Samiti Wolves është një konferencë për startupe, investitorë, korporata dhe sipërmarrës nga e gjithë bota, të interesuar në inovacion, teknologji dhe ndërtimin e një rrjeti global të biznesit. Samiti do të zhvillohet në datat 9-11 prill 2018 në Varshavë të Polonisë për herë të shtatë.

Fokusi është rrjetëzimi i cilësisë së lartë midis drejtuesve të nivelit C, kompanive të teknologjisë, investitorëve dhe startupeve.

Numri i pjesëmarrësve është i lartë, prandaj në prill pritet të jenë 2500 përfaqësues nga e gjithë bota. Ndër të pranishmit do të ketë 400 startupe, 300 investitorë dhe 450 korporata nga mbi 60 vende të botës.

Botimet e mëparshme të ngjarjes dëshmojnë se ka një kërkesë të madhe për takime në nivel ndërkombëtar dhe bisedime mbi inovacionet në teknologji. Vitet e fundit Polonia ka qenë në krye të renditjes, kur është fjala për programuesit më të mirë. Ata e bëjnë të mundur zhvillimin e zhvillimit të ekosistemit, si dhe krijimin e partneriteteve midis kompanive të reja dhe investitorëve apo korporatave.

Informacion shtesë për eventin dhe mundësitë e pjesëmarrjes janë në dispozicion në faqen e internetit: https://www.wolvessummit.com/en

 

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në event, ju lutemi kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al.

Location: Varshavë - Poloni

Leave a Reply

Loading…