KARBURANT MË I LIRË

KARBURANT MË I LIRË
1 Gazeta T&I Durrës Nr 13
  • Sipërmarrësit i kërkojnë qeverisë të ndryshojë tërësisht politikat e saj të taksimit të karburanteve.
  • Taksat mbi çmimet e karburanteve janë shkaku që mijëra euro të “transferohen” në rajon, ku karburantet shiten shumë më lirë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, në vijim të komunikimeve të saj të drejtpërdrejta me bizneset anëtare për çështje të ndryshme, organizoi pak ditë më parë seminarin “Karburant më i lirë”. Në fokus të këtij seminari ishte studimi i përgatitur nga eksperti Eduart Gjokutaj, lidhur me tregun e karburanteve, situatën aktuale, politikat ekonomike dhe fiskale mbi këtë produkt dhe sidomos të dhëna të reja mbi kostot shtesë, që shkaktojnë taksat mbi çmimin e karburanteve.
Në fillim të seminarit, Z. Andrea Xhavara, tha për të pranishmit se sipërmarrësit po kërkojnë të nisin një dialog me autoritetet për të shmangur deformimet në treg, që sjellin kosto shtesëpër bizneset, të cilët janë shtrënguar të transferojnë shuma të mëdha jashtë vendit për të blerë naftë më të lirë. Ai u ndal më shumë te shoqëritë e transportit që përballojnë kosto të mëdha në tregun vendas të naftës dhe benzinës dhe që për shkak të çmimeve të larta të tyre i bëjnë kompanitë tona jo konkurruese me homologët e tregut rajonal dhe atë europian. Më pas, eksperti i ftuar nga Dhoma, Z. Gjokutaj shpjegoi në detaje funksionimin e tregut të hidrokarbureve, nga kërkimi dhe nxjerrja e karburanteve, deri tek politikat fiskale që kanë shoqëruar prodhimin vendas të naftës dhe importin e tij. Të  ranishmit kishin mjaft pyetje dhe debate lidhur me referimin, por emërues i përbashkët i tyre ishte shqetësimi se çfarë rrugësh mund të përdoreshin për të ulur çmimin e karburanteve në vend, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve, që i dëmton mjaft edhe çmimi i lartë i naftës. Më pas u analizuan përvoja të shteteve të ndryshme, se si ato tarifojnë çmimin e karburanteve, që fillojnë nga akciza, tatimimbi vlerën e shtuar, taksat e qarkullimit dhe të rregjistrimit të mjeteve, taksat e mjedisit, e deri tek tarifat lokale, si ato mjedisore, të mjeteve etj, Në ndryshim me mjaft nga këto vende, tek ne këto taksa janë përfshirë prej
disa vitesh në çmimin e një litri karburant. Për të pranishmit ishte me interes edhe pozimi konkret i analizës së përfaqësuesit të një prej kompanive kryesore të importit dhe tregtimit të karburanteve në vend, kompanisë “Kastrati”, i cili paraqiti një skemë të detajuar të llogaritjes së kostove dhe të çmimit final të një litri naftë. Diskutimet e shumta të pjesmarrësve vunë në dukje që politika e sotme me çmimet e karburanteve u krijon kompanive shqiptare një disavantazh fillestar prej 400€ në krahasim me kompanitë maqedonase, për një transport nga Italia. Po ashtu, u quajt e padrejtë që të paguhen taksa e qarkullimit për motoshirset, gjeneratorët, ngrohjen me naftë apo dhe transportet jashtë vendit. Në përfundim të seminarit u arrit në përfundimin që analiza dhe studimi i ekspertit si dhe rekomandimet e dhëna nga sipërmarrës të ndryshëm në takim, të shërbenin për të përgatitur një dokumentim të saktë të gjendjes aktuale të sektorit të hidrokarburave (sa i përket çmimit të tij në treg), faktorëve që ndikojnë në këtë çmim dhe politikave fiskale që e bëjnë naftën shqiptare produktin më të shtrenjtë në rajon dhe në Europë. Thelbi i të gjitha propozimeve mund të përmblidhej në kërkesën:

  • të hiqen nga çmimi i karburanteve të gjitha taksat, të cilat mund të caktohen sipas kilometrazhit dhe të mblidhen në momentin e kolaudimit të automjeteve. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës po përgatit një paketë propozimesh konkrete, e cila në emër të grupimit të madh biznesor të Dhomave dhe Shoqatave, do të përdorej përtë dialoguar me Ministrinë e Financave dhe të Energjisë si dhe me komisionet kuvendore, për të kërkuar ndryshimin e shpejtë të gjendjes. Një formulim i plotë i kërkesës për uljen e çmimit aktual deri në masën 40%, do t’iu dërgohet edhe forcave politike, me shpresën që ato do të përfshinin në programet e tyre synimin për një karburant më të lirë edhe në Shqipëri.