Forumi TAIEX mbi digjitalizimin e Dhomave të Tregtisë dhe të SME-ve

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) dhe mbështetjen e Eurochambers dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z Edi Rama dhe Presidentit të

Eurochambres Z. Christoph Leitl, do të organizojë në datat 13-14 Shtator 2018 pranë Hotel Tirana International seminarin:

  • TAIEX Regional Workshop on Support to Western Balkans 6 Chamber Investment Forum in the field of digitalization (Workshopi rajonal i TAIEX mbi suportin e WB6 CIF në fushën e digjitalizimit).

Workshopi, i cili do të bëjë bashkë, përfaqësues nga Dhomat Rajonale të Tregtisë dhe ekspertë të njohur nga Dhomat Europiane të Tregtisë, ka për qëllim të nënvizojë rolin dhe rëndësinë që kanë Dhomat në procesin e digjitalizimit.

Data 14 Shtator, dita e dytë e workshopit, do ti dedikohet Dhomave të Tregtisë dhe forcimit të rolit të tyre në procesin e digjitalizimit dhe do të drejtohet nga Presidenti i Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), Z. Marko Cadez.

Gjithashtu, ardhja për herë të parë në Shqipëri e Presidentit të Eurochambres, i cili mbështet fort forcimin e Dhomave të Tregtisë, do të ishte një mundësi e mirë për të gjithë.

Location: Tirane, Shqiperi

Leave a Reply

Loading…