Map Kërko

Map Search

0.1 km
Kërko

Hotel Bel Conti  vjen tek ju si një shportë mundesish, relaxi, zbavitje dhe argëtimi. I ndërtuar në vitin 2002, duke u rifreskuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë në fushën e turizmit me kërkesat e tregut dhe të kohës.

Shërbimi me profesionalizëm, komoditeti i krijuar me shumë art dhe dashuri, shumëllojshmëria e zbavitjeve dhe argëtimeve, si dhe ndërthurja e gatimit tradicional me atë mesdhetar, vijnë te ju plot bindje për t´ju dhuruar pushimet e ëndërruara.

Nderthurja e arkitekturës klasike me atë moderne, e shtrirë në një sipërfaqe prej 3300 m² buze detit, në jugperëndim të qytetit të Durrësit, ofron biletën e oazit në bregdetin e Adriatikut.

Me prioritet aktivitetet sportive, sociale e zyrtare dhe theksin në hapësirat e gjelbërta, Hotel Bel Conti ndërthur arkitekturën e veçantë të ndërtesës, komoditetet dhe të gjithë aksesorët e pushimeve ideale, në një paketë të vetme.

32 dhoma, bare dhe restorante, akse interneti ëireless, muzikë live, ambjent për festa private, room-service 24 orë, plazh me hapësira familjare dhe pamje e plotë drejt perëndimit në hapësirën e pafundme të Adriatikut.

Shërbimet e paketës që ofrojmë, e klasifikojnë Hotel Bel Conti në kategorinë e hoteleve që synojnë të plotësojnë gamën e gjerë të kërkesave pa i detyruar klientët të spostohen në distanca të mëdha për të kërkuar shërbime shtesë në qytet apo rrethina.

Lidhja mes dhomave dhe rërës së detit Adriatik është e ngushtë dhe këtë kënaqësi mund ta merrni vetëm në pak sekonda për shkak të afërsisë së hotelit me bregdetin. Orientimi jo vetëm drejt turizmit veror, por edhe ruajtja e standarteve gjatë 12 muajve të vitit, janë bileta jonë e garancisë për pushimet tuaja.

Me kapacitete të mëdha në fushën e shërbimeve dhe ofertave për klientët tanë, Hotel Bel Conti  synon të jetë stacioni kryesor i turistëve në kërkim të momenteve të veçanta.

Ne kemi mjetet, ju shprehni dëshirat!

Ture Kulturore

Shqiperia, vendi me I vogel I Ballkanit, zoteron nje pasuri te padiskutueshme monumentale, arkeologjike, historike e artistike, si rralle ne vende te tjera, qe I ka bazat e saj rreth 100 mije vjet me pare. Pjese e kesaj lashtesie dhe historie, eshte edhe qyteti i Durresit.

Nuk ka rëndësi nëse na vizitoni në verë apo në dimër: Hotel Bel Conti  është në pritje për t’u zbuluar. Dhe kjo vlen për të mëdhenj dhe të vegjel!

Orari i hapjes

E hënë

24 H

E martë

24 H

E mërkurë

24 H

E enjte

24 H

E premte

24 H

E shtunë

24 H

E diel

24 H

Adresa

Our Address:

Hotel Bel Conti Shkëmbi i Kavajës L13 Durres Shqiperi 

GPS:

41.275459, 19.516037

Contact Owner
Plan My Route