Tregtia ndërkombëtare. Përse Tunizia

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

  • Afërsia me Shqipërinë

Tunizia si pjesë e rajonit të Mesdheut, është vendi i Afrikës së Veriut më i afërt me Shqipërinë. 4 fluturime ditore (2 Tunisair dhe 2 Alitalia) me Italinë dhe fluturimet ditore nga Shqipëria në Itali për në po të njëjtat aeroporte, e bëjnë shumë herë më të lehtë lidhjen mes dy vendeve tona. Nëpërmjet Italisë ka gjithashtu edhe linja ditore udhëtimi me traget.

  •  Legjislacion i favorshëm për investime.

Në shtator 2016 Tunizia ka miratuar një Kod i ri për Investimet (Ligji 2016-71 dt. 30.9.2016 i publikuar në Jort N 82, datë 07.10.2016) për të rritur atraktivitetin ekonomik të vendit duke hequr pengesat administrative.

Sipas legjislacionit të ri,aksesimi në treg është e lirë në përgjithësi, përveç disa aktiviteteve të veçanta ekonomike për të cilat kërkohet autorizimi. Në Prill 2017, hynë në fuqi dhe 3 dekretet zbatuese NN. 388, 389, 390 të  datës 9.3.2017.

  • Kostoja konkurruese e faktorëve të prodhimit dhe e krahut të punës

Është për t’u theksuar prania e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe konkurruese, me kosto të ulët si dhe kostot shumë konkurruese të faktorëve të tjerë të prodhimi.

  • Qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian

Midis Bashkimit Evropian dhe Tunizisë është në fuqi një marrëveshje e tregtisë së lirë për prodhimet industriale. Megjithatë, ka ende sektorë në të cilët vendi nganjëherë aplikon barriera jo-tarifore.

Që nga Tetori i vitit 2015, negociatat kanë vazhduar për një marrëveshje më të plotë (ALECA / DCFTA) për integrimin e mëtejshëm të dy ekonomive nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit tunizian me BE-në, heqjes graduale të të gjitha barrierave paratarifore dhe hapjen e shërbimeve.

  • Qasje e lehtë ndaj tregjeve fqinje

Tunizia përbën një “platformë potenciale” për qasjen ndaj tregjeve fqinjë, falë marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe ekzistuese me vendet e UMA (Bashkimi Arab Maghreb). Marrëveshja e Agadir në veçanti, e lidhur mes Tunizisë, Marokut, Egjiptit dhe Jordanisë, parashikon qarkullimin e lirë të mallrave industriale midis katër vendeve nënshkruese, duke filluar nga 1 janari 2005. Megjithatë, ky integrim rajonal, plotësisht funksional nga pikëpamja juridiko-ndërkombëtare, është i vështirë, në fakt, të përkthehet në flukse domethënëse të shkëmbimeve tregtare.

Tunizia renditet në nivel botëror si:

–          Eksportuesi i parë botëror i Hurmave të Arabisë

–          Prodhuesi i dytë afrikan i komponentëve për makina

–          Eksportuesi i dytë i prodhimeve organike në Afrikë

–          Prodhuesi i tretë botëror i vajit të ullirit për sezonin e korrjes 2015-2016

Përditësimi i fundit:  27/09/2017

Të dhëna të përgjithshme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përditësimi i fundit: 19/07/2013

Ku të investosh?
·         Produkte tekstile

Sektori me potencial më të lartë investimi është kryesisht ai i tekstileve /veshjeve. Në fakt, ky sektor kërkon forcë punëtore të shumtë, shpesh jo të specializuar, kostoja e së cilës është e ulët në Tunizi. Pothuajse të gjitha veshjet e prodhuara në vend eksportohen.

  • Produktet e minierave dhe guroreve
  • Produktet e bujqësisë, peshkimit dhe pylltarisë

Investimi në biznesin agro-ushqimor, një nga sektorët më të fuqishëm të ekonomisë tuniziane, ofron mundësi të jashtëzakonshme:

1.      Vaji i ullirit

–          Prodhimi i vajrave të ullirit të përmirësuar bimorë (përzierja e vajit të rrushit /vajit të ullirit)

–          Prodhimi i vajrave organikë

–          Krijimi i njësive të reja të rafinimit dhe paketimit

–          Asistencë teknike për të përmirësuar kondicionimin dhe paketimin e produkteve ekzistuese

2.      Hurmat e Arabisë

–          Paketimi i hurmave të Arabisë

–          Zhvillimi i produkteve të reja me bazë këto hurma (si karamele, çokollata, etj.)

–          Përpunimi i hurmave të Arabisë

–          Prodhimi organik

3.      Konservat, gjysmë të konservuarat dhe paketimi i frutave dhe perimeve.

-Ullinj tryeze të konservuar

–          Fruta dhe perime të konservuara dhe gjysmë të konservuara

–          Paketimi i frutave dhe perimeve

–          Ngrirja e perimeve dhe frutave

4.      Prodhimet e detit

–          Modernizimi i njësive të konservimi të peshkut ton

–          Prodhimi i ushqimeve të gatshme me bazë peshkut

–          Zhvillimi i projekteve të akuakulturës për rritjen e peshkut dhe butakëve

–          Ngrirja dhe përpunimi i prodhimeve të detit

–          Është në rritje, veçanërisht, sektori i akuakulturës.

·         Transporti dhe magazinimi

·         Energjia elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (gjithashtu nga burimet e rinovueshme)

Zhvillimi i sektorit të energjisë është një nga prioritetet e qeverisë tuniziane.

Kuadri makroekonomik
Ekonomia e Tunizisë po kalon nëpër një fazë të vështirë tranzicioni, dhe gjendet e paaftë për të rivendosur norma rritjeje ekonomike të përshtatshme për të lehtësuar tensionet shoqërore të lidhura me papunësinë dhe pabarazitë rajonale. Megjithatë, disa tregues makroekonomikë në fund të vitit 2017 treguan shenja pozitive. Rritja ishte rreth 2.3% në vitin 2017 në sajë të zgjerimit papërmbajtshëm e bujqësisë (eksportin e produkteve ushqimore), dhe shërimin e fortë e turizmit (me një rritje 23% në turizëm në krahasim me vitin 2016), industria e nxjerrjes (fosfateve) dhe industrisë përpunuese. Rimëkëmbja e sektorit të turizmit po përfiton nga përmirësimi në kontekstin e sigurisë kombëtare që ka bindur turistë të huaj për të patur më shumë vëmendje ndaj destinacionit Tunizi, dhe duke lejuar operatorët e mëdhenj turistikë evropianë të prezantojnë rifillimin e aktivitetit të tyre në Tunizi.

Banka Botërore ka vlerësuar një rritje prej 2.7% në vitin 2018 dhe 3.3% në vitin 2019, të favorizuar nga përmirësimi i klimës së biznesit, reformat strukturore dhe forcimi i stabilitetit shoqëror dhe sigurisë. Megjithatë, duhet theksuar brishtësia dhe mungesa e ekuilibrave e që vjen nga një borxh publik në normë 70% të PBB-së, një deficit i lartë tregtar (më shumë se 10% të PBB-së) dhe erozionin e rezervave valutore nga ana e Bankës Qendrore Tuniziane. Në veçanti, stabiliteti i buxhetit kërkon ndihma ndërkombëtare dhe burime financiare që gjenden në tregun e huaj.

Sipas programit katër vjeçar të ndihmës prej 2.9 miliard $ të dhënë nga FMN-ja në Maj 2016, ka patur misione periodike të ekspertëve të Fondit, të mbajtura për të theksuar përparimin e rëndësishëm që është duke regjistruar ekonomia tuniziane, në aspektet më themelore të saj. Ndërhyrjet e mëtejshme që priten nga FMN kanë të bëjnë me reformën e sistemit të sigurimeve shoqërore, veprime më të fokusuara për të kontrolluar inflacionin dhe për të lehtësuar qasjen në kredi për NVM-të, si dhe masat për të reduktuar shpenzimet publike dhe subvencionet. Ligji Financiar për vitin 2018 konsiderohet si një hap ambicioz i parë për të mbajtur deficitin dhe për të ndaluar borxhin publik shqetësues. Megjithatë, shpenzimet publike të destinuara për pagat publike, të cilat arritën pothuajse 14.4% të PBB-së në vitin 2017, mbeten tepër të larta.

Kjo situatë ka çuar që Banka Qendrore e Tunizisë (BCT) të orientohet gjithnjë e më shumë në drejtim të një kursi këmbimi më fleksibël për ta çuar dinarin drejt vlerës së tij reale (e cila ka rënë rreth 23% që nga fillimi i vitit 2016 deri më sot) dhe të mbajë rezervat në një nivel të përshtatshëm. Inflacioni arriti në 6.4% në fund të vitit 2017 (kjo është shkalla më e lartë në rreth tre vjet) dhe pritet të rritet sipas Institutit të Statistikave të Tunizisë. Kjo kryesisht përcaktohet nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare dhe nga rritja e konsumit, e fryrë nga rritja e pagave. Reformat strukturore nga ana e Qeverisë do të jenë vendimtare për të siguruar rritje gjithëpërfshirëse ekonomike, zvogëlimin e papunësisë dhe sheshimin e tensioneve sociale. Modernizimi i funksionit publik dhe sistemit të pensioneve, si dhe zgjerimi i qasjes ndaj kreditimit, do të jenë thelbësore për të ndihmuar rritjen ekonomike, për të zvogëluar pabarazitë mikroekonomike dhe për të çliruar burimet për të financuar investimet strategjike në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi.

Përditësimi i fundit: 06/02/2018

Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi proçedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

Kontaktoni me Dhomën në:

Tel: +355 52 222 199

E-mail: info@ccidr.al