Në datat 18 – 19 shkurt 2018, do të organizohet nga Confindustria në bashkëpunim me ICE, ABI dhe partnerët e tjerë, nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Italiane “Misioni i sipërmarrjes në Shqipëri” për të thelluar mundësitë tregtare dhe investuese për kompanitë italiane.

Më datën 19 shkurt do të mbahet Forumi i Biznesit “Itali – Shqipëri’, i dedikuar për marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të ofruara nga tregu. Në vazhdim të eventit do të zhvillohen takime B2B ndërmjet kompanive italiane dhe shqiptare me qëllim krijimin e kontakteve dhe hulumtimit të fushave të mundshme të bashkëpunimit.

Data: 18 – 19 Shkurt 2018

Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://albaniainvestimenti.com/2017/12/28/a-febbraio-missione-imprenditoriale-in-albania-organizzata-da-confindustria/amp/

Vendi: Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…