Për një politike të re ndaj biznesit të vogël

Tronditja që solli kriza botërore, e shkaktuar nga liria e tepruar dhe etja për fitime të mëdha me çdo kusht e kompanive të mëdha të sigurimeve, e ka detyruar Europen të ridrejtojë edhe një here vëmendjen ndaj biznesit të vogël, që mbështetet në ekonominë reale. Me dokumentin “Akti i Biznesit të Vogël”,  të lëshuar nga Komisioni Europian në qershor 2008, ftohen të 27 shtetet antare të BE për një politikë të re ndaj biznesit të vogël. Sipas kësaj thirrjeje, klima e përgjithshme e shoqërisë duhet t’i nxise individët të hapin një biznes të tyrin, duke njohur kontributin thelbësor të biznesit të vogel rritjen e punësimit dhe lulëzimin ekonomik. Për krijimin e një ambienti miqësor ndaj NVM-ve, duhet ndryshuar së pari perceptimi ndaj rolit të privatit, që merr përsipër rrezikun: sipërmarrja private duhet të duartrokitet nga liderat politike dhe media, si dhe të mbështetet nga administrata publike.

Materiale te tjera ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrise Durrës ka ngritur zërin e saj jane këtu