Njoftimi mbi zhvillimin e Forumit AIC

Më datë 12 Maj 2015, në Hotel “Harmonia AS” Durrës (Golem), u mbajt Edicioni i XV- të i Forumit të Dhomave të Tregtisë së Adriatikut dhe Jonit, me temë:
“Sipërmarrja në skenarin e ri të Makrorajonit Adriatik – Jon, politikat e reja të zhvillimit të SME-ve dhe faktorët kontekstualë”
Në këtë ngjarje ndërkombëtare morën pjesë rreth 40 Dhoma Tregtie nga tetë vendet e pellgut të Adriatikut dhe Jonit, si Italia, Sllovenia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe  gjithashtu autoritete të larta europiane, drejtues qëndrorë e lokalë të shtetit Shqiptar, agjenci zhvillimi dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, vendas dhe të huaj.

Kjo ngjarje ndërkombëtare i zhvilloi punimet në dy pjesë:
A)   Sesioni Plenar
Pas miratimit zyrtar të Makrorajonit Adriatik-Jon, që u zhvillua në Tetor 2014, punimet e Forumit këtë vit trajtuan temën e rolit aktiv të aktorëve për territorin, dhe në veçanti  SME-ve, në skenarin e ri makrorajonal.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij konteksti të ri dhe të qeverisjes në veprim në nivel institucional u synua gjetja e strategjive dhe politikave të reja lokale për zhvillimin e territorit. Sistemi i Dhomave të Tregtisë synon vendosjen e sistemit ekonomik në qendër të debatit, duke e bërë rëndësinë e Makrorajonit më konkrete dhe më lehtësisht të perceptueshme për botën e biznesit, veçanërisht me synimin për të qenë në gjendje të kapen mundësitë që rrjedhin prej tij.
           Axhenda
           Fjala e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës

B)   Tryezat e Punës 

[toggles]
[toggle title=”Turizmi dhe Ambienti“]
E madhe pjesmarrja në punimet e Tryezës mbi Turizmin që këtë vit i fokusoi ndërhyrjet mbi tematikën “Rrjete sipërmarrjesh për një turizëm kulturor dhe të qëndrueshëm”.
Duke u nisur nga një analizë e hollësishme e veprimeve prioritare të identifikuara për fazën operacionale nga Grupet Drejtuese Tematike specifike (TSG) për çdo shtyllë  Tryeza arriti të  përcaktojë prioritetet e punës në vazhdim:
– Veprimi në sinergji me realitetet rajonale dhe të qarqeve për të lejuar një qeverisje të sistemit në sektorin strategjik të turizmit të qëndrueshëm me qëllim mbledhjen e propozimeve për projekte të koordinuara dhe për të arritur integrimin maksimal programor mes  fondeve rajonale POR FESR 2014/2020, optikën makrorajonale dhe prioritetet e STG të secilës shtyllë të EUSAIR.

Përfundimet e tryezës.[/toggle]

[toggle title=”Bujqësia“]
Zhvillimi rural dhe bujqësia e qëndrueshme” ishte tematika mbi të cilën u zhvilluan punimet e  Tryezës së Bujqësisë, drejtuar në veçanti kah bujqësia biologjike e vlerësuar si një niche tregtare e zonës Adriatik-Jon.
Përfundimet e tryezës.
[/toggle]
[toggle title=”Sipërmarrja femërore“]
Edhe këtë vit Tryeza mbi Sipërmarrjen Femërore pati një pjesmarrje të madhe: rreth 40 sipërmarrëse dhe eksperte të ardhura nga e gjithë zona Adriatik-Jon.
Pas raporteve të fokusuara në çështjen  “Klasterat dhe rrjeti në sipërmarrjen femërore. Praktika të mira dhe mundësi të reja në skenarin e ri të Makrorajonit Adriatik –Jon ” dhe një debati të gjatë dhe të frytshëm nga i cili lindi dhe dëshira e përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohjen e grave sipërmarrëse.
Përfundimet e tryezës.
[/toggle]
[toggle title=”Peshkimi/Akuakultura“]Punimet e Tryezës së Peshkimit dhe Akuakulturës e përqëndruan vëmendjen mbi Klasterat si mjet efikas për të forcuar konkurueshmërinë e sektorit në fjalë, në një linjë me Sesionin Plenar të Edicionit të Forumit dhe, mbi të gjitha, me aktivitetet e Shtyllës I të Planit të Veprimit të Strategjisë EUSAIR “Rritja Blu” që ka të bëjë pikërisht me peshkimin dhe zhvillimin e klasterave.  Siç shkruhet shprehimisht në këtë Shtyllë, aspektet më të rëndësishme të këtij sektori kanë të bëjnë me përmirësimin institucional të kompetencave dhe forcimin e kërkimit shkencor,  inovacionit, klasterizimit dhe të branding.

Përfundimet e tryezës.[/toggle]
[toggle title=”Transporti“]
Tryeza mbi Transportin gëzoi këtë vit pjesmarrjen e një delegacioni të madh kryesisht nga Shqipëria, Italia dhe Greqia dhe i fokusoi punimet mbi “Transportin detar ndërmjet porteve të Makrorajonit Adriatik-Jon”.

Përfundimet e tryezës.
[/toggle]

[/toggles]

[huge_it_gallery id=”2″]

Informacione më të detajuara apo të veçanta mund të kërkohen nga Dhoma në adresat
Tel/Fax: + 355 52 222 199
Cel: +355 69 20 22 199
E-mail: [email protected]