Tregtia Nderkombetare, Përse Qipro (I)

Tregtia Nderkombetare, Përse Qipro (I)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 25

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

 Përse Qipro (I)

  • Barrë e ulët fiskale

Aspekti më tërheqës i këtij ishulli shtet është niveli i ulët i taksimit, i shoqëruar nga një numër i madh marrëveshjesh dypalëshe (mbi 45) kundër taksimit të dyfishtë: tatimi mbi fitimin për biznesin është ndër më të ultët në Bashkimin Evropian (12.5 %). Në vend operojnë më shumë se 250,000 kompani (krahasuar me një popullsi prej 850,000) të cilat kanë vendosur selinë e tyre në Qipro dhe të ardhurat e gjeneruara nga prania e tyre janë sektori kryesor i ekonomisë.

  • Nivel i lartë i GDP-së për frymë si dhe rrezik i ulët nga luhatjet e kursit të këmbimit

Qipro renditet ndër vendet me GDP të lartë për frymë dhe anëtarësimi në zonën euro lejon një rrezik të kufizuar të kursit të këmbimit.

  • Cilësi e mirë e infrastrukturës dhe njohje e gjerë e gjuhës angleze.

Infrastruktura (portet, telekomunikacioni, autostradat, aeroportet) sigurojnë nivele të mira të efikasitetit. Anglishtja është një gjuhë e përbashkët biznesi, madje edhe për administratën publike.

  • Prania e depozitave të hidrokarbureve

Përtej situatës aktuale të krizës, perspektivat e ardhshme duket të jenë interesante, në veçanti për zbulimin e depozitave të hidrokarbureve që në vitet e ardhshme do të tërheqin investime masive.

Përditësimi i fundit:  05/05/2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Politika e brendshme

Qipro është një Republikë Presidenciale, e ndërtuar kresisht sipas modelit të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i vendit është njëkohësisht edhe kryetar i shtetit dhe emëron ministrat (të cilët nuk mund të jenë deputetë). Qeveria është përgjegjëse vetëm kundrejt Presidentit. Presidenti zgjidhet me votim universal, me të drejtë zgjedhje vetëm për dy mandate dhe qëndron në detyrë për pesë vjet.

Parlamenti përbëhet nga një dhomë e vetme: Dhoma e Përfaqësuesve, e cila është e përbërë nga 80 vende, 24 prej të cilave – të caktuara me kushtetutë për komunitetin turko qipriot – të lira që nga viti 1963. Ka gjithashtu 3 vende që i atribuohen përfaqësuesve të komuniteteve latine, armene dhe maronite. Zgjedhjet mbahen çdo 5 vjet me sistemin proporcional.

Sistemi ligjor bazohet në common law britanik. Gjykata e Lartë gjithashtu verifikon kushtetueshmërinë e ligjeve dhe kryen funksionet e Gjykatës së Apelit.

Nikos Anastasiades, kreu i partisë së Qendrës së Djathtë DI.SY, u zgjodh President i Republikës së Qipros në raundin e dytë të zgjedhjeve me 57.5% më 24 shkurt 2013.

Zgjedhjet parlamentare të 22 majit 2016 patën rikonfirmimin, megjithëse në rënie, të partive pro-marrëveshje: DI.SY dhe AKEL, të cilat ranë përkatësisht 39 në 33 vende, ndërsa partitë e tjera u rritën nga 15 në 23 vende. Formacionet e reja politike, të ndara në mënyrë nominale midis të djathtës (Solidariteti dhe ELAM) dhe të majtës (Aleanca e Qytetarëve), të gjitha tregojnë forcimin e një vije të opozitës euro-skeptike/anti-evropiane.

Partia qeveritare DI.SY mbajti pozicionin e saj si partia e parë (30.7%), me një avantazh të madh mbi partitë e tjera, pavarësisht se ka zbatuar një nga programet më të rrepta të përshtatjes ekonomike në nivel evropian.

Çështja e pazgjidhur “qipriote”, dmth. ndarja e ishullit në dy pjesë, me pjesën jugore nën kontrollin e Republikës së Qipros dhe pjesës veriore nën kontrollin e “Republikës Turke të Qipros Veriore” (TRNC) të vetëshpallur, të drejtuar nga rreth 30-40 mijë trupa turq (pas pushtimit të korrikut 1974) vazhdojnë të ndikojnë në jetën politike të ishullit. Prej Majit të vitit 2015, Presidenti Anastasiades dhe udhëheqësi i komunitetit turko-qipriot Akinci, janë të angazhuar në një aktivitet të rëndësishëm negociues nën zyrat e OKB-së me qëllim të ribashkimit të ishullit me themelimin e një federate bikomunale dhe bizonale.

Përditësimi i fundit:  06/06/2017

  • Marrëdhëniet ndërkombëtare

Qipro aderon në organizma të ndyshme ndërkombëtare, midis të cilave BE; ONU FMN; OBT; OSBE; Këshilli i Europës;  Commonwealth. Bazuar mbi marrëdhënien e veçantë me Greqinë, në emër të ‘bashkimit ortodoks’, mësymja e Qeverisë Anastasiades, me Ministrin Kasoulides i cili udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka sjellë një kthesë domethënëse në politikën e jashtme Qipriote duke e orientuar atë drejt sensit filo-europian edhe atlantist. Me synimin konkret për ta drejtuar gjithnjë e më shumë ishullin drejt skemave të bashkëpunimit politik dhe ushtarak të Europës Perëndimore (objektiv ky i deklaruar haptazi nga qeveria në mënyrë që të mund të kalohet vetoja turke nëpërmjet nënshkrimit të “Partnership for Peace” me NATO-n). Vizita e Zv.Presidentit Baiden në Qipro (më 21.Maj.2014), sanksionoi marrëdhënien e re “speciale” midis Nicossias dhe Washingtonit.

Megjithatë, edhe për shkak të nevojës për të mbajtur të qëndrueshme mbështetjen ndaj saj në Këshillin e Sigurimit në lidhje me çështjen e pazgjidhur “qipriote”, qeveria e Qipros vazhdon të kultivojë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me Rusinë (është bërë emblematike vizita e Anastasiades në Moskë më 24-27 Shkurt 2015), si dhe me Kinën. Sa i përket Rusisë, nga ana tjetër është e nevojshme të merret parasysh edhe prania në ishullin e një komuniteti të konsiderueshëm rus (mbi 50 mijë persona), të cilët kanë pozita të rëndësishme në qarqet financiare lokale.

Mbas zbulimit të burimeve të gazit në Zonën Ekonomike Ekskluzive izraelliano-qipriote dhe për rrjedhojë nevojës për të  zhvilluar në sistem rajonal bashkëpunimi i cili të mund të lejojë shfrytëzimin dhe eksportimin e tij, Qipro ka filluar të kryejë bisedime intensive me Izraelin, Egjiptin dhe Greqinë. Nën këtë kontekst, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Egjiptit kanë marrë një vlerë të madhe strategjike.

Gjithashtu, zgjidhja e shumë kërkuar e ″Çështjes Qipriote″ mund nga ana tjetër të shtojë rëndësinë e ishullit si një nyje strategjike energjitike në raport me Turqinë.

Nevoja për t’iu kundërvënë iniciativave turke dhe turko-qipriote që kanë për qëllim ngritjen e statusit ndërkombëtar dhe legjitimitetit të “Republikës Turke të Qipros Veriore”, veçanërisht në kontekstin e organizatave të kryesuara nga vendet muslimane, gjithashtu ka çuar Qipron të zhvillojë veprimtari diplomatike kundrejt vendeve të Gjirit Persik dhe Iranit. Një drejtimi i tillë  i politikës së jashtme qipriote ka rezultuar funksional edhe brenda vendit duke hapur tregje të reja për eksportet qipriote (pasi ishulli luan gjithashtu një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi midis furnitorëve të Europës Perëndimore dhe tregjeve të Lindjes së Mesme) si dhe në tërheqjen e investimeve të reja, duke e promovuar ishullin (i cili karakterizohet nga nivel i ulët i barrës fiskale) transferimin e furnizuesve perëndimorë dhe tregjet e Lindjes së Mesme) dhe për të tërhequr investime, duke e promovuar ishullin (i cili është i karakterizuar nga taksimi i ulët) si një qendër ndërkombëtare shërbimesh financiare.

Vështirësitë në marrëdhëniet me Ankaranë për shkak të “Çështjes qipriote” e cila mbetet ende e pazgjidhur (Turqia nuk e njeh Republikën e Qipros si një qeveri legjitime të ishullit), kushtëzon fort projeksionin politik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare të ishullit. Nga pikëpamja politike, kjo vështirësi pengon integrimin e Qipros në NATO; nga pikëpamja ekonomike, përveç kufizimit të zhvillmit të sektorit të Trasportit Detar, sektor në lulëzim në vend (anijet me flamur nuk kanë akses në portet turke), ″Çështja Qipriote″ shkakton brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të ishullit tensione të cilat krijojnë një klimë negative për shfrytëzimin e hidrokarbureve.

Përditësimi i fundit:  15/04/2015

  • Politika ekonomike

Më 31 Mars 2016, Qipro doli zyrtarisht nga programi rregullator i cili i ishte akorduar nga ″Troika″, me një bilanc pozitiv në tërësinë e tij dhe pa e përdorur të gjithë borxhin që i ishtë vënë në dispozicion. Ky program – i cili ofronte edhe një kredi prej 10 miliardë eurosh, me periudhë ″grace″ (pra ku paguhen vetëm interesat) prej 10 vjetësh dhe me një normë interesi prej 2.5% – gjë që ka sjellë masa të ndryshme stabilizimi të sistemit bankar, reforma strukturore (administative, fiskale, shëndetësore, shkollore, sigurime shoqërore). Gjithashtu ka sjellë edhe zhvillimin e një plani të tërë privatizimesh (Shoqëria telefonike CYTA dhe entit elektrik EAC-të cilat ende nuk kanë përfunduar së bashku me administrimin tregtar të portit të Limassol, të vëna në jetë në vitin 2017) dhe për herë të parë në BE, një tërheqje masive e detyruar nga të gjitha depozitat bankare të privatëve pranë atyre që në atë kohë ishin bankat kryesore të ishullit, Bank of Cyprus (e cila sot është plotësisht e ristruktuar dhe është rikapitalizuar), si dhe Laiki Bank, e cila është mbyllur aktualisht.

Misionet verifikuese të kryera nga ″Troika″ vunë në dukje si tejkalimin e objektivave fiskale të parashikuara, kjo falë hyrjeve më të mëdha fiskale dhe një administrimi të kujdesshëm të shpenzimeve publike (e ndihmuar kjo edhe nga ulja e pagave të administratës shtetërore, të shkurtuara deri në 12,5% si dhe bllokimit të punëmarrjes në këtë sektor), ashtu edhe falë suksesit në stabilizimin e sektorit bankar, e cila erdhi si rrjedhojë e ridimensionimit, rikapitalizimit dhe ristrukturimit të instituteve. Bankat Qipriote aktualisht janë të kapitalizuara mjaftueshëm. Mbetet sidoqoftë rreziku i lidhur me nivelin e lartë të kredive të këqija (rreth 50%)

Përsa i përket llogarive publike, Qipro ka arritur në vitin 2016 barazimin në bilanc, kjo edhe falë rritjes ekonomike si dhe falë një rritje të qëndrueshme të të ardhurave nga TVSH-ja (+7%). Sipas të dhënave të nxjerra nga Shërbimi Statistikor Qipriot, në periudhën Janar-Dhjetor 2016, Qipro ka realizuar një minimum suplusi në bilancin e tij, prej 9,1 milion € (0,1 % i GDP-së), ndërkohë që gjatë vitit fiskal 2015 kishte një deficit prej 196,40 miliona €. Stoku i borxhit publik parashikohet të zbresë nën normën 100% në vitin 2018.

Përditësimi i fundit:  06/06/2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi procedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

Kontaktoni me Dhomën në:

Tel: +355 52 222 199

E-mail: info@ccidr.al