Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në eventin: Adriatic Start- up School

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në eventin: Adriatic Start- up School
Njoftime

Me datë 26-27 Qershor 2019, Kryetari i Dhomës Z. Alban Isteri dhe Sekretaria e Dhomës Znj. Brizida Hoxha morën pjesë në takimin e organizuar ngaFondacioni Marche dhe Ecapital Culture-Adriatic Start-up School i cili u zhvillua në Ancona- Itali.

Forumi AIC dhe Dhoma e Tregtisë e Rajonit Marche kanë bashkëpunuar që nga fillimi në projektin Ecapital Culture- Adriatic Start up School, e cila është dizenjuar dhe promovuar nga Fondazioni Marche.

Në fokus të këtij eventi ishte inkurajimi i krijimit e bizneseve të reja në fushën e industrisë së kulturës me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore të makrorajonit Adriatiko-Jonian. Rajoni Adriatik-Jon ka potencial të madh për të zhvilluar biznese konkurruese dhe inovative krijuese dhe kulturore.

Gjithashtu, u promovua modeli i shkollës së biznesit që funksionon prej disa vitesh në Ancona,  Adriatic Start-up School. Në këtë event u bënë prezantime të shkurtra të ideve të biznesit nga studentët, të rinjtë të ardhur nga makrorajoni Adriatiko- Jonian, përfshirë edhe të rinjtë shqiptarë që kishin ndjekur këtë shkollë. U paraqitën praktikat më të mira dhe historitë e tyre të suksesit të bizneseve që ato kishin ngritur në vendet e tyre.

Megjithatë, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira dhe promovuar trashëgiminë kulturore bazuar në sipërmarrjen e re, një përfshirje më e madhe e aktorëve të zonës Adriatik dhe Jon është e nevojshme. Kjo ishte mundësi mjaft e mirë për të diskutuar dhe ndarë mënyrat e bashkëpunimit të Forumit AIC dhe Dhomave të Tregtisë të rrjetit të saj, duke filluar nga anëtarët e Bordit Drejtues, me përfshirjen e aktorëve lokalë të secilit territor.