Në datat 23-24 tetor 2018, në Varshavë të Polonisë do të zhvillohet Konferenca ndërkombëtare për start-up “Wolves Summit”.
Wolves Summit është një konferencë për startup-et, investitorët, korporatat, sipërmarrësit dhe SME-të nga e gjithë bota të interesuar për inovacionet në teknologji dhe ndërtimin e një rrjeti global biznesi. Ai fokusohet mbi sipërmarrjen, inovacionin dhe krijimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të fortë biznesi midis pjesëmarrësve. Wolves Summit u themelua në Poloni dhe e promovon këtë shtet si një vend me kushte të favorshme për të zhvillimin e biznesit.
Deri më tani, ky Samit ka mbledhur rreth vetes më shumë se 12 411 pjesëmarrës, duke përfshirë 2089 startup-e, 1287 investitorë dhe 2210 menaxherë nga 67 vende të ndryshme të botës. Ata kanë patur mundësinë të zhvillojnë më shumë se 18 980 takime B2B dhe kanë kaluar me orë të tëra duke zhvilluar kompanitë e tyre.
Konferenca, e cila do të zhvillohet për të 8-in vit radhazi, do të fokusohet sërish në inovacionet në teknologji, duke mundësuar lidhjen dhe bashkëpunimin midis bizneseve të interesuara në këtë fushë. Ndër të gjithë startup-et që do të aplikojnë për të marrë pjesë, 300 prej tyre do të përzgjidhen për të marrë pjesë falas.

Vendi: Varshave, Poloni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…