Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë organizojnë në datë 25 prill 2018, ora 10.00 tek Hotel Tirana International Forumin e përbashkët të biznesit “Shqipëri-Iran”

Në këtë forum, i cili do të organizohet nën kujdesin e veçantë dhe pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit, z.Gholamhossein Mohammadnia, do të marrin pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve më të njohura të Iranit.

Pas përfundimit të këtij forumi, do të organizohen takime B2B, të cilat do të jenë të fokusuara në sektorët e mëposhtëm:

  • Agrikultura
  • Ndërtimi
  • Prodhim i produkteve ushqimore
  • Paketimi
  • Prodhimi i drurit
  • Prodhimi i kimikateve
  • Turizëm

Ky aktivitet do të jetë një mundësi e mirë për sipërmarrjen e të dy vendeve, të ndajnë përvojat e tyre dhe të zhvillojnë takime B2B mes përfaqësuesve të biznesit.

Location: Tiranë - Shqipëri

Leave a Reply

Loading…