Përse Turqia (II)

Përse Turqia (II)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 19

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

Duke nisur prej vitit 2002, Turqia ka regjistruar nivele shumë të larta rritjeje (me shifra maksimale si 9,5% në 2010 dhe 8,8% në 2011). Por, prej vitit 2012, kjo rrijte ka pësuar ngadalësim me nivele midis 2-4%. Shkaqet kryesore për këtë rënie janë kërkërsa e ulët e kërkesës së brendshme si dhe efektet negative të trazirave që kanë goditur disa tregje kryesore të eksporteve turke (Siria dhe Iraku), si dhe për shkak të disa konjukturave ekonomike të disa vendeve të Bashkimit Europian. Kjo situatë është përkeqësuar edhe si pasojë të disa atentateve të ndryshme terroriste që kanë goditur vendin gjatë mesit të 2015-tës si dhe të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, vit në të cilin PBB-ja u mbyll me një rritje prej 3,2%.
Por, ekonomia turke ka treguar një aftësi shumë të mirë ripërtëritjeje dhe duke filluar nga viti 2017 ka treguar sërish norma rritjeje më të larta se 5%, kjo kryesisht falë eksporteve dhe sektorit imobiliar (por duhet theksuar gjithashtu se prej tremujorit të 3-të të 2016 TurkStat ka përdoruar një metodologji të re llogaritjeje në përshtatje me standartet e BE-së gjë që ka sjellë zmadhimin e bazës së vlerësimit të normave të rritjes ekonomike të vendit).
Normat e larta të inflacionti dhe papunësisë mbeten megjithatë problemet kryesore të ekonomisë turke. Në vitin 2016, norma mesatare e inflacionit ishte 7,78% (më e lartë se objektivi i vënë nga Banka Qëndrore, dhe për më tepër një nivel që nuk ishte arritur asnjëherë më parë). Gjatë periudhës Janar-Tetor 2017 norma e inflacionit nuk ka zbritur kurrë poshtë nivelit 9,58% dhe ka arritur pikun me 11,9% në Tetor. Për më tepër, duke filluar nga Janari i 2017, shporta e produkteve bazë, ka pësuar ndryshime pasi është ulur pesha specifike e ushqimeve, pijeve jo-alkolike, veshjeve dhe banesave, ndërkohë që është rritur pesha specifike e transportit, hotelerisë, duhanit dhe alkolit.
Norma e papunësisë në 2016 ishte 10,9% me një nivel papunësie të të rinjve (15-24 vjeç) prej 19,6%. Në 2017, mbas arritjes së nivelit rekord prej 13% në Janar, falë edhe një fushate punësimesh të nisur nga qeveria, papunësia zbriti gradualisht në 10,6% në muajin Gusht. Megjithatë niveli i papunësisë mbetet shumë i lartë: 20,1%. Numri i të papunëve, pothuaj 3,5 milionë, ka tendencë në rritje, pasi rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme për të përthithur rritjen e forcës punëtore. Çdo vit hyjnë në tregun e punës rreth 1milionë të rinj, ndërkohë që edhe pjesmarrja femërore ka një tendencë në rritje. Nga pikëpamja sektoriale papunësia është e shpërndarë në këtë mënyrë: 52,8% në sektorin e shërbimeve, 20,9% në bujqësi, 18,6% në industri dhe 7,6% në sektorin e ndërtimit.
Së fundmi, ndjeshmëria e deficitit të bilancit tregtar ndaj çmimit të burimeve energjitike të cilat turqia i importon pothuaj të gjitha, bën që vendi të jetë i varur nga kapitali i huaj, disponibiliteti i të cilit ka qenë i bollshëm në vitet e kaluara, por është bërë më i kushtueshëm
për shkak të  rënies së nomës së vlerësimit nga agjensitë ndërkombëtare të vlerësimit (Moody’s, Standard & Poor’s e Fitch).
Gjithashtu gjatë  vitit 2016, pati një mungesë të theksuar edhe të efektit pozitiv të turizmit, por fatmirësisht të dhënat e 2017-ës e tregojnë këtë sektor në përmirësim.
Përditësimi më i fundit: 16/11/2017

Politika ekonomike
Që prej vitit 1999, Turqia ka vënë në jetë me vendosmëri një program rimëkëmbjeje të miratuar edhe nga FMN-ja, duke arritur kështu rezultate që e kanë bërë ekonominë vendase gjithnjë e më të fortë e të qëndrueshme. Zhvillimi ekonomi është favorizuar gjithashtu edhe nga kryerja e disa reformave të rëndësishme strukturore, të tilla si Ligji mbi Investimet e Huaja dhe normativa mbi krijimin e ndërmarrjeve, por edhe për shkak të një procesi intensiv privatizimesh. Në 2008-ën është aprovuar gjithashtu një reformë e rëndësishme në fushën e Sigurimeve Shoqërore dhe në 2012 ka hynë në fuqi Kodi i ri Tregtar.

 

 

 

Përsa i përket prioriteteve të ndërmarra nga Qeveria për vitet e ardhshme, ndër objektivat kryesore të Planit Ekonomik Afatmesëm për periudhën 2018-2020 është përmirësimi i normës së rritjes ekonomike, ulja e inflacionit dhe mbajta e deficitit buxhetor brenda normës 2% të PBB-së.
Për të kontribuar në rritjen e ekonomisë synohet zhvillimi i sektorëve ekonomikë inovativë si mbrojta, aviacioni, ICT, produktet farmaceutike dhe kimike nëpërmjet incentivave për invetitorët e huaj, në mënyrë që ata të motivohen për ta zhvendosur prodhimin e tyre në Turqi duke gjetur aty një vlerë të shtuar më të madhe. Gjithashtu edhe nëpërmjet incentivimit të sipërmarrësve turq, në mënyrë që ata të krijojnë sa më shumë sipërmarrje me kapital turk në këta sektorë.
Përsa i përket uljes së inflacionit, qeveria ka parashikuar ndërhyrje ad hoc për uljen e çmimeve të produkteve bujqësore nëpërmjet importit të sasive më të mëdha të mallrave.
Ndërsa për reduktimin e deficitit buxhetor, qeveria turke ka dorëzuar në parlament një projekt ligj i cili synon ripërcaktimin e kuadrit rregullator nëpërmjet aktualizimit të më shumë se 130 lloje tatimesh, duke synuar kështu ndryshime si në bazën e tatueshme ashtu edhe në përqindjet e tatimit.
Parashikohen gjithashtu rritje të normave të taksave për pronësinë e mjeteve motorrike, taksave mbi blerjet dhe tatimit mbi fitimin e sipërmarrjve.
Përditësimi më i fundit: 16/11/2017

 


Dhoma ofrojn asistencë të personalizuar mbi proçedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.
Kontaktoni me Dhomën në:
Tel: +355 52 222 199
E-mail: info@ccidr.al