Njoftim për Vend Pune – Asistent/e për Projekte Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës shpall vakancë për pozitat Asistent/e për Projekte. Kjo është mundësi e shkëlqyer për studentët ose ata që janë në përfundim të studimeve dhe duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e menaxhimit të projekteve dhe protokollit të Dhomës.

Përgjegjësitëkryesore:

  • Asistencë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të Dhomës.
  • Përgatitja e dokumenteve dhe raporteve të nevojshme për projektet.
  • Pjesëmarrje në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme.
  • Komunikim me palët e interesuara, si dhe mbështetje në protokollin e Dhomës.
  • Ndihmë në menaxhimin e takimeve dhe organizimin e ngjarjeve.

Kualifikimetdhekërkesat:

  • Student/e ose i diplomuar në degë të menaxhimit, ekonomi, shkenca sociale, osefushatëngjashme.
  • Njohuri bazike të menaxhimit të projekteve dhe administratës.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Gjuha e huaj: Anglishtja është një kusht i domosdoshëm. Italishtja është e preferuar.
  • Puna do të realizohet gjatë sezonit të verës, me mundësi zgjerimi në punë me kohë të plotë pas 3 muajsh, në varësi të performancës.

Kushtet e punës:

  • Angazhim për orar të plotë gjatë sezonit të verës.
  • Mundësi për kontratë afatgjatë nëse performanca është e kënaqshme.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar, dërgoni një CV nëadresën: artan.luku@ccidr.al deri më 30.06.2025.