Ju informojme per edicionin e radhes te READY TO SHOW, i vetmi panair ne Itali per veshje, trikotazh dhe aksesore. Ky panair do te mbahet ne Milano nga data 6 deri me 8 Shkurt 2018 tek Superstudio Più, Rruga Tortona 27, tek lagjja e re Milanese e modes.
Do te organizohet ekzaktesisht ne te njejtat dite me MILANO UNICA,  nga e Marta date 6 deri te Enjten date 8 per te perfituar nga te gjitha mundesite e bashkepunimit, ne vecanti per bleresit e huaj qe keshtu te jene me te  motivuar per te ardhur ne Milano.
Do te kete gjithashtu dhe nje AREA ITALIA, ne brendesi te Ready To Show. Prodhuesit europiane do te vendosen aty se bashku me eksportuesit italiane, te cilet do te kene kete here nje salle dedikuar.

Data: 6 – 8 Shkurt 2018

Do te organizohen:
* Takime B2B, bleres/shites
* Aperitive per sektorin e Modes (te Marten dhe te Merkuren mbremjeve)
* Prezantime te tregut
* Sfilata individuale dhe te perbashketa ne bashkepunim me FashionWebTV (Canale Europa)
Nese jeni te interesuar per te marre pjese si ekspozitore apo si vizitore, ju lutemi te na kontaktoni ne adresen e-mail: [email protected]

Vendi: Milano - Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…