TITULLI I PUNËS: Koordinator Projekti
A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
1. Koordinimi i Projektit iBLUE, në të cilin Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është Partner nëpërmjet:
Njohjes me përmbajtjen e projektit
Zbërthimit të projektit në paketa pune dhe aktivitete përbërëse të tyre
Koordinimit të punës ndërmjet pjestarëve të Stafit për realizimin e detyrave të projektit
Dorëzimit të raporteve narrative dhe financiare tek Partneri Lider dhe tek FLC pranë Ministrisë së Financave, në kartë, format dixhital dhe plotësimi online i tyre tek Platforma Synergie
Koordinimit të punës ndërmjet pjestarëve të Stafit për organizimin e eventeve/aktiviteteve në kuadër të projektit iBLUE
Përgatitjes së studimeve në kuadër të projektit iBLUE në bashkëpunim me Stafin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës apo me ekspertë të jashtëm
Krijimit dhe zgjerimit të rrjetit të bashkëpuntorëve, specialistë në fushat e projektit iBLUE
Pjesëmarrjes aktive në takimet me partnerët e projektit
Negocimit të marrëveshjeve të ndryshme që lidhen me zbatimin e projektit
Ngritjes së marrëdhënieve me departamentet e politikave të zhvillimit ekonomik pranë institucioneve të administrates publike në nivel rajonal dhe kombëtar
B. KËRKESA CILËSORE
Të jetë i gatshëm të punojë në mënyrë të përshpejtuar dhe të arrijë të kryejë disa detyra njëherësh.
Të ketë aftësi krijuese dhe gjykim të shëndoshë dhe të pavarur
Të jetë fleksibël dhe komunikues me të tjerët.
C. KUALIFIKIMET MINIMALE
I diplomuar me arsim të lartë, me preferencë në njërën nga degët Financë, Administrim Biznesi
Tre vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
D. NJOHURITË KOMPJUTERIKE
Përdorimi shumë i mirë i programeve Windows, Word, Excel, Power Point
Nxjerrje dhe përpunim informacioni nga Interneti
E. ZOTËRIMI I GJUHËVE TÊ HUAJA
Gjuha angleze – nivel i lartë në shkrim dhe komunikim
Aplikimet pranohen deri me daten 28.02.2017