Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, e përfaqësuar nga presidenti i saj z. Alban Isteri dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Chieti-Pescara u nënshkrua të Premten 4 Qershor në Pescara Itali.

Një nënshkrim i rëndësishëm që i hap rrugë implementimit të një serie iniciativash midis dy vendeve që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimin brenda Makro Rajonit Adriatiko Jonian dhe në lidhje me sektorët e konsideruar strategjikë për politikën EUSAIR: dixhitalizim, infrastrukturë, ekonomia e gjelbër, agro-ushqimi dhe peshkimi, industria prodhuese, zejtaria, turizmi etj.

Top

You Might Be Also Interested In: