QENDRIME TE DHOMES
(Pro dhe kundra)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ndjek me vëmendje të gjitha ligjet dhe udhezimet e Qeverisë ne kuadër të Reformës Ekonomike, ne këndvështrimin e lirisë, heqjes së pengesave dhe lehtësimit te barrës fiskale për biznesin.
Prandaj, Dhoma është pro dhe konsideron mjaft pozitive :
- Dialogun me Qeverinë Qëndrore dhe atë Vendore për hartimin e kuadrit ligjor e rregullues me ndikim mbi biznesin, vetem sipas skemës: Informim–dialog konstruktiv–optimum konsensusesh
- Përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit dhe me sportele ne te gjithe vendin të QKR dhe QKL
- Amnistinë për legalizimin e aktiveve të krijuara nga bizneset deri më sot
- Ligjin e koncesioneve dhe krijimin e zonave ekonomike
- Privatizimin e shërbimeve publike, si energjia, me kusht qe të mundësohet pjesmarrja me kapitale e biznesit vendas
- Zhvillimet ekonomike te afërme në Durrësin Verior me Parkun Industrial, Parkun Energjitik, Terminalin e hidrokarbureve dhe depozitat e tyre, Portin e Ri, duke mbështetur vetëm investimet me nje peshë specifike jo të lartë dhe plotësisht ”miqesore” me ambientin.
- Aplikimin e takses se sheshte, si nje nder nivelet me te ulta te taksimit ne bote
- Nisjen e Reformës për Sigurimet shoqërore e shëndetsore, e cila duhet të përfshijë të gjithë popullsinë e vendit, në qytet apo fshat
Por, Dhoma është kundër, sepse i konsideron me efekt negativ për biznesin:
- Ngritjen e taksave për biznesin në çfarëdo mënyre, direkte apo indirekte
- Aplikimin e çmimeve te referencës për zhdoganimin e mallrave, e çmimeve të paracaktuara për mallrat dhe furnizimet ne sektorin e ndërtimit, si dhe paracaktimin e pagave të stafit drejtues apo punonjës të një biznesi
- Ligjin mbi dënimin penal të administratorit te një biznesi, për shkak te mos rregjistrimit te një punonjësi
- Përdorimin si detyruese te skemës së llogaritjes së fitimit mesatar
- Ndalimin diskriminues të biznesit te vogël në Durrës dhe Tiranë për të importuar direkt
- Ngarkimin e biznesit me tarifa më të larta për sherbimet publike vetëm sipas parimit ”te pasurit paguajne me shume”, ne vend te pageses sipas masës së perfitimit nga ato shërbime, e të tilla si këto.
Ne kushtet aktuale të cfaqjes së vështirësive për ekonominë, Dhoma do t’i sugjeronte Qeverise edhe :
- Rikthimin tek biznesi e një pjese të taksave të mbledhura prej tij, në formën e asistences teknike, me synim rritjen e aftësisë konkuruese të tyre në tregun ndërkombëtar
- Rritjen e konsiderueshme të granteve për eksportuesit shqiptarë
- Krijimin e fondeve te garancisë për mbulimin e kolateraleve të kredive për bizneset fillestare
- Krijimin pranë bankave të fondeve për kredi të buta për bizneset prodhuese, krijuese të një numri të konsiderueshem vendesh pune apo për bizneset ekologjike, e të tilla si këto.
- Krijimin pranë Dhomave të one-stop-shop, me sportele të vecanta për rregjistrimin, liçensimin (me synim kryesor hyrjen sa më shpejt në treg dhe daljen prej tij të operatoreve ekonomike si dhe lehtesimin e jetës shoqërore të tyre) dhe kualifikimin e biznesit
Të gjitha çështjet e cituara më lart do të jenë pjesë e lobbingut të vazhdueshëm të Dhomës edhe për vitin 2011.