Veliera

Veliera
1 Gazeta T&I Durrës Nr 2

Është prezantuar publikisht projekti “Veliera”, një tjetër projekt madhor në vazhdën e investimeve të Bashkisë Durrës, i cili do t´i japë Durrësit një shesh të ri urban përpara Portit.
Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Projekti është përgatitur nga dy studio arkitekture shqiptare dhe një italiane, përkatësisht Erald G + Arkonstudio dhe Archea. Pas përfundimit të punimeve sheshi do të ketë një pamje krejt tjetër, në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të Durrësit. “Veliera” pritet të
tërheqë mijëra turistë pasi do të jetë një objekt origjinal dhe i vizitueshëm që do t`i jape Durrësit imazhin e vërtetë të një qyteti turistik. Ajo që sot është veçse një vendkalim makinash i mbingarkuar nga trafikudhe nga kalimi i pandalur I automjeteve, së shpejti do të kthehet në një hapësirë për këmbësorin, për argëtimin si dhe një piktakimi në ambient të hapur, por e mbuluar.
Për të simbolizuar idenë e komunitetit kontribon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që krijon hije dhe mbrojtje për sheshin nën të. Tenda shërben edhe si mbulesë e rrugës së automjeteve nën tokë, e cila eleminon trafikun automobilistik në dy nga arteriet pingule kryesore urbane. Ajo do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin, ku mund të qëndrojnë njerëzit, të organizohen shfaqje dhe evente, si dhe të konsolidohet aksi i gjatë që të çon nga sheshi i Bashkisë për në det. Sheshi i ri i mbuluar do të jetë sfondi i një skenari urban të ri dhe mbresëlënës sidomos kur Porti të hapet në të ardhmen për qytetarët, siç ka ndodhur në qytetet e tjera të Mesdheut, nga Xhenova në Barcelonë.
Sipas kryebashkiakut Dako investimi para portit “Veliera” është nga më të rëndësishmit, sepse do të sjellë edhe zhvillim ekonomik, pasi është i lidhur me të gjjthë investimet e tjera të shesheve që zhvillojnë pronën përgjatë gjithë këtyre akseve. Ndërkohë, sipas Dakos, vitin e ardhshëm do të fillojë edhe një tjetër investim madhor, ai i sheshit “Drejtësia” para Muzeut të Dëshmorëve. Mëdyshjeve nëse ishin më prioritare investime të tjera infrastrukturore dhe sociale, si për Kanalin e Ujrave të Larta, për pastrimin e diferencuar, për disa shkolla e çerdhe apo qendra shëndetësore e të tilla si këto u është dhënë një përgjigje e qartë: radhën e ka “Veliera”! Vetë Qeveria e ka mbështetur këtë vizion të guximshëm të Bashkisë duke e financuar projektin e velierës me rreth 6 milion dollarë.