PANAIRI NDERKOMBETAR I TURIZMIT “PLACE2GO”

PANAIRI NDERKOMBETAR I TURIZMIT “PLACE2GO”
Në kuadër të projektit “Zinxhiri i Turizmit: bashkëpunimi midis Emilia-Romagna dhe Marche me Shqipërinë, Kroacinë dhe Malin e Zi”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me një grup operatorësh turistikë lokale, antarë të ATA, si: Hotel Belleview, Harmonia Hotel Group, Hotel Leonardo, Albtours, Hotel Aragosta, Vila Belvedere, Shkodra Travel mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit“PLACE2GO” që u zhvillua me 15-17 Mars 2013, në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë panair ishin pjesmarrës 18 vende .Grupi shqiptar pati mundesinë e promovimit në përgjithësi të  Shqipërisë si destinacion turistik dhe në vecanti  rajonit të Durrësit, në një stendë të përbashkët me partnerët e tjerë të projektit  Italinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Në optikën e ndarjes së eksperiencave, nisjes së bashkëpunimeve, promovimit të territoreve u zhvilluan takime bilaterale, një prezantim gastronomie nga shefat e guzhinës të shkollës Serramazoni, si dhe një seminar i përbashkët i operatorëve turistikë ballkanas me dhjetë operatore emiljano-markexhianë. Në konferencën për shtyp, Z. Xhavara e vlerësoi këtë aktivitet si një nga praktikat më të mira për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, me synim integrimin europian.

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin

About Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës