Panairi: ” Wood Processing Machinery”
Eventi kryesor i Euroazisë që kombinon makineritë e përpunimit të drurit, aksesorët, pjesët e këmbimit, materialet dhe veglat e nevojshme për prodhimin e mobiljeve në një vend të vetëm. Prodhuesit e mobiljeve të nivelit të mesëm dhe të lartë, distributorët e makinerive dhe të produkteve, arkitektët, arreduesit e mjediseve të brendshme si edhe ndërtuesit takohet së bashku për të gjetur produkte rajonale dhe globale, për të gjetur partnerë të industrisë dhe për të qenë pjesë e vend takimit më të njohur të të gjithë industrisë së drurit dhe mobiljeve në rajonin qëndror të Euroazisë. Duke mbuluar në thelb të gjithë zinxhirin e shpërndarjes të këtij sektori, prej makinerive e deri tek produktet gjysmë të gatshme, tek aksesorët, produktet e pylltarisë dhe kimikatet, Panairi WPM së bashku me panairin Intermob, janë vendi i duhur për të gjetur produkte të standarteve dhe cilësisë ndërkombëtare me çmime konkurruese.
Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit:
http://agacmakinesi.com/en/
Vendi: Stamboll
Data : 13 – 17 Tetor 2018
Sektori: Makineri të përpunimit të drurit
Programi:
12 Tetor: Mbërritja
13 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin
14 Tetor: Vizita në Panair
15 Tetor: Kthimi
Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 28 Shtator 2018
Panaire në Turqi
(të njoftuara nga Këshillësia e Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës Turke ne Tirane)
Gjatë datave të programit për panairet e meposhteme hoteli dhe mëngjesi do t´u paguhen pjesëmarrësve nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: [email protected]

Vendi: Stamboll, Turqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…