Panair Fiera del Levante – Panairi Ndërkombëtar “HandMade”
Në datat 8-16 shtator, do të organizohet në Bari, Edicioni i 82-të i Fiera del Levante. Në kuadër të këtij eventi do të organizohet për herë të parë Panairi Ndërkombëtar “HandMade” i Design-it bashkëkohor me prodhime të realizuara nga vetë prodhuesit.
Projekti HandMade do të zhvillohet në mjediset e Fiera del Levante me hapësira dedikuar Mobilimit. Ky projekt do të zerë një sipërfaqe prej 500 m2 dhe do të shërbejë për të organizuar takime B2B, konferenca, biseda, galeri të specializuara, laboratorë eksperimentalë ku do të ilustrohen zejet, gjithashtu do të promovohen shkolla dhe dyqane artizanati.
Ekspozitorët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë aktive e këtij eventi, të bisedojnë me ekspozitorët dhe dizajnerat ashtu si edhe publiku i shumtë që karakterizon këtë aktivitet tradicional barez. Qëllimi i këtij edicioni të parë është krijimi i marrëdhënieve, nxitja e bashkëpunimeve, zhvillimi i inovacionit si për sa u takon proceseve ashtu edhe produkteve, të ndërkombëtarizojë ekselencat projektuese dhe prodhuese të territorit të Puglia-s.
Bëhet fjalë për një “anteprima” të edicionit të ardhshëm specifik të këtij panairi i cili do të karakterizohet nga një frymëmarrje më e gjerë parashikuar për vitin 2019.
Seksionet e Projeltit HandMade përfshijnë:
– Fashion: tendencate e reja të Modës me prodhime të realizuara nga vetë prodhuesit. Cilët janë ata dhe deri në çfarë pike janë arritjet e tyre
– Qeramikë: kufijtë e rinj të traditës – përdorime të panjohura dhe inovacione
– Jewels (Stoli): të qënit unik dhe tregu ndërkombëtar – hapësira të reja për produkte të reja
– Sociale: panorama e re e riciklimit dhe e përfshirjes sociale.

Vendi: Bari, Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…