QENDRIME TE DHOMES (Pro dhe kundra)

QENDRIME TE DHOMES

(Pro dhe kundra)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ndjek me vëmendje të gjitha ligjet dhe udhezimet e Qeverisë ne kuadër të Reformës Ekonomike, ne këndvështrimin e lirisë, heqjes së pengesave dhe lehtësimit te barrës fiskale për biznesin.

Prandaj, Dhoma është pro dhe konsideron mjaft pozitive :

  • Dialogun me Qeverinë Qëndrore dhe atë Vendore për hartimin e kuadrit ligjor e rregullues me ndikim mbi biznesin, vetem sipas skemës: Informimdialog konstruktivoptimum konsensusesh
  • Përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit dhe  me sportele ne te gjithe vendin të QKR dhe QKL
  • Amnistinë për legalizimin e aktiveve të krijuara nga bizneset deri më sot
  • Ligjin e koncesioneve dhe krijimin e zonave ekonomike
  • Privatizimin e shërbimeve publike, si energjia, me kusht qe të mundësohet pjesmarrja me kapitale e biznesit vendas
  • Zhvillimet ekonomike te afërme në Durrësin Verior me Parkun Industrial, Parkun Energjitik, Terminalin e hidrokarbureve dhe depozitat e tyre, Portin e Ri, duke mbështetur vetëm investimet me nje peshë specifike jo të lartë dhe plotësisht ”miqesore” me ambientin.
  • Aplikimin e takses se sheshte, si nje nder nivelet me te ulta te taksimit ne bote
  • Nisjen e Reformës për Sigurimet shoqërore e shëndetsore,  e cila duhet të përfshijë të gjithë popullsinë e vendit, në qytet apo fshat

Por, Dhoma është kundër, sepse i konsideron me efekt negativ për biznesin:

  • Ngritjen e taksave për biznesin në çfarëdo mënyre, direkte apo indirekte
  • Aplikimin e çmimeve te referencës për zhdoganimin e mallrave,  e çmimeve të paracaktuara për mallrat dhe furnizimet ne sektorin e ndërtimit, si dhe paracaktimin e pagave të stafit drejtues apo punonjës të një biznesi
  • Ligjin mbi dënimin penal të administratorit te një biznesi, për shkak te mos rregjistrimit te një punonjësi
  • Përdorimin si detyruese te skemës së llogaritjes së fitimit mesatar
  • Ndalimin diskriminues të biznesit te vogël në Durrës dhe Tiranë për të importuar direkt
  • Ngarkimin e biznesit me tarifa më të larta për sherbimet publike vetëm sipas parimit ”te pasurit paguajne me shume”, ne vend te pageses sipas masës së perfitimit nga ato shërbime, e të tilla si këto.

 

Ne kushtet aktuale të cfaqjes së vështirësive për ekonominë, Dhoma do t’i sugjeronte Qeverise edhe :

  • Rikthimin tek biznesi e një pjese të taksave të mbledhura prej tij, në formën e asistences teknike, me synim rritjen e aftësisë konkuruese të tyre në tregun ndërkombëtar
  • Rritjen e konsiderueshme të granteve për eksportuesit shqiptarë
  • Krijimin e fondeve te garancisë për mbulimin e kolateraleve të kredive për bizneset fillestare
  • Krijimin pranë bankave të fondeve për kredi të buta për bizneset prodhuese, krijuese të një numri të konsiderueshem vendesh pune apo për bizneset ekologjike, e të tilla si këto.
  • Krijimin pranë Dhomave të one-stop-shop, me sportele të vecanta për rregjistrimin, liçensimin (me synim kryesor hyrjen sa më shpejt në treg dhe daljen prej tij të operatoreve ekonomike si dhe lehtesimin e jetës shoqërore të tyre) dhe kualifikimin e biznesit

Të gjitha çështjet e cituara më lart do të jenë pjesë e lobbingut të vazhdueshëm të Dhomës edhe për vitin 2011.