Përse Turqia (1)

Përse Turqia (1)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 18

1. Është një ekonomi në rritje
Turqia është ekonomia e 17-të në botë (sipas të dhënave të Bankës Botërore) me një PBB I cili është trefishuar nga viti 2006 deri në vitin2016, duke kaluar nga 231 në 857 miliardë USD. Rritja ekonomike është stabël, me një normë mesatare vjetore të zhvillimit të PBB-së reale prej 5,6% dhe 145 miliardë dollarë investime të huaja direkte (IDE) përgjatë 10 viteve të fundit (sipas të dhënave nga TurkStat).
2. Popullata është e re në moshë dhe e shkolluar
Vendi numëron një popullsi prej 79,8 milion banorësh me një moshë mesatare 31,4 vjeç (sipas të dhënave nga TurkStat). Çdo vit dalin më shumë se 950.000 të diplomuar, gjysma e të cilëve janë të formuar pranë instituteve profesionale dhe teknikë, dhe rreth 800.000 studentë të rinj të diplomuar të cilët vijnë nga 183 universitete (ISPAT).
3. Pozicioni strategjik
Si një urë lidhëse natyrale midis Evropës dhe Azisë, vendi ka një qasje të efektshme ndaj tregjeve më të rëndësishme të këtyre rajoneve, me një akses të lehtësuar ndaj 1.6 miliardë klientëve në Evropë, Europën Aziatike, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Turqia është gjithashtu një korridor i rëndësishëm për furnizimet energjetike pasi ndodhet gjeografikisht në afërsi të 70% të rezervave primare energjetike të botës, ndërkohë që konsumatori kryesor i energjisë, Europa, gjendet në perëndim të saj. Kjo e bën këtë vend një bazë kyçe në tranzitin energjitik dhe e kthen në një terminal energjitik në rajon.
4. Klimë e favorshme ndaj investimeve
Ka një ambient sipërmarrës të favorshëm me një periudhë mesatare prej 6,5 ditësh për të krijuar një shoqëri (Doing Business Report 2017 i Bankës Botërore). Tregues për këtë janë 52.700 shoqëri me kapital të jashtëm aktive në 2016 (të dhëna nga Min. Ekonomisë Turke). Ka patur një rënie të Tatimit mbi Fitimin e Shoqërive nga 33 në 20% (ISPAT). Të shumta janë përfitimet fiskale në Zonat e dedikuar për Zhvillimin Teknologjik, Zonat Industriale dhe Zonat e Lira Ekonomike të tilla si nivel më i ulët i Tatimit mbi Fitimin e Shoqërive dhe të kontributeve shoqërore si dhe mundësia e marries në përdorim të terreneve të ndryshe. Të shumta janë incentivat në dispozicion për investimet si dhe mundësitë për të përdorur arbitrimin ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
5. Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Strategjia e promovimit të stabilitetit rajonal nëpërmjet integrimit ekonomik dhe dialogut politik në politikën e Jashtme të vendit ka bërë hapa domethënës pas, mbas krizave në rajon dhe shpërthimit të Pranverave Arabe. Afërsia ideologjike dhe mbështetja ndaj segmentëve afër Vëllazërisë Myslimane, shpesh kanë bërë që Turqia të vendoset në pozita eksentrike ndaj partnerëve tradicionalë si NATO dhe BE, duke e çuar vendin në një izolim gradual.
Përkeqësimi i kushteve të sigurisë në kufijtë e vendit (ku gjatë viteve të fundit janë kryer disa atentate të rënda), e ka shtyrë Turqinë që të rrisë impenjimin e saj në luftën kundër terrorizmit.
Ankaraja zyrtare merr pjesë në Koalicionin Ndërkombëtar anti-DAESH nëpërmjet koncensionit të bazës ushtarake të Incirlik dhe me misionet e veta në Siri në mbështetje të opozitës së moderuar në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”. Thelbësore për këtë ka qenë rimëkëmbja e marrëdhënieve me Rusinë. Rusia, Turqia dhe Irani kanë nxitur nisjen e negociatave teknike me qëllim krijimin dhe monitorimin e zonave të veçanta në territorin sirian, si një parapregatitje për rinisjen e negociatave politike të OKB-së në Gjenevë.
Turqia mbështet koalicionin anti-DAESH edhe në Irak.
6.Bashkim Doganor me Bashkimin Europian prej vitit 1996
Midis Turqisë dhe Bashkimit Europian është në fuqi që prej vitit 1996 një Bashkim Doganor i cili ka ndikuar shumë për ta kthyer BE-në në partnerin kryesor tregtar të vendit. Janë gjithashtu në fuqi edhe marrëveshje të shkëmbimit të lirë (FTA) me 27 vende (të dhëna të Ministrisë së Ekonomisë Turke). Burimi ISPAT
Përditësimi më i fundit: 06/09/2017

Të dhëna të përgjithshme

Ku të investosh
1. Ndërtimi

Sektori i infrastrukturave është shumë dinamik dhe plot mundësi, kjo edhe falë objektivave ambicioze që qeveria Turke i ka vënë vetes në kuadër të 100-vjetorit të Republikës Turke i cili do të festohet në vitin 2023, vit në të cilin Turqia aspiron të bëhet një ndër 10 ekonomitë më të fuqishme të botës. Për shkak të këtij objektivi të rëndësishëm, vendi është aktualisht i impenjuar me një program madhor në drejtim të realizimit të veprave infrastrukturore, shpesh edhe nëpërmjet partneritetit publik-privat (PPP), i cili krijon kështu hapësira për ndërtimin e porteve dhe aeroporteve të reja, rrugëve, urave, hekurudhave. Një vëmendje të veçantë meriton sektori i realizimit të qendrave spitalore. Për këtë sektor qeveria Turke ka në zbatim një program të gjerë me të cilin synin të realizojë dhjetra struktura të tilla në të gjithë vendin. Kjo për shkak të synimit që ka ky vend për t’u akreditur si një destinacion në turizmin shëndetësor botëror. Për këtë qëllim është shtuar edhe një plan i ri për realizimin e dhjetra qendrave spitalore.
Të shumta janë mundësitë që lindin në frontin e proçeseve të privatizimit.

2. Transporti dhe magazinimi

Shumë dinamik në Turqi është edhe sektori i logjistikës dhe i transportit i cili po njeh aktualisht një zhvillim të konsiderueshëm. Ky zhvillim bëhet edhe më interesant për shkak të pozitës gjeopolitike të vendit i cili shërben si urë lidhëse midis Europës, Azisë e Lindjes së Mesme. Sa i përket transportit tokësor, Turqia disponon aktualisht 65.000 km rrugë, prej të cilave mbi 2.000 km janë autostrada. Sektori i Hekurudhave, i cili administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave të Shtetit Turk (TCDD), numëron aktualisht rreth 11.000 km hekurudhë dhe janë aktualisht në zbatim disa projekte për zhvillimin dhe modernizimin e saj më një fond prej 23,5 miliardë dollarë të akorduar deri në vitin 2023. Sa i përket sektorit detar, duke qenë se rrethohet nga një anë me detin Mesdhe, nga një anë me detin Egje dhe nga ana tjetër me Detin e Zi (si dhe me ngushticën e Dardaneleve dhe të Bosforit), ka kufij detarë për më shumë se 8.300 km. Në fushën e aviacionit, Turqia disponon 55 aeroporte, ndër të cilët bën pjesë edhe ai i “Istanbul Ataturk”i cili shërben për një numër  të madh fluturimesh në të gjithë botën. Turkish Airlines është një ndër kompanitë ajrore më të mëdha në nivel botëror.
Turqia synon ta zhvillojë në maksimum transportit ndërlidhës dhe ta kthejë vendin në një qendër logjistike të nivelit ndërkombëtar. Me rastin e 100-vjetorit të Republikës Turke, vendi i ka vënë vetes shumë objektiva ambicioze edhe në sektorin  e transportit  dhe të logjistikës, ndër të cilët është edhe realizimi i 16 qendrave të reja të logjistikës me përmasa të mëdha, zgjerimin e rrjetit rrugor  deri sa të arrijë 36.500 km rrugë me dy korsi si dhe 7.500 km autostrada. Në fushën e hekurudhave 10.000 km me shpejtësi të lartë dhe 4.000 km linja tradicionale (duke përfshirë edhe punët e nevojshme për elektrifikimin dhe sinjalistikën), mbarëvajtjen e stacioneve ekzistuese si dhe ndërtimin e stacioneve të reja për trenat me shpejtësi të lartë. Në fushën e aeronautikës, ka parashikuar krijimin e aeroporteve të reja me një vlerë totale investimi që arrin 165 milionë euro. Ndërsa, sa i përket fushës detare, parashikohet lidhja e porteve kryesore me rrjetin hekurudhor si dhe rritja e numrit të porteve turistike.

3. Energjia elektike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar (edhe nga burime të rinovueshme)

Turqia është aktive edhe në sektorin e energjitikës, një ndër tregjet me rritje më të shpejtë në botë dhe autoritetet turke kanë parashikuar se kërkesa për energji elektrike në vend do të rritet me një normë prej 6% në vit deri në vitin 2023. Me rastin e 100-vjetorit të Republikës Qeveria i ka vënë vetes edhe në këtë sektor synime ambicioze si rritja e kuotës së energjisë deri në një fuqi prej 125.000 MW nga 54.423 MW që ishte në 2010. Prioritet është edhe rritja e nivelit të energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme deri në përmbushjen e 30% të nevojës kombëtare, shfrytëzimin e plotë të burimeve hidrike, 60.717 km linjë transmetimi, 5 miliardë m3 kapacitet magazinimi të gazit natyror, ndërtimit të 8 reaktorëve nuklearë me kapacitet 10.000 MW e 4 me kapacitet 5.000 MW, rritjen e përdorimit të energjisë së erës deri në 20.000 MW. Interesante janë edhe oportunitetet që lindin nga proçeset e privatizimit që po zhvillohet aktualisht në këtë sektor.

4. Shërbimet e informacionit dhe komunikimit

Sektori i teknologjisë së informacionit dhe i komunikimit (ICT) ka shumë hapësirë për zhvillim në të ardhmen e afërt dhe ndaj tij qeveria Turke ka një vëmendje të veçantë duke prezantuar gjithmonë iniciativa promovuese dhe me masa të konsiderueshme incentivuese me qëllim mbështetjen e iniciativave sipërmarrëse në këtë fushë.

5. Makineri dhe pajisje

Industria e makinerive është rritur shumë në Turqi që prej vitit 1990 deri më sot me një normë gati 20% në vit. Kjo edhe falë ekzistencës së një shtrese shumë aktive firmash të vogla dhe të mesme shumë konkurruese dhe me aftësi përshtatjeje me tregun. Kjo për shkak se këto firma kanë mundësi të shfrytëzojnë një krah pune të kualifikuar dhe me kosto të ulët. Ky avantazh ju lejon atyre të paraqesin në tregun ndërkombëtar një gamë të gjerë produktesh me çmime të leverdisshme.
Përditësimi më i fundit: 20/09/2017
(vijon në numrin e ardhshëm)