Përse Qipro (II), Tregtia ndërkombëtare.

Përse Qipro (II), Tregtia ndërkombëtare.
4 Gazeta T&I Durrës Nr 26

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

Përse Qipro (II)

  • Ku të investosh?
  • Transport dhe magazinim

Sektori i transportit detar dhe menaxhimi i shërbimeve të lidhura me të, është një nga pikat e forta të ekonomisë qipriote. Falë pozicionit strategjik të ishullit dhe legjislacionit të favorshëm, sidomos taksave (vendi është aktualisht i vetmi në Evropë që aplikon “Tatimin e tonazhit” dhe ndaj anijeve të regjistruara në Qipro nuk aplikohet tatim mbi të ardhurat personale, taksa mbi pronën dhe tatimi mbi të ardhurat nga biznesi), flota tregtare është rritur ndjeshëm duke u bërë e treta në BE dhe e dhjeta në botë (afërsisht rreth 21 milionë ton, që mund të arrijë edhe deri në 48 nëse merret në konsideratë e gjithë sasia e transportuar që menaxhohet në vend).

Tregu është relativisht i përqëndruar, 30% e kompanive krijojnë pothuajse 90% të qarkullimit. Bie në sy, prania e madhe e kompanive gjermane, me të cilat është e lidhur rreth 55% e qarkullimit.

  • Produktet e minierave dhe të guvave

Në vitet e fundit, Mesdheu lindor ka parë zbulimet më të mëdha të depozitave të hidrokarbureve. Në “bllokun 12” të Zonës Ekonomike Ekskluzive të Qipros (e ndarë në 13 blloqe) tashmë është konstatuar prania e të paktën 200 miliardë metra kub gaz nga kompania amerikane Noble Energy. Në fund të vitit 2012, qeveria ka caktuar licencat e eksplorimit dhe shfrytëzimit për 5 blloqe të tjera: 3 për konsorcium italiano-korean ENI-KOGAS dhe 2 për kompaninë ndërkombëtare TOTAL. Procesi i eksplorimit deri më tani ka dhënë rezultate negative, por aktivitetet e kërkimit do të vazhdojnë gjithsesi. Sipas parashikimeve optimiste të qeverisë, gazi duhet të  jetë disponibël për përdorim shtëpiak e për eksport brenda vitit 2020. Infrastrukturat e nevojshme (në tokë si edhe në det), është ende në fazë studimi.

  • Ndërtimi

Sektori i ndërtimit është drejtpërdrejt i interesuar për zhvillimin e infrastrukturave të nevojshme për shfrytëzimin e burimeve të reja natyrore të hidrokarbureve. Ndër veprat e ardhshme të nevojshme për t’u ndërtuar janë:

– realizimi i dhe menaxhimi i tubacioneve të transportit të gazit në tokë (pothuaj 200 km, kosto e parashikuar: 1.5 miliardë euro)

– realizimi i impiantit LNG i cili do të duhet të lejojë dhe lehtësojë eksportin e gazit (kosto e parashikuar: 7 miliardë)

– ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes, i ndarë në një fazë të parë “A”për furnizimin e centraleve elektrike (rreth 80 km, kosto e parashikuar: 70 milion, nga të cilat 10 tashmë të vëna në dispozicion nga BE, si dhe me një mundësi financimi deri në 50% të vlerës totale të investimit me një kredi të BEI-së); një përfundim i mëtejshëm i rrjetit (nëpërmjet fazave “B” dhe “C”) për të arritur edhe tek përdoruesit industrialë dhe shtëpiakë (kosto e parashikuar: 500 milionë);

  • Aktivitete imobiliare

Në faqen e internetit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Qipro (CIPA), shfaqen mundësitë e investimeve në pasuri të paluajtshme dhe projekte turizmi të niveleve të konsiderueshme financiare.

Propozimet publikohen nga CIPA me kërkesë të palëve të interesuara.

  • Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar (edhe nga burime të rinovueshme)

Qipro është aktualisht një sistem i izoluar energjetik pa lidhje me rrjetet ndërkombëtare të transportit. Për të plotësuar nevojat e saj për konsum ishulli varet nga importi i lëndëve djegëse fosile, të vetmet që përdoren në centralet e saj elektrike. Kapaciteti prodhues nga burimet konvencionale arrin në rreth 1,438 MW, prodhuar në masën të madhe nga operatori publik “Autoriteti i Energjisë Elektrike të Qipros” (“EAC”). Burimet e ripërtëritshme (“RES”), janë aktualisht alternativa e vetme e aftë për të reduktuar varësinë nga importi, diversifikimin e prodhimit të energjisë dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit. Sipas kushteve të vendosura nga Direktiva 2009/28 / KE, Qipro do të duhet të rrisë përdorimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2020, duke e çuar atë në 13% të konsumit të përgjithshëm.

Mundësitë më të mëdha paraqitet në veçanti në sektorin e paneleve diellore fotovoltaike.

Përditësimi i fundit:  17/04/2015

  • Çfarë të shesësh?
  • Makineri dhe pajisje

Fillimi i eksplorimit dhe shfrytëzimit të burimeve të hidrokarbureve, si dhe ndërtimi veprave infrastrukturore të lidhura me to, do të sjellë nevojën për furnizimin me makineri dhe mirëmbajtjen e tyre. Aktualisht në vend mungon industria e manifakturës për këto lloj pajisjesh. Gjithashtu të paktë janë edhe importuesit e makinerive për industrinë petrolifere.

  • Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (edhe nga burime të rinovueshme)

Qeveria po promovon përdorimin e energjisë së rinovueshme, në veçanti panelet diellore fotovoltaike. Në shkurt të vitit 2013 janë dhënë licenca për instalimin e komplekseve me kapacitet prej 50 MW dhe në pranverën e 2015 ka publikuar një thirrje të re për tender.

Predispozita pozitive në dhënien e licencave mund të ofrojë mundësi biznesi për furnizuesit e komponentëve të këtyre koplekseve energjitike.

  • Ndërtimi

Sektori i ndërtimit është drejtpërdrejt i interesuar për zhvillimin e infrastrukturave të nevojshme për shfrytëzimin e burimeve të reja natyrore të hidrokarbureve. Ndër veprat e ardhshme të nevojshme për t’u ndërtuar janë:

– realizimi i dhe menaxhimi i tubacioneve të transportit të gazit në tokë (pothuaj 200 km, kosto e parashikuar: 1.5 miliardë euro)

– realizimi i impiantit LNG i cili do të duhet të lejojë dhe lehtësojë eksportin e gazit (kosto e parashikuar: 7 miliardë)

– ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes, i ndarë në një fazë të parë “A”për furnizimin e centraleve elektrike (rreth 80 km, kosto e parashikuar: 70 milion, nga të cilat 10 tashmë të vëna në dispozicion nga BE, si dhe me një mundësi financimi deri në 50% të vlerës totale të investimit me një kredi të BEI-së); një përfundim i mëtejshëm i rrjetit (nëpërmjet fazave “B” dhe “C”) për të arritur edhe tek përdoruesit industrialë dhe shtëpiakë (kosto e parashikuar: 500 milionë);

  • Produktet ushqimore

Besohet se ka vend për përmirësim në eksportin e produkteve ushqimore, sidomos në rrjetet e mëdha të shpërndarjes (si zinxhirët e supermarketeve).

·         Kuadri makroekonomik

Ekonomia qipriote karakterizohet nga një përmasë e vogël e tregut dhe të numrit të operatorëve ekonomikë. Nuk është e hapur ndaj tregtisë ndërkombëtare dhe varësia nga importi ka sjellë një deficit tregtar strukturor. Ekonomia vendase është e orientuar drejt shërbimeve (mbi 80% të PBB-së), kryesisht shërbime profesionale dhe mbështetjeje ndaj biznesit, turizëm, transport (lundrim), si dhe financë. Industria përpunuese është modeste (rreth 17% e PBB-së: produkte ushqimore, letër, kimike-farmaceutike, rafinimi i naftës, tekstilet), ndërsa bujqësia kontribuon me rreth 2.5% të PBB-së (produktet kryesore: rrushi, patatet, agrumet, pambuku).

Në vitin 2016 vendi doli nga programi i rregullimit ekonomiko-financiar të BE-BQE-FMN dhe konsolidoi trendin e rritjes të filluar në 2015, pas 14 tremujorëve radhazi të recesionit, duke regjistruar një rritje prej + 2.8% (+ 1.7% në 2015). Kjo është një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, të cilën Komisioni Evropian në raportin e tij ” Winter Report ” e quajti “rimëkëmbje të fortë”, megjithë ngadalësimin në dy vitet e mëvonshme (2.5% në 2017 dhe 2.3 % në vitin 2018).

Pozitivë gjithashtu të gjithë treguesit e tjerë të kërkesës globale në vitin 2016: investimet fikse bruto (+ 8.3%), konsumi privat (+ 3%), eksportet e mallrave dhe shërbimeve (+ 6.5%). Sa i përket aspektit të fundit, Qiproja ka regjistruar një sezon rekord në vitin 2016 sa i përket flukseve turistike hyrëse (+ 19.8% krahasuar me vitin paraardhës), për shkak të paqëndrueshmërisë së shtuar që ka prekur destinacionet turistike konkurruese në rajon. Situata e tregut të punës është gjithashtu inkurajuese, me një shkallë të papunësisë që ka zbritur nga 15% në 13.3%, edhe pse ende ka një nivel papunësie ndërmjet të rinjve prej 30%. Sa i përket llogarive publike, Qipro arriti një buxhet të balancuar në 2016, kjo edhe falë rritjes ekonomike dhe një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga TVSH-ja (+ 7%). Sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Statistikor i Qipros, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016 Qipro arriti një suficit buxhetor minimal prej 9.1 milionë euro (0.1% të PBB-së), ndërsa gjatë vitit fiskal 2015 ka pasur një deficit prej 196.4 milionë euro. Stoku i borxhit publik ka shumë gjasa të bjerë nën pragun e 100% në vitin 2018. Norma e inflacionit, negative që nga viti 2014, me një kulm prej -1.5% në vitin 2015, filloi të rritet përsëri në 2016 (-1.2%) dhe pritet të kthehet pozitive në vitin aktual, për shkak të rikuperimit të konsumit dhe të investimeve, stabilizimin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rritjes së kostos së energjisë.

Të dhënat për tregtinë e jashtme për vitin 2016 tregojnë një rritje të ndjeshme të importeve krahasuar me vitin paraardhës – nga 6.43 në 7.10 miliardë euro – kundrejt një rënieje të eksporteve, të cilat zbritën nga 3.02 në 2.70 miliardë euro. Efekti i kombinuar i këtyre dy ndryshimeve ka çuar në një rritje të ndjeshme të deficitit tregtar, nga 3.40 në 4.39 miliardë euro, me një raport eksport/importi që është rritur nga 17% në 38.2%.

Kjo paraqitje përgjithësisht pozitive, duhet krahasuar megjithatë me të dhënat e stokut të “Non-performing loans” (NPL), i cili edhe pse ka rënë në vitin 2016 me një vlerë prej rreth 600 milionë eurosh, vazhdon të jetë një shifër mbresëlënëse në krahasim me totalin e kredive të bankave (45%) dhe PBB-së (135%). Kjo shifër duhet të lexohet së bashku me nivelin relativisht të ulët të klasifikimit të borxhit publik të Qipros (BB nga Standard & Poor, sipas të cilit vendi ndodhet dy nivele poshtë në “shkallën e investimeve”) dhe shkallës së lartë të borxhit të kompanive dhe familjeve. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh se përmasat e reduktuara të tregut vendas e bëjnë atë veçanërisht të pambrojtur ndaj goditjeve të forta të jashtme të tilla si një zhvlerësim të mundshme të mëtejshëm të sterlinës (duhet theksuar se një milion turistë britanikë vizitojnë ishullin çdo vit). Edhe Brexit ka shumë të ngjarë të sjellë pasoja negative për Qipron, duke pasur parasysh intensitetin e marrëdhënieve të saj tregtare dhe financiare me Mbretërinë e Bashkuar.

Përditësimi i fundit:  06/06/2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shënim:
Faktorët e mësipërm janë përzgjedhur në bazë të përgjigjeve të sipërmarrësve të intervistuar për përpilimin e Raportit. Në mes të një liste prej 16 faktorësh, të anketuarit duhej të tregonin 5 faktorët më problematikë (nga 1: më problematike, në 5). Vlerat e paraqitura në tabelë përfaqësojnë përgjigjet e peshuara sipas pozicionit të tyre në renditjen e përgjithshme.
Përditësimi më i fundit: 13/10/2017

·         Risqet politike

  • Vazhdimi deri më sot i “çështjes qipriote”

Negociatat midis Presidentit Anastasiades dhe udhëheqësit të komunitetit turko-qipriot Akinci nën kujdesin e OKB-së, vazhdojnë me alternime që nga Maji i vitit 2015. Shumë përparime janë bërë dhe marrëveshja për ribashkimin e ishullit brenda një Shteti Federal mund të jetë shumë afër. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që negociatat të dështojnë, duke krijuar shumë të panjohura dhe pasiguri për të ardhmen politike të ishullit, të ndarë që nga viti 1974.

  • Tensione të mundshme për shfrytëzimin e burimeve të gazit

Shfrytëzimi i burimeve të gazit është kundërshtuar si nga komuniteti turko-qipriot (i cili pretendon një pjesë të të ardhurave të ardhshme), ashtu edhe nga Turqia, e cila nuk njeh një pjesë të ZEE-së qipriote, duke e konsideruar atë pjesë të platformës së saj kontinentale. Intensifikimi i veprimtarisë eksploruese gjatë 2017 dhe 2018, si dhe shfrytëzimi i ardhshëm i fushës “Afërditë” mund të bëhen kështu burim i ardhshëm i tensioneve të mëtejshme.

·         Risqet ekonomike

  • Sistem bankar i brishtë

Si rrjedhojë e programit të rregullimit ekonomiko-financiar të BE / FMN, bankat qipriote janë kapitalizuar në mënyrën më të përshtatshme ndaj këtyre ndryshimeve. Megjithatë, stoku i kredive me probleme (NPL), pavarësisht se ka rënë në 2016 me 600 milionë euro krahasuar me vitin 2015, vazhdon të përfaqësojë një shifër mbresëlënëse krahasuar me totalin e kredive bankare (45%) dhe PBB-së (135% ) dhe paraqet një rrezik afatgjatë për sistemin bankar qipriot.

  • Qëndrueshmëria e borxhit publik

Stoku i borxhit publik qipriot është i shumë i lartë, mbi 100% e PBB-së, dhe vlerësimi i borxhit publik mbetet i ulët në vlerësimet e borxhit publik qipriot (BB sipas Standard & Poor, dy nivele nën gradën e investimeve). Megjithatë, Qipro ka arritur në vitin 2016 një buxhet të balancuar mbas vitesh të tëra suficiti primar të qëndrueshëm dhe stoku i borxhit publik pritet të bjerë nën 100% deri në fund të vitit 2018. Rreziku i ristrukturimit të borxhit është pra mjaft i kufizuar.

  • Pasojat e Brexit

Qiproja është një nga vendet evropiane më të rrezikuara nga Brexit, për shkak të rëndësisë së flukseve turistike (1/3 e turizmit), tregtare dhe të investimeve. Pasojat e mundshme të Brexit – nga zhvlerësimi i poundit deri te barrierat e reja tregtare, e deri tek kufizimet e llojeve të ndryshme – mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e ishullit.

  • Nivel i lartë borxhi i privatëve

Familjet dhe sipërmarrjet jo-financiare paraqesin norma të larta borxhi, por vetëm familjet kanë një pozicion neto mjaftueshëm të balancuar falë pranisë së aseteve.

Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi procedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

 

Kontaktoni me Dhomën në:

Tel: +355 52 222 199

E-mail: info@ccidr.al