Polakët në Durrës

Polakët në Durrës
2 Gazeta T&I Durrës Nr 27

Autoriteti Portual Durrës mikpriti sot një grup përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë Polake dhe deputetë nga Grupi parlamentar Poloni – Shqipëri.

Takimi, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Durrësit me mbështetjen e APD, u zhvillua në Sallën e Trajnimeve, në prani të një grupi biznesmenësh nga Durrësi.

Të pranishmit i përshëndeti znj. Sonila Toska, zv. Drejtore Ekzekutive e APD, e cila pasi prezantoi zhvillimet e fundit portuale, shprehu kënaqësinë për kontaktet në rritje me biznesin e huaj, veçanërisht atë nga Polonia.

Më pas kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, Andrea Xhavara përshëndeti misionin 4-ditor të biznesit polak, i cili veç Tiranës u ndal edhe në Durrës dhe prezantoi temën “Shqipëria – Durrësi, një zgjedhje e shkëlqye biznesi”.

  1. Andrzej Arendarski, president i Dhomës së Tregtisë së Polonisë, tha se prej tre ditësh ata kanë takuar kryesisht në Tiranë përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve shqiptare, çka hap perspektivë të re kontaktesh dhe bashkëpunimi edhe në fushën ekonomike.

Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni – Shqipëri, Z. Tomasz Glogowski shprehu dëshirën për rritjen e marrëdhënieve mes sipërmarrësve nga të dy vendet, duke marrë si shembull zhvillimet pozitive në fushën e turizmit dhe rritjen e numrit të turistëve polakë në bregdetin shqiptar.

Më pas përgjegjësi i Sektorit të Promocionit në APD, Arben Xhemali, prezantoi situatën e performancës aktuale në portin më të madh të vendit tonë.

Natyrisht, takimet b2b zunë kohën më të madhe të këtij aktiviteti. Perfaqësuesit e kompanive operuese në rajonin e Durrësit, si Pespa Alumin, Kaldaja, AV Gaz, Albania Trading Kompani, Agrohelp, Kappa Oil, Istrefi dhe Albanian Herb, Tatti Konstruksion, u takuan  me përfaqësuesit e kompanive polake, si Chemar Piping, Elbo Trade, Gonar Bis, MGGP, Pronar Co, Stabar Co, Unique, Ëaërzaszek ISS dhe PTAK Ëarsaë Expo. Kjo e fundit ishte qendër panairesh me kalendarin e plotë të eventeve për vitin 2019.

Qëndrimi 2-orësh i grupit prej mbi 20 përfaqësuesish të Parlamentit dhe biznesit polak në portin e Durrësit u mbyll me vizitën në sheshet dhe kalatat e Terminalit Perëndimor, si dhe në Terminalin e Trageteve. Më pas, vizita e polakëve vazhdoi me një walk city tour nëpër pjesën më historike të Durrësit. Kisha ortodokse, kasha katolike, dy xhamitë, forumi roman, sheshi i Bashkisë, rruga tregtare, torra veneciane, muret rrethuese, amfiteatri ishin pjesë të itinerarit me mjaft përshtypje për miqtë polakë, i guiduar nga agjensia “Dea Lines”. Takimi u mbyll me një drekë pune të ofrua nga Dhoma, të shoqëruar nga një menu peshku shqiptar, të servirur me mjeshtri nga guzhina e hotelit “Arvi”.