BE me 20.2 % , ndërsa HU me 8.7 %

Natyrshëm lind pyetja: Cilat janë arsyet e kësaj prapambetje dhe cilat janë pengesat? Nëse bizneset hungareze nuk i përdorin teknologjitë dixhitale apo i përdorin ato në një nivel të papranueshëm, ky është një dizavantazh! Ndër shkaqet e dixhitalizimit të dobët rënditen qëndrime, si: frika nga transparenca, siguria e të dhënave, shqetësime për privatësinë; informacion i pamjaftueshëm mbi teknologjite dixhitale; ngurrimi për shkak të mungesës së aftësive të ICT nga stafi: vështirësitë financiare dhe mungesa e burimeve

Projekti Kombëtar “Modern Enterprise’ Programme”, i zhvilluar nga Dhoma e Tregtisë së Hungarisë që nga viti 2015 ka qenë pikërisht zgjidhja e gjetur. Ky program mbështetet në 4 kollona: a) Audite dhe Konsultime mbi ICT falas për SME-të, b) Furnitorë, produkte dhe shërbime cilësore, c) Ngjarje të organizuara, d) Bazat e dijes për ICT.

Po ashtu, aplikohen grante per dixhitalizimin e ndërmarrjeve.

Sigurisht që përvoja hungareze do të ishte mjaft e vyer edhe per rastin e Shqipërisë

  • Bashkimi i Dhomave të Shqipërisë u përfaqësua nga prezantimi i Z. Dritan Mezini, Kryetar i Shoqatës ICT për Shqipërinë. Duke nisur me Qendrën e Informatikë pra viteve ’90 e duke arritur tek QKB, e-albania, e-tax, etj, ai demonstroi përparimin e qeverisë në dixhitalizimin e veprimtarisë së saj. Po ashtu, prezantimi dëshmoi për veprimtarinë e një komuniteti specilistësh dhe kompanish shqiptare me aktivitet dixhitalizimin e sipërmarrjes. Sfidat për Bashkimin e Dhomave janë të mëdha: ajo duhet të dixhitalizojë shërbimet e veta, por edhe të mbështesë sipërmarrjen shqiptare.

Përvojat e vendeve europiane (më afër nesh ajo hungareze) dhe më gjerë mund të përdoren në mënyrë selektive. Për këtë qëllim, Z. A.Xhavara propozoi një projekt për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me tmë dixhitalizimin. Dy janë mundësitë e financimit: Proçesi i Berlinit ose fondet e BE, Për këtë të fundit, vetë Presidenti i Eurochambers, Zoti Christoph Leitl premtoi se do të bënte të pamundurën!