Takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj

Takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj
Njoftime

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Durres, e perfaqesuar nga z. Alban Isteri mori pjese ne takimin e zhvilluar ne 25 Shtator me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ku të pranishëm ishin drejtuesit e Dhomave në 12 qarqet e vendit si dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave, znj. Ines Mucostepa. Gjatë këtij takimi u dakordësua për krijimin e një platforme komunikimi të strukturuar me Dhomat e Tregtisë, e cila do të konsistojë në takime periodike, me qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e mendimeve apo propozimeve për çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik në sektorë të caktuar dhe në rajone të ndryshme të vendit, në nxitjen e punësimit dhe arsimit profesional, si dhe në potencialet për zhvillimin ekonomik në të ardhmen. Kryetari i Dhomes z. Alban Isteri propozoi diskutimin e temave qe mund te trajtohen ne tryezat e perbashketa ne Ministrine e Financave dhe Ekonomise si: 1. Ligji i Dhomave te Tregtise2. Ligji per Fiskalizimin3. Diskutime mbi temen e orientimit te zhvillimit ekonomik4. Diskutime mbi temen e formimit profesional dhe nxitjes se punesimi Gjatë takimit u soll në vëmendje edhe solidarizimi me banorët, familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti i ndodhur pak ditë më parë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës eshte angazhuar duke raportuar tek strukturat perkatese per demet qe kane patur bizneset e Durresit.