Mirë dhe jo mirë në Bashkinë Durrës

Mirë dhe jo mirë në Bashkinë Durrës
2 Gazeta T&I Durrës Nr 19
  • Regjistroni më vete hotelet

Një lajm i mirë për mbi 100 hotelet, të cilat operojnë në  territorin e Bashkisë Durrës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve që ushtrojnë aktivitet në disa fusha, përfshirë edhe struktura akomoduese, që të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona të tatueshëm më vete, duke riorganizuar ose jo, veprimtarinë ekonomike. Kjo kërkesë vjen në mënyrë që të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të miratuara pak kohë më parë. Bëhet fjalë për ndryshimet ligjore që lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që sanksionojnë se shërbimi i fjetjes tatohet në masën 6 për qind, ndërkohë që çdo shërbim tjetër me 20%.
Kjo lidhet më shumë me biznese që përdorin një NIPT të përbashkët për disa aktivitete, ndërkohë që veprimtaria me strukturat akomoduese turistike mund të nxirret më vehte ose të evidentohet nga të tjerët, për të përfituar ulje të TVSH-së. Vendimi përkatës është botuar në Fletoren Zyrtare nr.200, datë 20.11.2017 dhe ka hyrë në fuqi që nga data 05.12.2017, thuhet në njoftimin e Tatimeve. Po sipas këtij vendimi, regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit duhet të kryhet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ndërkaq, Dhoma ofron gatishmërinë e plotë të sportelit të saj të QKB për kryerjen e këtij regjistrimi.

  • Spitalla, gati truall “i nëmur”

Tashmë pranohet nga të gjithë specialistët e ekonomisë që zona e Spitallës paraqet thelbin e pozitës gjeo-strategjike të rajonit të Durrësit. Kjo ka qenë edhe arësyea kryesore përse aty është parashikuar ngritja e një Zone Ekonomike, me status dhe lehtësira të veçanta. Por, për fat të keq, edhe tenderi i pestë në radhë për përzgjedhjen e “zhvilluesit” ka hyrë në një shteg të “verbër”. Me të vërtetë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e ofertës të shpallur si fituese, atë të paraqitur nga grupi  i përfaqësuar nga “Pelikani shpk” (Ofertuesi 2) për zhvillimin e zonës ekonomike Spitallë. KLSH vlerëson se oferta e skualifikuar, e grupit të përfaqësuar nga “ Edil Al-IT” (Ofertuesi 1), siguronte një përfitim më të lartë ekonomik, por edhe punësim më të madh. Ndërkohë, auditimi i posaçëm mbi këtë procedurë, i zhvilluar nga ish-Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).
“Nga auditimi rezultoi që KVO ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë Operatorin ekonomik “Ofertuesi 1” duke sjellë si pasojë:
a) potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara (kosto e investimit të “Ofertuesi 1” është rreth 93 milionë Euro, ndërsa e bashkimit të operatorëve “Ofertuesi 2” është vetëm 39 milionë Euro, ose 54 milionë Euro më pak)
b) potencialisht 9,500 vende pune më pak (“Ofertuesi 1” do të punësonte 12,000 punonjës, ndërsa e bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, vetëm 2,500 punonjës)
c) potencialisht të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, nga mos realizimi i kontributeve për pagesën e sigurimeve shoqërore vetëm për 1 vit për shumën 718 milionë lekë, dhe së fundmi
d) risqe të shtuara për ndotjen mjedisore: “Ofertuesi 1” do të investojë në magazina doganore, qendra biznesi, etj, ndërsa bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, midis të tjerash do të investojë edhe në ndërtimin e një fabrike ferrokromi, me impakt negativ të lartë mjedisor”.
Për këtë shkak, KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ofertuesi 2”, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik “Ofertuesi 1”, në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro më shumë dhe 9,500 punonjësve më tepër se “Oferta 2.

6.4 km from the port of Durrës, the biggest and most important port in Albania. 30 km from Tirana International Airport Mother Teresa 37 km from the capital city of Albania, Tirana. Contract Notice was published on the Procurement Agency on 24/08/2015 and FT on / Deadline for submission of offers: 28/10/2015. Standard bit documents on: Area: ha.

Po të kujtojmë që ka dhe një çështje të hapur në Gjykatën Administrative, mund të marrim me mënd që caktimi i “zhvilluesit” shtyhet për më tej. Nuk dijmë kujt t’ia vemë fajin, truallit që duket si “i nëmur”, apo njerëzve që duket sikur ngatërrohen me këmbët e veta!