Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit . Kompania është themeluar në vitin 2003, vit kur drejtuesi i saj Bardhyl Baltëza filloi karrierën e tij në këtë lloj industrie.
Kompania filloi të prodhonte kartonë dhe kuti kartoni në 2003 dhe shumë shpejt u shndërrua në kompaninë më të madhe të prodhimit të materialeve të ambalazhimit në Shqipëri.
Një mision i qartë dhe i thjeshtë udhëheq EDIPACK Sh.a., të operojë në respekt të 4 faktorëve thelbësorë: Mjedisi, Personat, Cilësia dhe Siguria. Dhe është pikërisht për këtë që mbetjet e mbledhura trajtohen dhe transformohen me objektivin e qartë për të favorizuar një zhvillim të qëndrueshëm, që i përgjigjet nevojave të sotme, duke menduar për të ardhmen. EDIPACK Sh.a. është një ndërmarrje që paraqet një pikë referimi për çdo lloj problematike që ka të bëjë me mbarëvajtjen e riciklimit dhe prodhimit të kartonit dhe të paketimit, duke iu përgjigjur me profesionalizëm dhe kompetencë.
Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit. Prej vitit 2003 vazhdon prodhimin e kutive të kartonit dhe të ambalazhimit dhe gjithashtu është shpërndarës i letrës së ambalazhimit si produkt i ndërmjetëm për prodhuesit vendas të paketimit.
Riciklimi i letrës është një praktikë që po përhapet gjithmonë e më shumë dhe që duhet bërë nga të gjithë, me qëllim reduktimin e sasisë së mbeturinave dhe shpëtimin e pemëve, pra krijimin e një eko-qëndrueshmërie të planetit. Në një shoqëri gjithmonë e më shumë konsumiste, riciklimi i letrës përmban një mundësi të madhe ripërdorimi. Me qendër në Durrës, Edipack Sh.a. është specializuar në mbledhjen, rekuperimin dhe riciklimin e letrës. Nëpërmjet këtyre proceseve prodhohet lënda e parë gati për t’u rigjeneruar në prodhimin e kartonit. I gjithë aktiviteti i Edipack bazohet në filozofinë e mbajtjes së një mjedisi të pastër dhe në evitimin e prerjes së pemëve. Edipack Sh.a. është një kompani mjaft e ndjeshme përsa i përket çështjeve të mjedisit. Gjatë proçesit të prodhimit kompania përdor uji të ricikluar dhe gjithashtu ka investuar në një linjë të re të prodhimit të letrës për të mundësuar shfrytëzimin e letrës dhe materialeve të tjera të mbeturinave, në mënyrë që të rrisë shitjet dhe prodhimin në tregjet rajonale dhe të Shqipërisë.
Tek EDIPACK, një vend të rëndësishëm zë menaxhimi dhe janë të mirënjohur për:
• Cilësinë e lartë të produkteve
• Përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të blerësve
• Linjën e prodhimit të përqëndruar
• Çmimet konkurruese

Address

Our Address:

Lagjja 15 , Rr.’’Aleksandër Goga’’, Portoromano , Durrës , Shqipëri

GPS:

41.362518, 19.4306

Plan My Route