Më datë 2 Qershor 2018, në Shkup, do të organizohet Pazari i përvitshëm i bamirësisë “Charity Bazaar 2018”. Në këtë aktivitet, i cili do të organizohet nga Macedonian Welcome Center “Dobredojde”, do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm Ambasadash dhe Misionesh të Organizatave Ndërkombëtare në Shkup.

Edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup synon të marrë pjesë në këtë aktivitet, ndaj ajo kërkon mbështetjen e sipërmarrësve shqiptar për mundësimin dhe sigurimin e produkteve shqiptare, të tilla si: mjaltë, vaj, verë, konjak etj, për ti vendosur në stendën e saj.

Sipërmarrësit e interesuar duhet të shprehin interesin për të mbështetur Ambasadën tonë në sigurimin e produkteve, në adresën [email protected]

Vendi: Shkup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…