Map Kërko

Map Search

0.1 km
Kërko

″Albcontact Center″ është një Organizatë Jo-fitimprurëse që vepron në fushën e pregatitjes profesionale,  kualifikimin e personave me qëllim aksesimin e tyre në tregun punës si dhe ndërmjetësim për punësim kryesisht të të rinjve të papunë nëpërmjet afrimit të nevojave që ka biznesi për  staf të kualifikuar me punëkërkues të papunë.
″Albcontact Center″ është themeluar në Tetor të Vitit 2010 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me status OJF, e cila ushtron  veprimtarinë e saj  në adresen: Lagjja Nr.3, Rruga ″Velja″, Durrës. Drejtohet nga Bordi i Drejtorëve, të cilët janë ekspertë në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe që kanë një eksperiencë të konsiderueshme, të fituar nga puna e tyre pranë Organizatës Zviceriane Swisscontact. Ata janë: znj.Edlira Pajuni, z.Fatmir Shëngjergji dhe z.Holger Kodra.
Që nga Maji i vitit 2012, ″Albcontact Center″, është marrë me implementimin e kurseve afatshkurtra dhe afatmesme në profesionin e Prodhuesit të Brumrave; me ndërmjetësim për punësim të punëkërkuesëvë dhe afrimin e tyre me nevojat e biznesit për staf të kualifikuar, brenda territorit Tiranë –Durrës. Po ashtu, me konsulencë dhe gjurmim tregu, me qëllim evidentimin e kërkesës dhe ofertës për punë.
Zhvillimi i trajnimeve në profesionin e Prodhuesit të  brumrave, ka sjellë njhje të zanatit të Bukëpjekësit  dhe Pasticierit të rreth 500 personave. Përfituesit kanë qenë nxënës dhe  mësues të shkollës Teknologjike Hysen Cela Durrës, biznesmene dhe anëtarë  të shoqatës kombëtare dhe lokale të Prodhuesve të Brumrave, të rinj të papunë që kanë dashur të mësojnë një zanat për t’u punësuar apo për të nisur një biznes, individë nga grupe të margjinalizuara . Nga këta, 120 persona janë të certifikuar me titullin “Ndihmës i Parë” nga ″Albcontact Center″ dhe të njohur nga Ministria e Financave dhe e Punës së Shqipërisë.
Për zhvillimin e kurseve në Fushën e Prodhimit të Brumrave, ″Albcontact″ ka patur mbështetjen e Bashkisë Durrës, Swisscontact nëpërmjet programit Albvet, Brot Gegen Not dhe programit SES, të cilët kanë bërë të mundur ardhjen e shtatë specialistëve gjermane për zhvillimin e trajnimeve. Falë këtyre trajnimeve, përfituesit kanë  hapur biznese të vogla dhe janë sot të suksesshem në treg. Ata kanë sjellë kështu rritje të diversitetit dhe konkurrueshmërisë së  prodhimeve në furrat e bukës dhe rritje të cilësisë së prodhimit. Nxënës  të Shkollës Teknologjike ″Hysen Çela″, nëpërmjet praktikave të zhvilluara në Qendrën ″Albcontact″, kanë mundur të punësohen në restorante apo pastiçeri me reputacion në komunitet. Rrjedhimisht, ka një ridimensionim dhe vlerësim të profesionit të bukëpjekësit dhe të pastiçerit në treg. Ndërmjetësimi për punësim dhe afrimi i nevojave të biznesit për staf të kualifikuar me kërkesat e individëve për punësim, është një tjetër drejtim i rëndësishëm i ″Albcontact Center″. Organizata ka në dispozicionin e saj një bazë të dhënash prej 1500 punëkërkues që kanë vizituar Qendrën dhe kanë plotësuar formularin e punësimit , dhe mbi 120 biznese të kontaktuara për të tërhequr ofertat e punës.. Ruan kontakte  të qëndrueshme dhe punon me më shumë se 30 biznese të cilat vijnë pranë Qendrës dhe japin ofertat e tyrë të punës. Është arritur të punesohen rreth 50 persona, një numër modest ky, por gjithsesi kontribues.
Vështirësitë e punësimit sjellin në vëmendje që tregu kërkon punëtorë të kualifikuar ndaj dhe kërkesat për punësim nuk iu përgjigjen ofertave të Punës.
″Albcontact Center″ do të vazhdojë të ketë në fokusin e saj punësimin kryesisht të të rinjve të papunë si dhe zhvillimin e moduleve trajnuese në profesionet më të kërkuara nga tregu. Kjo do ti shërbejë në mënyre direkte nevojave të biznesit për të patur staf të kualifikuar dhe njëkohësisht akses të punëkërkuesëve në tregun e punës.

Adresa

Our Address:

Rruga Enver Velja, Durrës

GPS:

41.3206971, 19.4492799

Telephone:

-

Email:

-

Web:

-

Plan My Route