Takim në kuadër të iniciativës AI – NURECC

Në datën 19.11.2019 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, u përfaqësua nga Znj. Brizida Hoxha (Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës) dhe Znj. Erida Mane (Koordinatore e Kryetarit dhe Përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projektet) në Forumin e të rinjve të rajonit Adriatiko-Jonian, të organizuar në Europe House, Tiranë.
Ky event u organizua në kuadër të iniciativës AI – NURECC
Fokusi i këtij takimi ishte nxitja e krijimit të sipërmarrjeve të reja dhe inovatore në fushën e kulturës në Makrorajonin Adriatiko – Jonian, forcimi i trashëgimisë kulturore të rajonit  Adriatiko – Jonian. 
Qëllimi i eventit konsiston në rritjen e aftësive dhe njohurive të të rinjve, studentëve dhe shoqërisë civile në hartimin e projekteve të zhvillimit territorial, nënvizimin e mundësive tëpashfrytëzuara të disponueshme përmes programeve të financimit të BE-së, kombëtare dhe rajonale, shkëmbimine praktikave më të mira. Mbështetja e aktiviteteve të rrjetit të aktorëve dhe sinergjive innovative midis universiteteve, autoriteteve rajonale e lokale dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit, dhe shkëmbimi i rekomandimeve në lidhje me një axhendë të mundshme për të rinjtë me vendimmarrësit dhe palët e interesuara përkatëse të EUSAIR.
Në këtë event të pranishëm ishin Z. Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Erion Veliaj – Kryetar i Bashkisë Tiranë, si dhe ideues të kësaj nisme të cilët diskutuan dhe hodhën ide rreth kësaj nisme.