Zuchex është një panair ndërkombëtar i tregtisë për mallrat shtëpiake, pajisjet elektrike dhe kinkaleritë e dhuratat dhe mbahet çdo vit në Stamboll. Vizitorë dhe ekspozues, janë shitësit me pakicë, tregtarët me shumicë, furnizuesit, prodhuesit dhe projektuesit të cilët vijnë nga Turqia dhe zonat përreth, si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Në ekspozitë, vizitori merr një mundësi unike për të parë dizenjot dhe inovacionet e reja të produkteve në këtë industri dhe gjithashtu për t’i krahasuar ato. Me mbi 300 ekspozues, një shumëllojshmëri e gjerë e artikujve për shtëpinë dhe kinkaleri paraqiten në këtë panair. Ai u ofron si prodhuesve dhe ashtu edhe furnizuesve një mënyrë me kosto efektive për të bërë kontakte të reja, për të rritur porositë dhe shitjet dhe për të krijuar kanale të reja shpërndarje.

Sektori: Artikuj shtëpiakë, Artikuj dekorativ dhe pajisje elektrike të vogla

Programi:

12 Shtator: Mbërritja

13 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin

14 Shtator: Vizita në Panair

15 Shtator: Kthimi

Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 29 Gusht 2018

Vendi: Stamboll,Turqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Duke u ngarkuar…