Përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun

TITULLI I PUNËS: Përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun

A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT

1. Koordinimi i marrëdhënieve të Kryetarit me të tretët, nëpërmjet:

  • Marrjes në dorëzim dhe përcjelljes së korrespondencës së Dhomës (postë, tel, fax, e-mail)
  • Ndjekjes së kërkesave dhe porosive që përmban korrespondenca e ardhur, duke ia kaluar atë degëve përkatëse kur është nevoja
  • Mbajtjes së axhendës së Kryetarit
  • Bërjes së njoftimeve të ndryshme në emër të Kryetarit
  • Redaktimit të shkrimeve të përgatitura nga Kryetari

2. Mbajtja e Protokollit të Dhomës, nëpërmjet :

  • Regjistrimit në librin e protokollit të të gjithë shkresave, që hyjnë dhe dalin në bazë të pikës II\5 të Manualit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.
  • Mbajtjes së Listës Protokollare dhe kontakteve të tjera të Kryetarit

3. Pjesëmarrja në Projektet, në të cilat Dhoma është partnere, nëpërmjet:

  • Njohjes me përmbajtjen e projektit dhe zbërthimit të tij në aktivitete, në konsultë me Kryetarin
  • Mbajtjes së korrespondencës së vazhdueshme me partnerin lider të projektit
  • Dhënies së ndihmesës stafit për çështje që kanë lidhje me projektet
  • Pjesëmarrjes në planifikimin dhe organizimin e veprimtarive në kuadër të projektit
  • Pjesëmarrjes në hartimin e raporteve në kuadër të projektit.

4. Roli në kuadër të projektit “iBLUE”

Aktivitetet do të fokusohen në paketat e punës WP1; WP2; WP3; WP4; WP5 dhe në detaje do të jenë:

  • Njohja e plotë e projektit me anë të studimit vetiak dhe trajnimit
  • Njohja e Planit të Komunikimit dhe bashkëpunimi me Koordinatorin e projektit për drejtimin e stafit në zbatimin e tij
  • Konceptimi dhe hartimi i mjeteve të promovimit të projektit iBLUE
  • Koordinimi dhe organizimi i plotë i takimit të Steering Committee në Durrës gjatë vitit 2019

5. Përgatitja për botim dhe shpërndarja e gazetës elektronike mujore të Dhomës, “T&I DURRËS”,  nëpërmjet:
Përgatitjes së shkrimeve për rubrika të veçanta

  • Redaktimit të të gjithë shkrimeve
  • Plotësimit të gazetës me fotografi aktuale, apo që lidhen me shkrimet
  • Krijimit, mbajtjes dhe azhornimit vazhdimisht të rrjetit të adresave elektronike të shpërndarjes së gazetës (institucione qendrore e lokale, organizma, përfaqësi të huaja, shoqata, sipërmarrje, etj)
  • Shpërndarjes së saj elektronikisht çdo muaj, menjëherë pas formatimit

6. Informimi i veçantë i biznesit nëpërmjet e-mailit mbi ndryshimet e kuadritligjor, fiskal, apo njoftime të tjera me interes për biznesin të ardhura nga burime të ndryshme si dhe mbi eventet, seminaret, trajnimet e organizuara nga Dhoma

7. Planifikimi dhe organizimi i veprimtarive mbështetëse për ndërkombëtarizimin e  bizneseve anëtare të Dhomës, nëpërmjet:

  • Planifikimit dhe organizimit të grupeve të biznesit, si vizitorë ose ekspozues në panairet e rëndësishme ndërkombëtare
  • Organizimit të misioneve tregtare të grupeve të veçanta të biznesit në vende të ndryshme të botës
  • Informimit dhe asistencës për pjesëmarrje të anëtarëve në forumet dhe ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në mbështetje të biznesit dhe zhvillimeve ekonomike, si dhe në ngjarjet e veçanta të organizuara nga Ambasadat e huaja në vend
  • Krijimit të rrjetit të partnerëve (Dhoma homologe, atashe ekonomik të Ambasadave të huaja në Shqipëri, përfaqësues të organizmave të huaja, brenda dhe jashtë vendit, etj) dhe mbajtjes së korrespondencës me ta, duke siguruar informacione të dobishme për importuesit, eksportuesit dhe investitorët potencialë, vendas apo të huaj dhe përgatitjes së informacioneve të kërkuara prej partnerëve.
  • Menaxhimit të kërkesave dhe ofertave të ndryshme për bashkëpunim, të ardhura nga subjekte të ndryshme të biznesit brenda dhe jashtë vendit.

8. Përfaqësimi i Dhomës në Forumin e Dhomave të Tregtisë së Adriatikut dhe Jonit, nëpërmjet:

  • Pjesëmarrjes si Anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit
  • Pjesëmarrjes si Koordinator në organizimin e Tryezës së Turizmit të Qëndrueshëm

9. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Kryetari

B. KËRKESA CILËSORE

  • Të jetë i gatshëm të punojë në mënyrë të përshpejtuar dhe të arrijë të kryejë disa detyra njëherësh.
  • Të ketë aftësi krijuese dhe gjykim të shëndoshë dhe të pavarur
  • Të jetë fleksibël dhe komunikues me të tjerët.

C. KUALIFIKIMET MINIMALE

  • I diplomuar me arsim të lartë, me preferencë në degën Juridik
  • Tre vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme

D. NJOHURITË KOMPJUTERIKE

  • Shkrim e përpunim teksti (Word)
  • Internet Explorer
  • Prezantim programesh (Power Point)

E. ZOTËRIMI I GJUHËVE TË HUAJA

      • Gjuha angleze – nivel i lartë në shkrim dhe komunikim
      • Gjuha italiane – nivel i lartë në komunikim dhe shkrim

Personat e interesuar të paraqiten pranë Zyrave të Dhomës bashkë me Cv-në e tyre, brenda datës 25 Shtator 2017

Kryetari
Andrea Xhavara