Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit Adriatiko-Jonian

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës merr pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit Adriatiko-Jonian
Njoftime

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës duke qenë në Bordin Drejtues të Forumit AIC vazhdon të përfaqësojë në mënyrë aktive Shqipërinë në Forumin e Dhomave të Tregtisë të Adriatikut dhe Jonit. Në këtë Forum marin pjesë gati 40 Dhoma Tregtie nga tetë vende të pellgut të Adriatikut dhe Jonit, si: Italia, Sllovenia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia. Është e qartë, që ky instrument i integrimit rajonal, duhet promovuar dhe shfrytëzuar më mirë nga bizneset e makrorajonit Adriatik-Jon, për informim, ngritje partneritetesh dhe integrimin rajonal dhe atë europian.

Me datë 27 Qershor 2019, Kryetari i Dhomës Z. Alban Isteri mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit Adriatiko-Jonian, e cila u zhvillua në Ancona- Itali.

Në këtë mbledhje u diskutua mbi çështje të ndryshme si propozimi i disa ndryshime statutore, aprovimi i kërkesës së Dhomës së Tregtisë së Serbisë për të qenë anëtare e Forumit. Gjithashtu u aprovua organizimi i Kongresit të XI të Sipërmarrjes Femërore me datë 17-19 Tetor 2019, në Arta-Greqi, si dhe u diskutua mbi projekte të përbashkëta bashkëpunimi në kuadër të Forumit AIC.