Porta e industrisë së mobiljeve në Botë, Panairi i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova mbledh së bashku pionierët e sektorit në Adana në 1-6 Tetor 2019. Këtë vit, Panairi i 12-të i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova do të mbahet në stilin moderne, avangardë dhe klasike ku mund të gjeni shumë lloje produktesh me dizajn të veçantë.

Arsyet per tu ber pjese e panairit jane:

  • Azhornimi me zhvillimet më të fundit në treg duke ndjekur planet e ardhshme të profesionistëve dhe shikuar pozicionin tuaj të tregut dhe të ardhmen e tregut.
  • Përcaktimi i produkteve më të mirë për ju duke biseduar me profesionistë.
  • Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit tuaj të biznesit në industri.
  • Vizita ne panairin më të madh të industrisë së mobiljeve në rajon.
  • Rasti për të takuar udhëheqësit e sektorit në takimin më të lavdishëm të rajonit.
  • Rritja e njohurive tuaja për sektorin e mobiljeve.

Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://adanamobilyafuari.com/

 

Programi:  

30 Shtator : Mbërritja

01 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin

02 Tetor: Vizita në Panair

03 Tetor: Kthimi

Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019

 

Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në:
Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al

Location: Adana

Leave a Reply

Loading…