Tregtia Ndërkombëtare-4, Përse Maroku (I)

Përse Maroku (I)

  • Është një treg në rritje

Në pjesën e parë të vitit të kaluar, ekonomia marokene regjistroi një performancë të mirë, me një normë rritje prej  4.1% në fund të 2017 dhe një menaxhim të rregullt të bazave ekonomike. Shkalla e rritjes parashikohet të vazhdojë të jetë 3.3-3.6% deri në fund të vitit 2021 (parashikim i EIU). Norma e inflacionit është e barabartë me 1.6% dhe deficiti publik parashikohet të mbyllet këtë vit në 3.7%.

  • Qëndrueshmëri politike, ekonomike dhe sociale.

Qeveria ka zbatuar programe që synojnë reduktimin e përjashtimit social, në veçanti të grupeve më të varfra rurale, duke përqendruar ndërhyrjet e saj në përmirësimin e arsimit publik, shërbimeve shëndetësore dhe strehimit, duke zhvendosur popullsinë që jeton në lagjet e varfëra pranë zonave urbane të pajisura me transport dhe shërbime. Ka një angazhim të fortë të qeverive marokene për arritjen e stabilitetit makroekonomik. Maroku në përgjithësi gëzon besimin e organizatave ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, si dhe organet financiare rajonale si Banka Afrikane e Investimeve.

  • Është i hapur ndaj tregtisë ndërkombëtare

Maroku ka nënshkruar marrëveshje të shumta Tregtare Rajonale dhe marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ai gëzon pozitën e Statusit të Avancuar, të dhënë nga BE.

  • Infrastruktura të nivelit ndërkombëtar

Ka rreth një dekadë që Maroku ka nisur programe të dobishme për ta ngritur infrastrukturën e tij në nivele ndërkombëtare. Në 2007 u përurua porti i Tangier Med, me një kapacitet prej 3 milion kontejnerësh. Rrjeti i rrugëve dhe autostradave gjithashtu është subjekt i një plani për modernizimin dhe zgjerimin. Gjithashtu edhe rrjeti hekurudhor dhe ai aeroportual. Nga këndvështrimi industrial dhe logjistik, platformat e integruara dhe zonat e lira janë rritur gjithashtu.

 Të dhëna të përgjithshme

Forma e Shtetit Monarki kushtetuese
Sipërfaqja 458.730 km2
Gjuha zyrtare Arabishtja (zyrtare) – Frëngjishtja
Feja zyrtare Islame (Feja zyrtare) + liria e  kultit
Monedha zyrtare Dirham

Përditësimi i fundit: 10/08/2017

Ku të investosh

  • Produktet bujqësore, peshkimi dhe pylltaria

a) Sektori agro-ushqimor në Marok prodhon 13.2% të PBB-së kombëtare dhe punëson 40% të fuqisë punëtore. Ushqimet kryesore janë: drithërat (gruri, elbi), agrumet (portokalli, mandarinat), ullinjtë, fruta të ndryshme (rrush, bajame, mollë, kajsi,etj), perime (panxhar sheqeri, patate, domate), bishtajore të ndryshme, mish dhensh dhe gjedhi, peshqit, vera. Prodhimi vendas është shumë i ndryshueshëm për shkak se ndikohet shumë nga reshjet, në fakt, nuk i mbulon nevojat e përgjithshme të vendit, madje edhe gjatë viteve me rendiment të mirë. Përmes adoptimit të “Plan Maroc Vert” (www.agriculture.gov.ma/pages/la-strategie), Maroku ka konfirmuar synimin e tij për të ndryshuar totalisht përqasjen e deritanishme ndaj bujqësisë.

b) Maroku, me 3500 kilometra bregdet, të cilët përfshijnë 500 në anën e Mesdheut dhe pjesën tjetër në Oqeanin Atlantik, karakterizohet nga një hapësirë ​​detare prej rreth 1.2 milion kilometra katrorë. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Peshkimit (www.onp.ma), vendi renditet i pari në Afrikë në sektorin e peshkimit, dhe në vendin e 25 në renditjen botërore. Specialiteti kryesor i peshkimit maroken janë sardelet për të cilat vendi është eksportuesi kryesor në botë. Sektori i peshkimit luan një rol të rëndësishëm në Marok, me një vëllim prej mbi një milion tonësh, rreth 700.000 të punësuar drejpërdrejt dhe në mënyrë indirekte dhe një ndikim në GDP midis 2 dhe 3%. Eksportet marokene të produkteve ujore arrijnë vlerën prej mbi 1.5 miliardë dollarë, e barabartë me 58% të totalit të eksporteve agro-ushqimore. Qarkullimi vjetor i sektorit të peshkimit në Marok ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 5% që nga viti 2001.

c) Gazeta ekonomike e mirënjohur Financial Times ka botuar kohët e fundit një artikull që analizon të dhënat botërore të prodhimit të verës, të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare e Vreshtit dhe Verës (www.oiv.int). Bazuar në këto statistika, Maroku është eksportuesi i dytë më i madh i verës në kontinent, i paraprirë nga Afrika e Jugut, me 52,000 hektolitra në vit të destinuara për tregjet ndërkombëtare. Zgjerimi i ofertës së sektorit ka çuar edhe në një rritje prej 12% të numrit të konsumatorëve.

  • Automjetet, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot

Maroku është prodhuesi i dytë në Afrikë në industrisë së automobilave (pas Afrikës së Jugut), me një fuqi punëtore prej 73.000 të punësuar dhe një total shitjesh vjetore prej 5 miliardë euro dhe eksporte të cilat kanë kapur shifrën 3.6 miliardë euro, kjo kryesisht për shkak të dy fabrikave Renault tashmë të pranishme në vend (në Casablanca dhe Tangier). Perspektivat e ardhshme për industrinë e furnizimit të automobilave në Marok janë pozitive pasi priten investime të reja të grupit francez të automobilave PSA Peugeot Citroen në Kenitra. Fabrika do të punësojë 4,500 punonjës të drejtpërdrejtë, duke përfshirë 1,500 inxhinierë dhe teknikë të specializuar, ndërsa një rritje prej 20,000 vende pune pritet për nënkontraktuesit. Dy kompani të njohura shumëkombëshe, që operojnë në sektorin e komponentëve të automobilave, po vënë në jetë plane për të forcuar prodhimin e tyre industrial në Marok. Grupi japonez Yazaki (www.yazaki-group.com), i specializuar në prodhimin e instalimeve elektrike, inauguroi në muajt e parë të vitit 2016 fabrikën e tij të tretë në Marok. Kabllot e prodhuara në Meknes do të transportohen në fabrikat e Renault në Spanjë dhe Francë për modelet Mégane, Espace dhe Scénic.

Grupi francez Saint Gobain, një specialist në prodhimin e xhamit të makinave, është gati të lançojë linjën e dytë të prodhimit në zonën e lirë të Kenitrës, me një investim prej mbi 18 milionë euro. Transferimi në këtë vend i prodhuesve të mëdhenj Europianë të automjeteve (dhe jo vetëm) dhe krijimi i zonave të lira për eksport dhe ekosistemet për industrinë e automobilave natyrisht është tërheqës edhe për bizneset tona. Zonat e lira tregtare sigurojnë lehtësira shumë interesante fiskale dhe incentiva të ndryshme, të tilla si: përjashtimin nga tarifat e regjistrimit dhe vulat noteriale në aktet e themelimit të kompanisë dhe në aktet e blerjeve të tokës; përjashtimi i përgjithshëm për pesë vitet e para të taksave mbi sipërmarrjet dhe mbi fitimin e shoqërisë (dhe lehtësira të ndryshme deri në 20 vitet e para të prodhimit); përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar; një sistem ndihme për operatorët ekonomikë për trajnimin dhe rekrutimin e stafit, etj.

 

  • Ndërtimi

Sektori i infrastrukturës paraqet mundësi të rëndësishme për vitet e ardhshme: Ministria kompetente ka publikuar planin e zgjerimit që do të zbatohet deri në vitin 2035. Ky program afatgjatë bazohet në infrastrukturat që do të ndërtohen në 20 vitet e ardhshme në sektorët e rrugëve, hekurudhave, porteve dhe aeroporteve. Sa i përket sektorit rrugor, plani “Rrugë 2035” parashikon ndërtimin dhe rinovimin e 7,000 km rrugë kombëtare, 1,273 km autostrada dhe 24,000 km rrugë rurale, si dhe një program mirëmbajtjeje mbi 2,000 km rrugë secili vit. Në sektorin hekurudhor, programi përfshin projekte për linjat normale (2,743 km) dhe linjat me shpejtësi të lartë (1,500 km), përpos përmirësimit të rrjetit hekurudhor rajonal të Casablancës. Në lidhje me investimet në sektorin e aeroportit, strategjia e re përfshin ndërtimin e terminalit të ri të Marrakech dhe një zgjerim të aeroporteve tashmë të pranishme në territor, me qëllim rritjen e kapacitetit të tyre. Në lidhje me infrastrukturën portuale, janë planifikuar ndërtimi i gjashtë shtyllave të reja detare, zgjerimi i shtatë objekteve dhe ristrukturimi i pesë porteve ekzistuese (në mesin e objekteve më të rëndësishme të portit, duhet theksuar zgjerimi i Tanger Med portet e reja të mëdha Kenitra dhe Nador).

  • Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar (edhe nga burime të rinovueshme)

Maroku është vendi më i përparuar, brenda rajonit të Magrebit, për nxitjen e energjisë së rinovueshme. Në fakt, brenda vitit 2030, Maroku parashikohet të prodhojë 52% të nevojave për energji elektrike nga burime të rinovueshme. Ky orientim ndaj burimeve të rinovueshme është i nevojshëm, pasi vendi ka një varësi të fortë nga importet e energjisë (rreth 95% të kërkesave të vendit).

  • Produktet e industrive të tjera prodhuese
  1. Maroku është një vend i pasur me burime minerale (fosfate, qymyr, plumb, argjend, ar, zink, kobalt, etj.). Qeveria është fokusuar gjithmonë që industria prodhuese të drejtohet drejt transformimit të lëndëve të para për të krijuar produkte vendase, si për konsum të brendshëm ashtu edhe për eksport.
  2. Industria tekstile përfaqëson një nga aktivitetet kryesore të sektorit të prodhimit (34%) të vendit dhe absorbon 42% të krahut të punës. Duke pasur parasysh se konkurrenca nga Azia dhe vendet e tjera është shumë e vështirë për t’u kapërcyer, dhe duke pasur parasysh afërsinë me Europën, kjo industri po i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi modës së shpejtë.
  3. Shumë të rëndësishme janë si industria farmaceutike ashtu edhe industria kimike, parakimike dhe elektronike, të cilat kanë përjetuar një rritje eksponenciale në 10 vitet e fundit.
  4. Industria e përpunimit të lëkurës është një nga industritë tradicionale të Marokut, e cila është e përqendruar në tre qendra kryesore: Casablanca, Fes dhe Marrakech. Sektori përfshin 340 kompani, të barabarta me 4% të industrisë përpunuese marokene, me 20,530 punonjës të drejtpërdrejtë, plus rreth 7,000 punëtorë që operojnë në sektorin “informal”. Sektori i këpucëve luan një rol të rëndësishëm brenda zinxhirit të furnizimit me lëkurë: absorbon 68% të kompanive në zinxhirin e furnizimit, 82% të punësimit, 76% të prodhimit, 76% të eksporteve, 93% të investim, 82% e vlerës së shtuar.

Përditësimi i fundit:: 28/02/2018

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Politika e jashtme marokene lëviz përgjatë linjave tradicionalisht të moderuara dhe të orientuara nga perëndimi: marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara janë një referencë thelbësore. Me Uashingtonin, marrëdhëniet janë forcuar ekonomikisht nga një marrëveshje e tregtisë së lirë dhe në nivel politik nga një dialog i forcuar strategjik. Me Evropën, marrëdhëniet janë shumë të afërta, të faktuara edhe nga Statuti i Asociimit të Avancuar (i cili është në evolucion të vazhdueshëm) drejt formave gjithnjë e më të theksuara të konvergjencës.

Pas 33 vjet mungese nga Bashkimi Afrikan, Maroku kërkoi dhe mori ripranimin në Bashkim. Projektimi i Marokut drejt vendeve të Afrikës po bëhet gjithnjë e më i theksuar në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Më 24 shkurt 2017, Maroku kërkoi zyrtarisht të bashkohet me Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS).

Marrëdhëniet me botën arabe dallohen në vitet e fundit nga përpjekja për të patur një ndikim më të madh në situatat e krizës, duke ndërmarrë edhe pozita të guximshme: për shembull, Maroku organizoi takimin e parë ministror të vendeve të Lidhjes Arabe dhe në Dhjetor 2012, një takim pjesë e “Miqtë e Sirisë”.

Pasi doli i pa dëmtuar nga kryengritjet e “Pranverës Arabe”, është forcuar edhe më tej imazhi dhe nderimi që gëzon Mbretëria Marokene midis monarkive të Gjirit. Vizita e Mbretit në vendet e Gjirit (Tetor 2012) konfirmoi qëndrueshmërinë e këtyre marrëdhënieve, gjë që i sjell  Marokut një mbështetje të konsiderueshme financiare.

Përditësimi i fundit:  28/02/2018

Kuadri makroekonomik

Sipas statistikave për tremujorin e dytë të vitit 2017, ekonomia marokene ka shënuar një rritje prej 3.8%, më shumë se trefishi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ecuri pozitive vjen kryesisht si rrjedhojë e nxitjes  së rritjes të vendeve në zhvillim, importet e të cilave në nivel global janë rritur gjashtë herë më shumë se në vitin 2016, një faktor që u pasqyrua në ekonominë marokene me një rritje të eksporteve prej 11% kundrejt një tkurrjeje prej 1.6% në vitin 2016. Trendi pozitiv konfirmohet gjithashtu edhe nga parashikimet e rritjes për vitet e ardhshme të përpunuara nga FMN dhe Banka Botërore në raportin e tyre vjetor mbi ekonomitë botërore. Zhvillimi ekonomik i vendit do të mbështetet nga njëra anë nga forcimi i lidhjeve tregtare me partnerët afrikanë (që përfaqësojnë tregjet në rritje për eksportet marokene), por nga ana tjetër do të ndikohet edhe nga ngalësimi i rritjes së ekonomive strategjike për Marokun , si Kina dhe vendet europiane, nga të cilat vendi importon shumicën e produkteve. Nga këndvështrimi makroekonomik, treguesit janë inkurajues: inflacioni është 0.7% (me një parashikim rritjeje të moderuar prej 2.2% deri në 2021) dhe deficiti publik u mbyll me një rritje prej +3 , 7% në fund të 2017. Edhe pse ka pasur një rritje të shpenzimeve publike në vitin 2017, deficiti nuk duhet të tejkalojë 3.7% dhe borxhi publik duhet të mbetet i ulët (76.3%) në periudhën 2017-2021. Pra Maroku po afirmohet në mënyrë progresive si një portë hyrëse për Afrikën. Sipas Bankës Botërore, tipari më i mirë konkurrues i Marokut vjen për shkak të zbatimit të reformave të rëndësishme që kanë lehtësuar dhe thjeshtëzuar procedurat për krijimin e një biznesi të ri, regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës, zbatimin e një sistemi vlerësimi të aftësisë kredituese të debitorëve, mbrojtjen e aksionerëve të pakicës dhe uljen e numrit të procedurave të importit.

Përditësimi i fundit:  01/03/2018

Treguesit makroekonomikë

2012 2013 2014 2015 2016 2017
GDP Nominale (mln €) 75.545 81.312 83.068 77.172 93.868 98.127
Variacionet e GDP-së reale (%) 2,9 4 2,4 4,8 1,2 4,4
Numri i popullsisë (mln) 32,6 33 33,5 34 34,8 35,7
GDP për frymë sipas fuqisë blerëse ($) 5.246 5.440 5.831 6.185 7.317 7.427
Niveli i papunësisë (%) 9 9 9,7 9,4 9,4 10
Borxhi publik (% PIL) 70,1 73 73,3 73,1 77 76,1
Inflacioni (%) 1,3 1 0,4 1,6 1,6 0,7
Luhatshmëria e volumeve të importit të

mallrave dhe shërbimeve (%)

2,1 2 1,8 1

Përditësimi i fundit: 06/02/2018