Tregtia ndërkombëtare. Përse Tunizia (II)

Tregtia ndërkombëtare. Përse Tunizia (II)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 24

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

  • Çfarë të shesësh
    – Aparatura elektrike dhe pajisje joelektrike për përdorim shtëpiak – Është sektori i parë në importet tuniziane
    – Produkte nga industritë e tjera prodhuese – Produktet nga industritë prodhuese renditen të dytat në renditjen e importeve
    – Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i konducionuar (edhe nga burime të rinovueshme) –Prioritet i Qeverisë aktuale është rritja e investimeve në këtë sektor
    – Produktet e tekstilit – Sektori i tekstilit është një nga sektorët kryesorë të investimeve të kompanive të huaja
    – Produktet e bujqësisë, peshkimit dhe pylltarisë – Në veçanti, sektori i akuakulturës po rrit pjesën e tij të investimeve

Përditësimi i fundit:  23/07/2013

  • Politika e brendshme

E para e të ashtuquajturave “pranverat arabe”, Tunizia ka arritur të menaxhojë në mënyrë të kontrolluar procesin e tranzicionit demokratik që filloi në vitin 2011, duke u angazhuar për të siguruar vazhdimësinë dhe respektin për të drejtat e njeriut. Rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike fillon me miratimin, në Janar 2014, të një Kushtetute të re, garantuese e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe që shërben si bazë për riorganizimin administrativ të vendit. Zgjedhjet e mëvonshme parlamentare dhe presidenciale çuan në shumicën parlamentare të partisë laike Nidaa Tounes dhe inaugurimin e Presidencës së Republikës së Bejs Caid Essebsi.
Një marrëveshje e përgjithshme midis forcave kryesore politike të vendit synon të sigurojë një stabilitet relativ që lejon Tunizinë të kthehet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të miratojë reformat e nevojshme sociale. Kohët e fundit ka patur shenja pozitive të një rikthimi në sistemin ekonomik, të prekur rëndë nga ndikimi i sulmeve terroriste të vitit 2015 duke filluar nga sektori i turizmit.
Që prej vitit 2016, vendi udhëhiqet nga një qeveri e unitetit kombëtar, e kryesuar nga Youssef Chahed, i cili gëzon mbështetjen e një shumice të madhe parlamentare, gjë që siguron mbështetjen e nevojshme për reformat ambicioze të vënë në jetë. Qeveria ka miratuar një ligj me peshë të madhe në lidhje me investimet dhe pritet progres i mëtejshëm në punësim dhe shërbimin publik. Gjithashtu, në vitin 2017, ka filluar një fushatë kundër korrupsionit.
Politika e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit ka arritur rezultate të dukshme, siç dëshmohet nga rimëkëmbja graduale e flukseve të turizmit nga Evropa. Ndërsa në lidhje me investitorët e mundshëm, vendi paraqitet ende i lidhur me proceset reformiste, procese këto që megjithatë kanë një shtysë të mirë të nga aktivizmi i një shoqërie civile dinamike dhe është mbështetur në përpjekjet e saj të rritjes nga një gamë e gjerë e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve financiare.
Përditësimi i fundit:  16/10/2017

  • Marrëdhëniet ndërkombëtare

Politika e jashtme tuniziane ka kohë që bazohet mbi zgjedhjen strategjike të partneritetit me Bashkimin Evropian, ndërmjetësimin në krizat rajonale dhe promovimin e integrimit të Magrebit.
Tunizia synon zhvillimin e vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me BE-në, partnerin e parë tregtar, duke drejtuar rreth 75% të eksporteve në tregun evropian dhe prej të cilit merr rreth 55% të totalit të importeve. Më 19 Nëntor 2012 nënshkroi një marrëveshje politike për partneritet të privilegjuar dhe planin e veprimit në kuadër të përmbylljes së një marrëveshjeje të plotë dhe të thelluar të Tregtisë së Lirë (ALECA), e cila do të lejojë që Tunizia të integrohet në Zonën Ekonomike Evropiane.
Gjatë viteve të fundit ka patur shenja të dinamizmit më të madh tunizian në politikën e jashtme, duke filluar nga kërkesa për riformulimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe forcimin e pranisë së saj në panoramën rajonale, me theks të veçantë në marrëdhëniet me Turqinë dhe Vendet e Gjirit. Në këtë kontekst, në Nëntor të vitit 2016, u mbajt konferenca ndërkombëtare “Tunizi 2020: Rruga për përfshirje, qëndrueshmëri dhe efiçencë”, në të cilën vendi paraqiti një plan zhvillimi të detajuar për një audiencë të gjerë ndërkombëtare, duke siguruar rreth 14 miliardë financime nga investitorë privatë, organizata ndërkombëtare dhe qeveri të huaja.
Tunizia ka patur një vëmendje të vazhdueshme ndaj Afrikës Sub-Sahariane, me qëllim stabilizimin nën-rajonal, kjo edhe për shkak të shqetësimit mbi vatra të izoluara paqëndrueshmërie në rajonin saharian.
Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Tunizia është e angazhuar në mënyrë aktive në integrimin sub-rajonal, veçanërisht në kuadër të Bashkimit të Maghrebit Arab (UMA), jo vetëm për arsye sigurie, por edhe si parakusht për një bashkëpunim të ardhshme të thellë me BE-në. Integrimi i Magrebit do të sillte rezultate të rëndësishme ekonomike, siç është fillimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, të cilat mund të jenë një nxitje e mëtejshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e investimeve të huaja.
Tunizia merr pjesë për më tepër, që nga periudha menjëherë pas njohjes së pavarësisë së saj, në Lidhjen e Shteteve Arabe.
Vendi vazhdon të përfaqësojë një partner me rëndësi primare për Shtetet e Bashkuara në rajon. Qeveria amerikane sigurisht nuk është tërhequr mbapsht dhe ka siguruar mbështetjen e saj për vendin në fazën e tranzicionit demokratik, madje edhe nëpërmjet ndihmave të rëndësishme ekonomike. Në vitin 2014, qeveria tuniziane ka nënshkruar një program “Partneriteti individual dhe bashkëpunimi” me NATO-n.
Përditësimi i fundit:  16/10/2017

  • Politika ekonomike

Kryeministri Chahed, ka vënë në krye të prioriteve të Qeverisë së tij, rivitalizimin e ekonomisë së vendit, e cila mund të kryhet vetëm përmes rritjes së eksporteve dhe tërheqjes së investimeve të reja të huaja direkte. Faza e re e tranzicionit ekonomik, synon rikuperimin e besimit të operatorëve ekonomik tunizianë dhe të huaj, rritjen e investimeve publike dhe private dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Më 1 Prill 2017, hyri në fuqi Ligji i ri për investimet së bashku me dekretet përkatëse të zbatimit që lidhen me stimujt, sektorët që do të liberalizohen, afatet e dhënies së autorizimeve dhe krijimin e organizmave të reja mbështetëse dhe që ndjekin punën e investitorëve.
Do të përcaktohen gjithashtu edhe reformat e punës, të shkëmbimeve tregtare dhe të sigurimeve shoqërore. Ekzekutivi gjithashtu njoftoi se sa më shpejt të jetë e mundur do të miratohet një ligj i emergjencave ekonomike i cili do të lejojë, gjatë tre viteve të ardhshme, lehtësime administrative për projekte të konsideruara strategjike në lidhje me vendet e punë të krijuara (të paktën 500) ose përmasën e investimeve (së paku 25 milionë euro). Riorganizimi i funksioneve publike mbetet megjithatë një nga reformat kyçe për Ekzekutivin aktual Tunizian, i cili duhet të gjejë burime ekonomike për ti drejtuar drejt investimeve.
Fondi Monetar Ndërkombëtar bën thirrje për shpejtësi më të madhe në zbatimin e reformave strukturore, të cilat janë thelbësore për përmbajtjen e rritjes së borxhit publik dhe mbështetjen e rritjes së qëndrueshme.
BE ka vendosur të rrisë ndihmën financiare ndaj Tunizisë për t’iu përgjigjur krizës së thellë ekonomike që vendi po kalon, e cila është e kanalizuar për zhvillimin socio-ekonomik, ndihmën ndaj bizneseve, luftën kundër papunësisë, luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës, investimeve mbi rininë, në përputhje me prioritetet e Planit Zhvillimor 2016-2020.
Përditësimi i fundit:  03/08/2017

  • Aspektet normativë dhe legjislativë

Normat rregullatore të shkëmbimeve tregtare

  • Çdoganimi dhe dokumentacioni i nevojshëm për importe:

Rregullorja tuniziane mbi importet bazohet në Ligjin 88/1992 dhe në Ligjin 772/1983. Me qëllim import/eksportin në dhe nga vendi kërkohet një licencë import/eksporti, e lëshuar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme. Formularët e kërkesës janë në dispozicion në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë ose në API (Agence de Promotion de l’Industrie). Formularët duhet, pra, të depozitohen tek një ndërmjetës të zgjedhur, i cili do t’i transmetojë ato në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme (Direction Général du Commerce Extérieur). Në rast të një vendimi pozitiv, merret një numër identifikimi doganor (Kodi Doganor).
Edhe në Tunizi, nëpërmjet paraqitjes së çertifikatës së importit (EUR 1) përfitohet një rillogaritje e tarifave doganore dhe paguhet vetëm TVSH-ja, e cila është në normën prej 18 %. Detyrimeve i shtohet edhe një taksë konsumi (AIR, Avance sur l’Importi derivateve sur le revenu) e barabartë me 10% plus një pagesë për shërbimet doganore (DPQ, redevance PRESTATIONS douanière) prej 2%. Në mungesë të formularit EUR 1 tarifat doganore variojnë nga 10% në 43%. Dokumentet e tjera kryesore janë kontrata tregtare (ose fatura Pro Forma), deklarata doganore për mallrat e importuara përkohësisht, autorizim apo licencë për mallrat që i nënshtrohen kuotave, sigurimit, lista e artikujve, të LTA ose B / L (Letre de Transport Aérien ou maritime).

  • Regjimi i importit parashikon tre lloje klasifikimi të mallrave:
  • mallra që nuk i nënshtrohen procedurave zyrtare të tregtisë së jashtme (dmth. Produktet e ndërmjetme të nevojshme për prodhimin e mallrave të tjera të prodhuara nga kompanitë tërësisht eksportuese dhe mallrat e prodhuara në zonat e lira);
  • mallrat që marrin urdhin e çlirimit sipas rregullave të tregtisë së jashtme (automatikisht importohet pa autorizim, me anë të çlirimit të mallrave të importuara për përdorim, tek një ndërmjetës i miratuar);
  • mallrat e lidhura me autorizim.

Sipas ligjit tunizian, i takon importuesit të veprojë në përputhje me procedurat për zhdoganim; në veçanti, pasi të jenë paguar taksat dhe tarifat doganore. Ky i fundit duhet të paraqesë një kopje të faturave të mallrave dhe një kopje të autorizimit të importit në zyrat doganore.
Klasifikimi doganor i mallrave: Sipas sitemit të harmonizuar
Kufizime në importe: Shumica e produkteve mund të importohen lirisht në vend dhe lista axhornohet çdo vit nga Ministria e Kombëtare e Ekonomisë. Ndalohet hyrja e të gjithë atyre produkteve të huaja të cilat nuk i përmbushin detyrimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi përsa i përket origjinës. Kanë nevojë për autorizim nga ana e Ministrisë së Tregtisë edhe disa produkte që kanë lidhje me sigurinë, shëndetin dhe integritetin e florës dhe faunës lokale dhe të të mirave të tjera të mbrojtura (p.sh. tapete dhe verëra)
Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi proçedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

Kontaktoni me Dhomën në:
Tel: +355 52 222 199
E-mail: info@ccidr.al