Masat emergjente që duhen të ndërmerren per përmirësimin e gjëndjes në të cilën ndodhen bizneset e Qarkut Durrës të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019

Mbi masat emergjente që duhen të ndërmerren me qëllim përmirësimin e gjëndjes në të cilën ndodhen bizneset e Qarkut Durrës të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.

Në datën 6 Dhjetor 2019 në ambjentet e Hotel ARVI, Durrës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës , marrë shkas nga situata e rëndë e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Duke parë dhe konstatuar situatën e rëndë të bizneseve dhe gjëndjen e rënduar ekonomike në të cilën ndodhet Qarku i Durrësit, mbas diskutimeve dhe ngritjes së problematikave të shumta si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti anëtarët pjesëmarrës së Asamblesë së Dhomës vendosën ti propozojnë Këshillit të Ministrave, kërkesat si më poshtë:
Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjerncave për dëgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe çertifikimin e godinave me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.

Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3 vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqerore, TVSH, taksa vendore etj).
Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët
Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.

Lobimin nëpërmejt Autoritetit të Mbikqyrjes Financire AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.
Pezullimi i aktivitetit pë bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjëndja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)
Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portal e-albania).
Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

Si rezultat i realizimit të këtyre kërkesave, do të kishim një lehtësim e përmirësim të situates së bizneseve, rikuperimin dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institucioneve Shtetërore me qëllim që t’u japin qytetarëve durrsakë mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes së jashtëzakonshme në normalitet.
©Copyright Next TV

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin