Inspektor përgjegjës për Financën

PËRSHKRIMI I PUNËS

TITULLI I PUNËS: Inspektor përgjegjës për Financën
A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT

  • Mbajtja korrekte e kontabilitetit të Dhomës nëpërmjet:
  • Pasqyrimit të përditshëm në librat përkatës të veprimeve financiare të Dhomës
  • Kontrollit të vazhdueshëm të zbatimit korrekt të tarifave dhe kontributeve të derdhura nga antarët e Dhomës
  • Përpilimit të Bilancit vjetor të Dhomës, brenda datës 15 Mars të vitit pasardhës
  • Hartimit të Buxhetit Parashikues të Dhomës për vitin pasardhës, brenda datës 15 Shtator të vitit në vijim
  • Azhornimi i antarëve të Dhomës për ndryshimet në Paketën Fiskale nëpërmjet:
  • Koordinimit dhe marrjes së informacioneve nga Drejtoria e Shërbimeve Tregtare pranë MF
  • Përgatitjes për shpërndarje tek biznesi të informacioneve azhornuese (të paktën një herë në dy muaj)
  • Interpetimit të çështjeve fiskale me artikuj në gazetën “T&I DURRËS” (të paktën dy për çdo numër) dhe web sitin e Dhomës
  • Artikulimi i propozimeve të biznesit për çështjet fiskale nëpërmjet:
  • Mbledhjes së propozimeve të biznesit dhe sqarimit të tyre në takime të veçanta për secilin sektor
  • Artikulimit me shkrim të propozimeve për Paketën Fiskale për Biznesin e Vogël, në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm, për t’ia paraqitur Pushtetit Vendor
  • Artikulimit me shkrim të propozimeve për Paketën Fiskale për Biznesin e Madh, në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm, për t’ia paraqitur Pushtetit Qendror
  • Kontrolli i arkëtarit për mbajtjen korrekte të arkës së Dhomës sipas dokumentacionit përkatës, bazuar në Manualin e Dhomës 2006
  • Pjesëmarrja në Projektet,  në të cilat Dhoma është partnere, nëpërmjet:
  • Njohjes me përmbajtjen e projektit dhe zbërthimit të tij në aktivitete, në konsultë me Kryetarin
  • Pjesëmarrjes në planifikimin dhe organizimin e veprimtarive në kuadër të projektit
  • Pjesëmarrjes në hartimin e raporteve në kuadër të projektit
  • Roli në kuadër të projektit “iBLUE”

Aktivitetet do të fokusohen në paketat e punës WP1; WP2; WP5 dhe në detaje do të jenë:

  • Njohja e plotë e projektit me anë të studimit vetiak dhe trajnimit
  • Njohja e Planit të Komunikimit dhe zbatimi të tij për WP5
  • Njohja e Planit Operativ për Transferimin e Veprimeve të ndryshme dhe bashkëpunimi me Koordinatorin e projektit për drejtimin e stafit në zbatimin e tij
  • Përgatitja e raporteve financiare, në bashkëpunim me Koordinatorin e projektit, për t’u dorëzuar në FLC si dhe për t’u hedhur në platformën Synergie
  1. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Kryetari

B. KËRKESA CILËSORE

  • Të jetë i gatshëm të punojë në mënyrë të përshpejtuar dhe të arrijë të kryejë disa detyra njëherësh.
  • Të ketë aftësi krijuese dhe gjykim të shëndoshë dhe të pavarur
  • Të jetë fleksibël dhe komunikues me të tjerët.

C. KUALIFIKIMET MINIMALE

  • I diplomuar me arsim të lartë, me preferencë në degën Financë-Kontabilitet
  • Tre vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme

D. NJOHURITË KOMPJUTERIKE

  • Shkrim e përpunim teksti (Word)
  • Internet Explorer
  • Përpunim të dhënash e llogaritjesh (Excel, Access)
  • Prezantim programesh (Power Point)

E. ZOTËRIMI I GJUHËVE TË HUAJA

  • Gjuha angleze – nivel i lartë në shkrim dhe komunikim
  • Gjuha italiane – nivel i lartë në komunikim dhe shkrim

 

Personat e interesuar të paraqiten pranë Zyrave të Dhomës bashkë me Cv-në e tyre, brenda datës 25 Shtator 2017.
Kryetari
Andrea Xhavara

About Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës