Skemë e TVSH vetëm për TAP?!

Skemë e TVSH vetëm për TAP?!
3 Gazeta T&I Durrës Nr 25

Një propozim i ri i Qeverisë për sa i përket skemës së TVSH-së është tashmë në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë. Propozimi ka lidhje me projektin TAP. Propozimi i ri synon të kombinojë sistemin e autofaturimit me sistemit tradicional të aplikimit të TVSH-së. Duke marrë në konsideratë jo vetëm rimbursimin e përshpejtuar të TVSH-së për kërkesat e paraqitura tashmë nga projekti TAP, por dhe fluksin në rritje të tyre që pritet të vijojë në vitet 2018 e 2019, mendohet se është i nevojshëm rishikimi i skemës së TVSH-së dhe kalimi në skemën e sipërcituar. Në fund të ditës, qeveria synon të ulë në parametra të menaxhueshëm shumën e kërkesave për rimbursime të TVSH-së, duke bërë të mundur që projekti TAP të mos vihet në vështirësi për financimin e punimeve
Çfarë parashikon projektligji i ri?
Projektligji i ri paraqet një propozim të ri për sa i përket skemës së TVSH-së në lidhje me projektin TAP, e cila është kombinim i sistemit të autofaturimit (reverse-charge) dhe sistemit tradicional të aplikimit të TVSH-së. Duke marrë në konsideratë jo vetëm rimbursimin e përshpejtuar të TVSH-së për kërkesat e paraqitura tashmë nga projekti TAP, por dhe fluksin në rritje të tyre që pritet të vijojë në vitet 2018 e 2019, mendohet se është i nevojshëm rishikimi i skemës së TVSH-së dhe kalimi në skemën e sipërcituar. Pra, ky propozim, synon të ulë në parametra të menaxhueshëm shumën e kërkesave për rimbursime të TVSH-së, duke bërë të mundur që projekti TAP të mos vihet në vështirësi për financimin e punimeve. Kjo skemë nënkupton se gjatë fazës së ndërtimit (sikurse përcaktohet në marrëveshjen me qeverinë pritëse), të gjitha furnizimet e nevojshme ndërkombëtare/të huaja dhe vendase të lidhura me projektin TAP, në nivelin e parë dhe të dytë të furnizimeve për projektin TAP do t’i nënshtrohen TVSH-së, nëpërmjet sistemit të autofaturimit. Ky sistem nënkupton që edhe pse në përgjithësi është furnizuesi i një malli apo shërbimi, personi që duhet të llogaritë dhe t’u paguajë autoriteteve tatimore çdo detyrim TVSH-je, në rrethana të caktuara, mund të jetë dhe përfituesi i furnizimit ai që është përgjegjës dhe paguan TVSH-në. Ky kalim i përgjegjësisë për të llogaritur dhe paguar TVSH-në nga furnizuesi te përfituesi i furnizimit quhet mekanizmi i reversecharge. Sipas kësaj skeme specifike, investitori i projektit identifikon kontraktorët e nivelit të parë dhe të dytë, të cilët më pas i komunikohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nga niveli 3 i kontraktorëve e në vazhdim, parashikohet aplikimi i sistemit tradicional të TVSH-së. Importet e kryera nga investitori i projektit ose çdo kontraktor i nivelit 1 gjatë fazës së ndërtimit, për furnizimet e mallrave që lidhen me projektin janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Ato trajtohen si furnizime mallrash të kryera nga importuesi për veten e tij, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike, Për sa u përket funizimeve të mallrave dhe shërbimeve brenda vendit nga një kontraktor i nivelit të parë ose i nivelit të dytë, vetëm përfituesi i mallrave/shërbimeve do të jetë i detyruar të paguajë TVSH-në dhe ka të drejtën e zbritjes së kësaj TVSH-je sipas rregullave të përcaktuara. Zgjidhja është efektive në aspektin kohor dhe barra administrative kufizohet te kontrolli i kontraktorëve. Burimet që do të përdoreshin nga autoritetet tatimore shqiptare për kontrollin e kërkesave për rimbursim mund të përdoren për kontrollin e kontraktorëve të TAP. TAP do të ndajë informacionin mbi kontraktorët me autoritetet përkatëse. Mekanizmi i reverse-charge parashikohet nga direktiva e BE-së nr.2006/112/EC “Mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar”, në nenet 194 deri 199 të saj si përjashtim ndaj rregullit kryesor që TVSH-ja është e pagueshme nga personi që kryen furnizimin. Gjithashtu, mekanizmi i reversecharge është një mekanizëm që është përdorur në Shqipëri në kuadër të legjislacionit fiskal, pra, tashmë është i njohur për autoritetet shqiptare. Marrëveshja e ndryshimit pas negociimit dhe konkludimit të projektit të dakordësuar mes palëve, në zbatim të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, iu nënshtrua procesit të miratimit në parim nga Këshilli i Ministrave, i cili me vendimin nr.318, datë 31.5.2018, miratoi në parim marrëveshjen e ndryshimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës. Pas miratimit në parim, në datën 8 qershor 2018, marrëveshja e ndryshimit u nënshkrua edhe nga përfaqësuesit e autorizuar të palëve.
Në fund të ditës, qeveria synon të ulë në parametra të menaxhueshëm shumën e kërkesave për rimbursime të TVSH-së, duke bërë të mundur që projekti TAP të mos vihet në vështirësi për financimin e punimeve.
Sikurse është bërë e njohur, projektet e mëdha të investimeve kanë vënë në vështirësi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të rimburësuar në kohë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet prej kërkesave e miratuara për rimbursim në fund të vitit 2017 rezultojnë të parimbursuara 125 kërkesa me vlerë 12,3 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e zënë katër kompanim që rregjistrojnë 81 % të stokut të borxhit te TVSH së parimbursuar.
Shuma prej 12,3 miliardë lekësh si TVSH, e parimbursuar tashmë, është një borxh që tatimet e kanë njohur, por ndërkohë janë 83 kërkesa me vlerë 6,9 miliardë lekë që i takojnë vitit 2017 dhe që ende nuk janë shqyrtuar. Nëse edhe këto kërkesa janë të drejta, atëherë detyrimet për TVSH të parimbursuar arrijnë në mbi 19 miliardë lekë ose 145 milionë euro. Po kompanitë e tjera që nuk kanë marrë rimbursimin, si do ta marrin atë? A mos duhet nga një ligj i veçantë për secilën prej tyre?!