DHOMA E TREGETISE DHE INDUSTRISE DURRES është “një partner i cmuar për sipërmarrjen private “

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Durresit e ka fillesen ne 10 Janar 1921 me emërtimin “Oda e Tregtisë e Durresit”. Sot , e perfshire ne reformen ekonomike funksionet e Dhomes se Tregtise dhe Industrise , jane perditsuar me ligjin  Nr. 9640, datë 9.11.2006 “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise
Dhoma e Tregtise dhe Industrise Durres eshte  është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Ajo zhvillon funksione te perfaqesimit dhe te mbrojties se interesave te ligjshem ekonomikë të anëtarëve të saj, qe operojne ne territorin e Qarkut Durres. Ne misionin e Dhomes jane perfshire:

 

  • Bashkepunimi i biznesit me qeverine vendore dhe qendrore
  • Mbeshtetja per sipermarrjet e reja
  • Perfshirja e antareve ne rrjetin biznesor nderkombetar

Ndër kompetencat e Dhomës janë :

  • Mbajtia e Regjistrit te antaresise.
  • Organizimi dhe pjesmarrja ne panaire dhe ekspozita me karakter vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Organizimi I konsultave per harmonizimin e mardhenjeve midis antareve te saj si dhe per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile, nëpërmjet rrugës së ndërmjetësimit dhe arbitrazhit.
  • Organizimi I takimeve me grupe te intersit per propozime dhe vlerësime te lidhura me nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra nga administrata qendrore, vendore dhe subjektet e tjera publike, përmbajtja e të cilave prek interesat e anëtarëve të saj.

Organet e Dhomës janë:

  • Asambleja
  • Kryesia
  • Kryetari
  • Sekretari i Dhomës
  • Komisioni i auditimit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrise Durrës, sipas ligjit, është e organizuar dhe funksionon, në bazë qarku, me seli në qytetin e Durresit dhe nje Zyre Perfaqesimi në qytetin e Krujës.

RRETHI I DURRESIT RRETHI I DURRESIT RRETHI I KRUJES
Bashkia Durres Komuna Katund I Ri Bashkia Kruje
Bashkia Shijak Komuna Mamainas Bashkia Fushe Kruje
Bashkia Manez Komuna Rrashbull Komuna Bubq
Bashkia Sukth Komuna Xhafzotaj Komuna Cudhi
Komuna Gjepalaj   Komuna Koder Thumane
Komuna Ishem   Komuna Nikel

Popullsia   

Qarku  i Durresit me rreth 351,899 banore (Drejtoria e Statistikave Durres – 2005) renditet is rajoni i trete per nga popullsia, pas rajonit te Tiranes dhe Fierit. Ne raport me pjesen tjeter te Shqiperise, Qarku i Durresit perben 12% te gjithe popullsise se Shqiperise; 12% te gjithe popullsise urbane dhe 7% te gjithe popullsise fshatare.

Ekonomia

Qarku  i Durresit paraqet mundesi te shumta ekonomike, ne te veprojne rreth 6,3008 ndermarrje aktive (pa perfshire aktivitetin privat bujqesore) duke e renditur ne vendin e dyte pas rajonit te Tiranes. Pozicioni i Qarkut te Durresit ne Qender te Shqiperise, vendosja e portit me te madh te vendit, fuqite investuese nga dergesat e emigranteve dhe burimet te natyrore per zhvillimin e turizmit , kane favorizuar zhvillimet ne disa sektore te ekonnomise rajonale dhe krijimin e nje numri te madh te ndermarrjeve aktualisht aktive.

Trasporti 

Per shkak te pozicionit gjeografik, Qarku  i Durresit eshte i lidhur me akset kryesore te linjave te komunkacionit. Durresi eshte gjithashtu pika hyrese e Koridorit VIII-te gjith Europian qe shkon deri ne Varna(Bullgari) dhe koridorit gjith shqiptar qe shkon deri ne Prishtine. Rajoni i Durresit eshte nje pike e rendesishme lidhese e transportit detar ( per shkak te te qenit Porti kryesor i Shqiperise),  me ate hekurudhor , automobilistik dhe ajror

Ndertimi  

Paraqet zhvillime te rendesishme te lidhura me ndryshimet demografike dhe zhvillimet ekonomike. Jane rreth 70 sipermarres ndertimi te cilet kane siguruar ndertimin e disa qendrave urbane ne qark. Investime te rendesishme jane realizuar vecanerisht ne zonen e plazhit dhe ne pjesen veriore te Durresit

Turizmi

Turizmi eshte nje industri me ndikim te rendesishem ne ekonomine e Qarkut.    Me mbi 700 000 vizitore ajo gjeneron te ardhura dhe nga industri te tjera si agroindustria, transporti , ndertimi etj.

Nderkombetarizimi i ekonomise

Janë një numër i konsiderueshem ndermarjesh të perbashkëta që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Qarkun e Durrësit , gjithashtu sistemi i prodhimit siguron eksporte të perfshira ne fushën e prodhimeve bujqesore, të veshjeve, të bimëve medicinale etj