Map Kërko

Map Search

0.1 km
Kërko

Profili i ‘’DELD’’ Sh.p.k.
Kompania ‘’DELD’’ Sh.p.k specializohet në prodhimin e komponentëve dhe aksesorëve të ndryshëm metalike, alumini dhe plastike për grila,dyer e dritare dhe rrjeta për insekte. Kompania ka filluar veprimtarinë në vitin 1995 dhe kohë pas kohe ka arritur ta zgjerojë ndjeshëm gamën e produkteve.
Në vitin 1997, Kompania ‘’DELD’’ Sh.p.k futi në treg një produkt të ri, rrjetat avolgibile me saldim, për herë të parë në tregun shqiptar dhe me teknologjinë më moderne. Shumëllojshmëria e produkteve vazhdon të zgjerohet gjithmonë mbi bazat e teknologjisë së kohës me prodhimin e dyerve dhe dritareve me profile alumini dhe plastike, persianeve orientabile duralumini, porta dhe qepena për garazhe dhe dyqane.
Gjithashtu , Kompania ‘’DELD’’ Sh.p.k përveç produkteve në sektorin e aluminit dhe plastikës, me teknologji gjermane në vitin 2001 fillon prodhimin e të gjithë aksesorëve të grilave dhe të rrjetave.
Së fundmi firma ka hedhur në treg produkte të reja ,të një cilësie bashkëkohore, si porta baskulante, sezionale, kantine, kundra zjarrit, industriale.
E shtrirë në ambjentet e saj më të reja prej 8000m², nga të cilat 4000m² të mbuluara, të ndërtuara në struktura industriale, DELD përparon edhe me strukturën e saj organizative të ndarë në Departamentet përkatëse të Shitjes dhe Marketingut, Departamenti i Prodhimit, Departamenti i Financës, Zyra teknike dhe repartet e prodhimit të organizuara dhe të ndara në ambientet e reja.
Një ndër avantazhet konkurruese në treg të DELD është cilësia e lartë e produkteve. Duke shtuar dhe shumëllojshmërinë në modele dhe ngjyra, Kompania ‘’DELD’’ Sh.p.k sot cilësohet si një ndër kompanitë më prestigjoze në këtë fushë. Fakti i të qënit konkurrues në tregun Shqiptar i dedikohet shumëllojshmërisë së produkteve të eksportuara edhe në vende të ndryshme të rajonit si Itali, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Rumani, Bosnje-Hercegovinë, etj.
Për një shërbim sa më korrekt e për të plotësuar kushtet e kërkuara të sektorit, kompania e plotëson gamën në bashkëpunim me firma të mirënjohura në Itali.

Orari i hapjes

E hënë

-

E martë

-

E mërkurë

-

E enjte

-

E premte

-

E shtunë

-

E diel

-

Contact Owner
Plan My Route