NJOFTIM PЁR ZGJEDHJET E REJA NЁ DHOMЁN E TREGTISЁ DHE INDUSTRISЁ DURRЁS

Në bazë të: Ligjit Nr. 9640, datë 09.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 9897, Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Nr. 2008, datë 12.03.2015 “Për zgjedhjet në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë”,  Komisioni i Zgjedhjeve, miratuar me Vendim të Asamblesë ekzistuese të datës 12.04.2019, ka shpallur daten per zgjedhjet e reja të Asamblesë së Dhomës të marten, datë 07/05/2019, ora 09:00-17:00, pranë Zyrave të Dhomës

►Në zgjedhje do të marrin pjesë antaret e Dhomes, të cilët kanë derdhur kontributin vjetor për vitin 2018, si dhe ato që do të regjistrohen për herë të parë në Dhomë deri me datë 03/05/2019

Data 03 Maj 2019 është afati i fundit i dorëzimit të formularëve të plotësuar nga ana e kandidatëve për në Asamblenë e re.

Ftohen të gjithë anëtarët e Dhomës që të marrin pjesë në votim për të zgjedhur ata që do t’i përfaqësojnë në katër vitet e ardhshme.

Anëtarët e DHTI DURRES do të njoftohen edhe  nëpërmjet e-mail-it një javë para zgjedhjeve.

 

Ju ftojme të merrni pjesë në zgjedhje!

Komisioni i Zgjedhjeve

Durrës, 13. 04.2019