Tregtia ndërkombëtare, Përse Arabia Saudite (I)

Tregtia ndërkombëtare, Përse Arabia Saudite (I)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 27

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

 Përse Arabia Saudite (I)

  • Saudi Vision 2030: strategji e re zhvillimi e Mbretërisë

Arabia Saudite ka nisur të vënë në jetë në vitin 2016 një strategji të re zhvillimi të quajtur Saudi Vision 2030. Bëhet fjalë për një ndryshim në filozofinë e zhvillimit, drejtimi kryesor i së cilës është kalimi nga sektori publik (i cili mbahet nga të ardhurat e petroliferave)  drejt sektorit privat, me krijimin e mundësive të reja për punësim. Do të vihet theksi drejt diversifikimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Harta operative përbëhet prej National Transformation Program 2020 (Programi Kombëtar i Transformimit 2020). Do të financohen veprat e mëdha infrastukturore dhe do të incentivohen  zinxhirët prodhues kombëtarë.

  • Pozicioni gjeografik strategjik dhe struktura themelore të një cilësie shumë të lartë

Arabia Saudite ndodhet në zemër të zonës MENA, në të cilën ajo përbën ekonominë kryesore. Vendi, i cili shtrihet nga Deti i Kuq në Perëndim deri në Gjirin Persik në lindje, ka një sipërfaqe prej 2.21.949 km2, të pozicionuara në kryqëzim midis Europës, Afrikës dhe Azisë. Ai paraqet avantazhe konkurruese përsa i përket kostove të ulëta të energjisë dhe incentive shtetërorë domethënës për investimet. Ka në dispozicion infrastruktura shumë të mira dhe një sistem financiar të zhvilluar dhe të mirë rregulluar.

  • Mjedisi i bërjes biznes është në përmirësim të vazhdueshëm

Qeveria Saudite ka ndërmarrë masa për të tërhequr investimet e huaja, për thjeshtimin e procedurave  autorizuese dhe administrative, pra mbështëtjet sa më të plotë ndaj sektorit privat. Plani i parashikuar i privatizimit, i cili  tashmë ka filluar (dhe që do të kulmojë me hedhjen në treg të 5% të kuotave të Saudi Aramco), do të hapë shumë mundësi për investitorët e huaj. Theks më i fortë, i është vënë shërbimeve e-government,të cilat synojnë të sjellin me kalimin e kohës procedura administrative më të thjeshta dhe lehtësuese.

  • Taksim më i ulët mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale

Eshtë për t’u theksuar mungesa e taksimit mbi të ardhurat personale , taksa mbi korporatat është  20%, si dhe mundësia që kanë bizneset e huaja ose me bashkëpronësi të huaj për të përfituar nga programet e financimit lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Për më tepër, vendi ka firmosur marrëveshje të shumta me vende të ndryshme për të evituar taksimin  e dyfishtë.

 

  • Plani i privatizimeve prej 300 miliardë Euro

Plani i privatizimeve, do të sjellë vënien në shitje të aseteve shtetërore për një vlerë prej rreth 300 miliardë dollarësh, 100 miliardë priten nga shitja e Saudi Aramco dhe 200 miliardë nga privatizimet e tjera. Një rol thelbësor për të drejtuar ekonominë  suadite drejt një skenari post-naftës do të zhvillohet nga  Public Investment Fund-PIF (Fondi i Investimeve Publike, i cili ka reformuar plotësisht mandatin dhe mënyrën e menaxhimit në vitin 2016) si dhe nga Qendra Kombëtare për Privatizimet dhe Partneritetin Publik-Privat (të krijuar në prill 2017). Veprimtaria kryesore e tyre do të jetë nxjerrja në treg e 5% të kuotave të Saudi Aramco.

Përditësimi i fundit:  26/09/2017

 

  • Të dhëna të përgjithshme
Forma e Shtetit Monarki absolute
Sipërfaqja 2.149.690 km2
Gjuha zyrtare Arabishtja është gjuha zyrtare. Anglishtja është shumë e përhapur.
Feja zyrtare Myslimane (85-90% sunitë dhe 10-15% shiitë, vlerëson CIA World Factbook)
Monedha zyrtare Rijali Saudit (i lidhur me një normë fikse këmbimi me dollarin: 1USD=3.75 SAR)

Përditësimi i fundit:  26/09/2018

 

  • Politika e brendshme

Arabia saudite është një monarki absolute, me një system politiko-institucional të bazuar mbi ligjin fetar islamik (sharia) dhe mbi një interpretim të Islamit të bazuar mbi traditën wahabite. Sovrani aktual, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, është ngjitur në fron në Janar të 2015-ës.

Trupi legjislativ dhe vepritaria juridike bazohet mbi të drejtën fetare.

Mbretëria e Arabisë Saudite lindi në vitin 1932 kur Abdul Aziz Al Saud bashkoi dy mbretëri, Hejazin dhe Nejdin duke mbyllur kështu procesin e nisur në shekullin e 18-të me aleancën midis themeluesit të dinastisë Al Saud, Mohammedbin Saud dhe liderit fetar islamik Mohammed bin Abdul Wahab (1703-1792). Doktrina wahabite, e cila është një interpretim i rreptë sunit i fesë islamike, që prej atëherë është kthyer për monarkinë në burim legjitimimi dhe frymëzimi politik.

Në vitin 1986, sovranit të vendit iu akordua edhe titulli “Mbrojtës i dy Xhamive të shenjta” (Medina dhe Meka) për të theksuar edhe më shumë lidhjen midis dinastisë Al Saud dhe Islamit.

Burimet e shumta të naftës , të përqëndruara veçanërisht në provincën lindore me popullsi kryesisht shiite, u zbuluan në 1938, ndërsa prodhimi filloi në vitin 1941. Mbas vdekjes së mbretit Abdul Aziz në vitin 1953, mbretërinin e morën me radhë pesë prej fëmijëve të tij: Saud (1953-1964), Faisal (1964-1975), Khalid (1975-1982), Fahd (1982-2005), Abdullah ( 2005-2015). Veçanërisht domethënës ka qenë periudha e sundimit të mbretit Khalid gjatë së cilës Arabia Saudite pati një rritje ekonomike dhe sociale të shpejtë, duke u bërë kështu në vitin 1976 prodhuesi më i madh botëror i naftës. Mbretërimi i mbretit Abdullah u dallua për kryerjen e një sërë reformash të kujdesshme ekonomiko-sociale.

Krijimi i partive politike është i ndaluar, ashtu si edhe çfarëdo lloj forme kundërshtimi, manifestimi dhe bashkimi politik e sindikal. Në vijim të reformave të vëna në jetë nga mbreti Fahd, sovrani- merr ndihmë nga një Zëvendës Kryeministër i parë e një i dytë, si dhe nga një Këshill Ministrash të përbërë nga 21 Ministra me portofol dhe 6 Ministra për shtetin. Fuqia legjislative është në duart e ekzekutivit, edhe pse gjithmonë e më shumë masat mbeten në pritje, për më tepër, me një funksion tërësisht këshillues Majlis Ash-Shoura i cili përbëhet nga një president dhe 150 anëtarë, të gjithë të emëruar, përfaqësues të kategorive të ndryshme të shoqërisë saudite (klerikë, sipërmarrës, profesionistë dhe akademikë) të cilët mbeten në detyrë për 4 vjet, me mandate të rinovueshme.

Vendi është i ndarë në 13 Provinca të administruara nga guvernatorë të ndihmuar nga Këshilla Provincialë. Të vetmet procese zgjedhore, ndodhin në nivel lokal dhe kanë të bëjnë me zgjedhjen e gjysmës së Këshilluesëve Bashkiakë (gjysma tjetër emërohet nga pushteti qëndror). Rreth 20.000 anëtarët e familjes Al Saud mbizotërojnë jetën politike, duke e ndarë pushtetin me grupet tribalë kryesorë dhe krerët fetarë. Stabiliteti politik i brendshëm riekuilibrohet nëpërmjet shkëmbimit të funksioneve midis anëtarëve të familjes mbretërore. Në Nëntor të 2006-ës, i ndjeri mbret Abdullah ngriti një “komision besnikërie”(Allegiance Commission), i cili ka për detyrë të seleksionojë brezat e ardhshëm të sovranëve dhe princave mbretërues, në të cilin me dekret të posaçëm, bëjnë pjesë të gjithë pasardhësit meshkuj të themeluesit të mbretërisë, Mbretit Abdul Aziz.

Protestat në rrugë që karakterizuan botën arabe në vitin 2011, nuk kanë patur asnjë efekt domethënës në Arabinë Saudite, përveçse në provincën lindore, ku protestat e shiitëve u ndrydhën me forcë.

Edhe pse ende iu mungon aftësia e plotë juridike dhe janë nën ndikimin e fortë të kufizimeve që vijnë nga zakonet vendase, gratë për herë të parë janë pranuar të votojnë në zgjedhjet bashkiake të Dhjetorit 2015 dhe sot zenë disa pozicione kyçe me rëndësi të vecantë, sidomos në sektorin ekonomik.

Në Prill të vitit 2016, Mohammad bin Salman (djali i mbretit Sovran dhe tani pretendend për fronin), prezantoi planin Vision 2030 i cili parashikon një riorganizim strukturor në fushën ekonomike, por edhe politike. Njëherazi i vendos edhe që ti hiqet policisë fetare (Muttawa, e përbërë nga 5000 efektivë të cilët varen nga Ministria e Brendshme) fuqia për të arrestuar, identifikuar apo ndjekur këdo të shkel Sharia-an, duke parashikuar vetëm mundësinë për të sinjalizuar sjellet e paligjshme tek polizia e zakonshme.

Përditësimi i fundit:  01/10/2017

 

  • Marrëdhëniet ndërkombëtare

Nga pikëpamja gjeopolitike dhe e marrëdhënieve ndërkombare,Arabia Saudite gëzon një

pozicion qëndror absolut dhe influence në skenarin e Lindjes së Mesme, kjo e lidhur më së

shumti me posedimin e një pjese të madhe të rezervave të naftës botërore (15,6% të totalit në

fund të 2016), si dhe falë rolit të saj në ruajtjen e dy qyteteve të shenjta.

Arabia Saudite ka një raport të privilegjuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilat janë

të lidhur nga një traktat bashkëpunimi ekonomik i cili daton në vitin 1974 (kur edhe u krijua

Komisioni i Përbashkët Ekonomik US-Arabi Saudite), i cili është nënshkruar gjatë shokut të

naftës të vitit 1973.

Mbretëria Saudite gëzon një influencë shumë të madhe në OPEC, i cili është bashkimi i vendeve kryesorë prodhues dhe eksportues të naftës.

Sa i përket raporteve me organizatat ndërkombëtare, Arabia Saudite është anëtare e Fondin Monetar Ndërkombëtar, e Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (që prej 2005-ës). Vendi nuk ka asnjë pozitë debitore ndaj FMN-së dhe nuk është përfitues i asnjë projekti të financuar nga Banka Botërore. Veçanërisht domethënës, nga pikëpamja e njohjes së statusit ekonomik, është aderimi në G20 i sanksionuar nga kryesia e Washingtonit në Nëntor të 2008-ës. Në veçanti, Riadi merr pjesë , me statusin e anëtarit, në grupin e bashkëpunimit ndërqeveritar.

Raportet me vendet e Bashkimit Europian i janë deleguar Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG). Marrëdhëniet midis dy organizmave datojnë që prej mesit të viteve 80-të dhe janë institucionalizuar nëpërmjet Marrëveshjes së Bashkëpunimit UE-CCG, të firmosur në vitin 1989 e që ka hyrë në fuqi që prej Janarit 1990. Mbeten megjithatë disa vështirësi të cilat prej më shumë se njëzet vjetësh pengojnë zbatimin e një marrëveshje të Tregtisë së Lirë. Gjashtë monarkitë e Gjirit nga njëra ana kundërshtojnë inserimin e një klauzole mbi respektimin e të drejtave njerëzore të kërkuar nga Brukseli, dhe nga ana tjetër (Riadi në veçanti) ka një pozicion të mbyllur ndaj kërkesës europiane për të reduktuar detyrimet ndaj eksporteve, të cilat përveç se bien në kundërshtim me normat e OBT-së, ndikojnë negativisht në aksesin në tregun e hidrokarbureve.

Gjithashtu është ende në fuqi një bllokadë ndaj mishrave të gjedhit (viç, dele, dhi) europiane të nxjerrë në fuqi në vitin 2001 si pasojë e rasteve të para të sëmundjes së lopës së çmendur. Në Janar 2017 u zhvillua mbledhja e dytë e Forumit të Biznesit EU-CCG në Riad me pjesmarrjen e autoriteteve Saudite, Komisionerit Europian të Transporteve dhe eksponentë të komunitetit sipërmarrës. Më 7-10 Nëntor 2017 u zhvillua misionin në Riad i Komisionerit Europian për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural, i cili ishte i shoqëruar nga rreth 50 sipërmarrës dhe shoqata të kategorive përkatëse.

Përditësimi i fundit:  28/11/2017

 

  • Politika ekonomike

Në Prill të vitit 2016 politika ekonomike saudite u rishikua për ta adaptuar me strategjinë e zhvillimit Vision 2030 (për të cilën ideator ka qenë princi Mohammed bin Salman, trashëgimtar i fronit). Me adoptimin e Vision 2030, Mbretëria ka synim të bëhet një ndër ekonomitë e para në botë për sa i përket produktit të brendshëm bruto, krijimi të mundësive të punës për numrin gjithnjë e më në rritje të të rinjve që inserohen në tregun e punës (duke rritur edhe kuotën e pjesmarrjes femërore), zhvillimit të zinxhirëve industrialë kombëtare (sektori i mbrojtjes, ai minerar, energjia e rinovueshme, turizmi), promovimi i sektorit privat dhe SME-ve.

Vision 2030 ka kodifikuar objektivat strategjikë afatgjatë, ndërsa programet e detajuara janë përpunuar gjatë vitit 2017, në dokumentat e emërtuara Plani Kombëtar i Transformimit dhe Programet e Realizimit të Vizionit. Ato janë shoqëruar me adoptimin e një ligji për bilancin tregtar dhe një disipline fiskale të cilat për herë të parë i nënshtrohen revizioneve tremujore. Ndërmjet objektivave fiskale, taksimit të konsumeve (me masat e para ndaj pijeve dhe duhanit të vëna në jetë në Qershor 2017), taksimit ndaj punonjësve të huaj (që nga Korriku 2017) si dhe futjes së regjimit tëTVSH-së nga 1 Janari 2018.

Përtej programeve të mësipërme, Vision 2030 përbën një projekt social-politik i cili nga lindur nga ndërgjegjësimi mbi nevojën për reformim të modelit ekonomik që kjo mbretëri ka ndjekur deri më tani, i cili ka qenë i bazuar mbi të ardhurat që vinin nga eksporti i naftës (rentier economy) si dhe me delegimin pothuaj absolut  të kryerjes së të gjitha punëve manuale nga pothuaj 10 milionë punëtorët e huaj që gjenden në vend, ndërsa suaditët mbeten të punësuar kryesisht në sektorin publik. Brezat e rinj të sauditëve, të cilët shpesh kanë studiuar jashtë, aspirojnë një model më të madh përfshirjeje sociale dhe punësimi. Është gjithashtu e nevojshme përfshirja e komponentit femëror në botën e punës, kryesisht edhe për ndërgjegjësimit të tyre social në rritje, por shpesh edhe për shkak të nevojës për të mbajtur familjen.

Edicioni i 2018-s i Konferencës “Euromoney Saudi Arabia”(Riad, 2-3 Maj 2018), ka ofruar një panoramikë mbi nivelin e avancimit të procesit të diversifikimit ekonomik të udhëzuar nga Vision 2030. Ka dalë në pah një situatë që thekson disa përparime të konsiderueshme të cilat ndikojnë tek rritja e besimit popullor në krahasim me vitin 2017, kjo edhe falë ringritjes së çmimeve të naftës gjatë muajve të parë të 2018-ës.

Për sa i përket financës publike, Ministri i Financave Al-Jadaan ka theksuar sukseset e arritura në reduktimin e defiçitit, pothuaj i përgjysmuar gjatë 2017-ës (nga 17,2% në 2016 në 8,9% në 2017). Të dhënat e tremujorit të parë  të 2018-ës konfirmojnë mbarëvajtjen e llogarive publike, me një defiçit të barabartë me 9,15 miliardë dollarë (i barabartë vetëm me 18% të defiçitit të programuar për të gjithë vitin). Veçanërisht inkurajues është bilanci i hyrjeve jo të derivuara nga nafta (+63% në krahasim me tremujorin e parë të 2017), i cila ka sjellë edhe një rritje të hyrjeve në bilancin vendas me 15%. Impakti pozitiv i ngritjes së çmimeve të naftës ende nuk është reflektuar në nivel fiskal, për shkak të likuidimit tremujor të dividentëve nga ana e kompanive vendase.

Në tremujorin e dytë të 2018-ës, pritet për rrjedhojë të jetë më i lartë, duke konsideruar edhe rritjen e të ardhurave të tjera fiskale falë dividentëve të sipërpërmendur. Situata pozitive e hyrjeve e bën totalisht të besueshme prespektivën e një defiçiti shumë herë më të ulët në fund të vitit, se shifra prej 52 miliardë dollarësh të parashikuar dhe bën më të qëndrueshme vazhdueshërinë e planit të konsolidimit, i cili ka caktuar vitin 2023 si vitin e barazimit të bilancit të vendit.

Besueshmëria e fituar në fushën e llogarive publike, edhe falë ushtrimit të një transparence të plotë, favorizon Arabinë Saudite për të hyrë në tregjet e kapitaleve. Investitorët ndërkombëtarë kanë treguar deri më tani një interes të forte për titujt sauditë: në Prill 2018, 11 miliardë titujt e emetuar kanë regjistruar një kërkesë shumë herë më të lartë nga ajo që pritej (52 miliardë dollarë). Çmimet në rritje të naftës si dhe kushtet e favorshme financiare garantojnë marzhe më të larta manovrimi për qeverinë, e cila si pasojë do të duhet të vazhdojë politikën e mbështetjes ndaj ekonomisë, të përuruar që prej këtij viti. Në 2018-ën shpenzimet publike, të cilat përfshijnë edhe investimet ekstra buxhet të fondit sovran Fondi i Investimeve Publike, do të duhet të arrijë vlerë 296 miliardë dollarë, duke përbërë kështu stimulin më të madh financiar ndonjëherë të dhënë nga Mbretëria.

 

Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi procedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

 

Kontaktoni me Dhomën në:

Tel: +355 52 222 199

E-mail: [email protected]